– FAKULTETIN E EKONOMISË AGRARE E BËNË TË VEÇANTË ,
JO VETËM TRADITA E DASHURISË SË PROFESIONIT TË LAPSIT,
POR EDHE ZHVILLIMI E TRANSFORMIMI I TIJ DINAMIK NË
FAKULTETIN E EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT.
NJË PROCES DINAMIK NË REFORMIMET STRUKTURORE TË
UNIVERSITETIT BUJQËSOR NËPËR VITE DHE DEKADA….
…………………….NGA SPASSE THANASI
Në historinë e Universitetit Bujqësor me ngjarje historike plot kuriozitete dhe kujtime “me kohë brezash”,veçojmë ekonomistë me ndjenjë në kuptimin e jetës. Një brez ekonomistësh Plani dhe Finance u përgatit për të ardhmen e vendit, që i rezistuan zhvillimeve të shoqerisë shqiptare në mënyrë profesionale me
plot përkushtim e dashuri për Shqipërinë e bukur.
Në breza studentësh të Ekonomikut dallojmë profesionistë të shquar, me kontribute vitale në zhvillimin ekonomik të vendit. Universiteti Bujqësor i ka dhënë kuadro profesionistë gjithë sektorëve të Ekonomisë , duke dalluar jo vetëm si njerëz të përkushtuar , por edhe si studjues dhe kërkues shkencor në fushën e ekonomisë kombëtare.
Në librin tonë universitar për 75 vjetorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sjellim disa personalitete të ekonomisë që kryesojnë listën e studentëve, që mbeten krenaria e Universitetit Bujqësor ndër breza ekonomistësh .

1. RIDVAN BODE, ka përfunduar studimet e larta për degën Financë në Fakultetin e Ekonomisë Agrare të UBT-së në vitin 1983. Ndërsa studimet e thelluara pasuniversitare i ka kryer në Montpellier të Francës në periudhën 1992 – 1995 dhe fitoi gradën shkencore “Master Of Science” në opsionin kërkimor-shkencor me vlerësimin “Cum Maxima Laude” me titullin “Mjeshtër kërkimor-shkencor në Ekonomi”.
I takon një brezi ekonomistësh me integritet profesional në fushën e Ekonomisë. Pas studimeve në Universitet punoi si llogaritar në Orenjë të Librazhdit dhe në periudhën 1985 – 1990 si Shef i Degës së Financës në KTL-në e Përrenjasit.
Në periudhën 1995 – 1996 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave në Ministrinë e Financave. Për një kohë të gjatë ka shërbyer si Ministër i Financave të Republikës së Shqipërisë gjatë periudhave 1996 – 1997 ; 2005 – 2009; 2009 – 2013. Gjatë kësaj kohe ka qënë edhe si Guvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Grupit të Bankës Botërore.
Gjatë karrierës së tij ka qënë lektor i lëndës “Analizë Financiare” në Universitetin Bujqësor për periudhën 1991 – 1995.
Dr. Ridvan Bode ka qënë deputet i Parlamentit Shqiptar nga viti 1996 – 2017
Prej Dhjetorit 2018 është anëtar i Këshillit Mbykqyrës të Bankës së Shqipërisë ( BSH )
Porta e auditorit të Ekonomikut Bujqësor u bë hapësira e madhe e dijeve, e arritjeve dhe e përkushtimeve në ekonominë e vendit !.

2- ARDIAN CIVICI, një student, pedagog dhe studjues i shquar i Universitetit Bujqësor dhe i Institucioneve të Ekonomisë së Vendit tonë.
Adrian Civici, doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993). Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor”në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare(1992 – 1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996 – 2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998 – 2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001 – 2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002 – 2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006 – 2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005 – 2014).
Anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali.
Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj. Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli “Kalorës i palmës së artë akademike
Aktualisht është Rektor i Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”
Në shkallë vendi shquhet si një analist i vecantë i ekonomisë shqiptare dhe një publicistë me zë profesional të fuqishëm me librat e botuara për Ekonominë dhe Biznesin.

2. GJOK ULDEDAJ, ekonomist – administrator i suksesëshëm dhe Investitor me përvojë profesionale në arsimin shqiptar.

Gjokë Uldedaj u lind në Velipojë të Shkodrës më 1959. Shkollimin 8-vjecar dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Arsimin e lartë e përfundoi në Fakultetin e Ekonomisë Agrare të ILB-se ( Sot Universiteti Bujqësor i Tiranës).
Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera, filloi punë si asistent -pedagog po në këtë Fakultet me studentët e Ekonomikut.
Me kalimin e viteve pedagogu Gjokë Uldedaj ngjiti shkallët e karrierës profesionale dhe akademike me kualifikimet përkatë se:Nga MSC për Financë, në“Doktor për shkencat ekonomike” dhe në vitin 2003 morri titullin akademik“Profesor i Asociuar”.
Ndër detyrat më të rëndësishme profesionale ai ka kryer :
1. Përgjegjës Departamenti
2. Drejtor i Institutit për Studime Rurale dhe Agrobiznesi.
3. Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë .
4. Si bizmesmen i suksesëshëm në periudhën 2006 – 2009 zgjidhet Kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë Aktualisht është Zëvendëskryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë si edhe Anëtar i Forumit Ekonomik Mbareshqiptar dhe Kryetar i Bordit të Dhomave të Tregëtisë dhe Shoqatave të Biznesit të këtij Forumi.
5. Në legjislaturën 2009 – 2013 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë . Vijon të jetë “President i Qendrës për Dialogë BIZNES – PARLAMENT”.
6. Në historinë e re të Institutit “QIRIAZI” Prof.Dr. Gjokë Uldedaj luajti rolin kryesor në aktin e shpëtimit të Institutit Kyrias dhe hyn në “TRINIA THEMEL-VËNËSE të Kyrias krahas Kristo Dakos; Sevasti Qiriazi -Dako dhe Aleksandër dhe Robert Dako.( Libri ” Mosha e Artë e një Universiteti”(2022) nga Gjovalin Gjeloshi).
Është autor dhe bashkëautor i 3 librave të nivelit universitar dhe pasuniversitar si edhe i shumë artikujve brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2009, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi Dekoratën e Lartë “Për Merita të Vecanta Civile”
Siç citon Gjovalin Gjeloshi në 100 vjetorin e hapjes se Institutit “Qiriazi” në Tiranë :” Gjokë Uldedaj është Bizmesmeni që nuk harroi librat!”.
3. BEHAR MALAJ, ekonomist finance – studjues shkencor dhe ndërtues i madh në Metropolin shqiptar.

Si ish-student ekselent, Behar Male është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë &Agrobiznesit në Universitetin Bujqë sor të Tiranës. Me mbresat e bukura nga ai Fakultet, ai investoi më shumë nga vetja për identitetin profesional të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë , dhe kjo meritë e rendit atë në reshtin e njerëzve human, me sedër punë e zhvillimi.
Për vlerat e çmuara njerëzore dhe kontributin e vazhdueshëm në Universitet, në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, Universiteti Bujqësor i Tiranës e ka vlerësuar atë me Titullin e lartë :”Doctor Honoris Causa” në vitin 2024.
Ndjeshmëria e tij profesionale dhe akademike për përmirë simin e infrastrukturës mësimore në UBT, kanë lënë gjurmë tek çdo student e staf akademik. Një nga sallat e leksioneve në Fakultetin e Ekonomisë &Agrobiznesit mban emrin e tij në shenjë nderimi e respekti për kontributin e rinovimit të pamjes së ambjenteve me emrin : ” Salla e Leksioneve Behar Male”.
4. Ekonomist Plani – administrator Biznesi – Piktor i talentuar në stilin e “Van Gogut” të famshëm, si një artist i vërtetë !….

Është folur pak për të si student ekselent, por nuk janë kursyer fjalët në gazetën “Studenti i Bujqësisë”për pikturat dhe ekspozitën e tij të parë para studentëve në Pallatin e Kulturës së ILB-së në vitin 1984. Ai mori emocione të fuqishme nga këto ndjesi studentore dhe guxoi të marrë një “rrugëtim të rrallë “ për jetën në fushën e artit, por edhe të Biznesit me Firmën e tij” PRO- GIPS Alles KNAUF” duke aplikuar projekte në punime dekorative, në fasada termike, në termo- audio izolime etj. Nuk është e rastit që profesioni dhe talenti i pikturës të “gatuhen” tek ai si një “magji” tërheqëse në shpirtë. Me aftësitë profesionale arriti edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, përvojë dhe eksperiencë që i hapi një vizion të ri në punë dhe një dritare reale në artin e të bukurës.Huzriu arriti të kaloj nga sasia në cilësi, nga ambicja në produktivitet, nga ideja dhe fantazia në imazhet kreative të ndjenjave artistike.Në Tiranën e zhurmshme të zhvillimit, ai është talenti i heshtur që “sfidon” vitet dhe përvojat profesionale e artistike në stil të vecantë.Me të drejtë gazeta“Nacional” nga Dr. Mujo Bucpapaj i është kushtuar një faqe speciale portretit të tij kreativ në historinë e pikturës dhe vizatimit të plumbtë larg skematizmit ideologjik,duke përqafuar lirinë e talentit dhe formimit artistik.

5. FRAN BRAHIMI, ekonomist finance – drejtues i financave publike në Pushtetin Vendor – ekspert me përvojën më të gjatë në Ministrinë e Financave dhe pedagog në UBT dhe UT me CV më të plotësuar me standartet bashkëkohore.

Me përvojën e viteve në “hapin e auditorit”, Fran Brahimi ka dosjen më cilësore që ka vlerësuar Departamenti i Financës. Së fundi ka marrë Titullin “Profesor Doktor” nga UT-ja pas titullit “Profesot i Asociuar” në vitin 2013. Si pedagog në UBT, vazhdon të zhvilloj lëndët: “Drejtim Financiar”, “Taksim” dhe “Financat Publike” në kurset e treta dhe Master si edhe në Universitetin e Tiranës në “Master Shkencor” të studentëve të sapodiplomuar. Ndërsa në Ministrinë e Financave, angazhimi i tij kryesor është reformimi i menaxhimit financiar të Financave Publike Vendore, sipas projekteve të miratuara. “Sfidë” tjetër është “Dixhitalizimi i Operacioneve të Financave Publike” të shtetit shqiptar. Për punën studimore dhe të kërkimit shkencor në fushën e financave, Fran Brahimi shquhet për pjesë- marrje intensive në Konferenca Ndërkombëtare dhe publikimin e artikujve shkencorë për Financat Publike në disa vende Evropiane.
1- Në Vjen “Për dixhitalizimin fiskal” me një referat për problematikat e vecanta të vendit tonë .
2- Në Burgas të Bullgarisë ” Për menaxhimin e financave publike në Shqipëri”.
3- Botimi i disa artikujve shkencorë në Revistat “USEAS”(SHBA), “FINANCE ENTAKAUNTIN“(Angli), “EKONOMIA DHE BIZNESI” ( UBT ) etj.
Kjo renditje e suksesëshme e këtij profesionisti në fushën e Financave Publike në vendin tonë, është krenari për Universitetin Bujqësor dhe për tërë armatën e ekonomistëve dhe studentëve të tjerë në degë të tjera prioritare të ekonomisë në vendin tonë.
6. ËNGJËLL SKRELI, ekonomist – studjues shkencor – pedagog akademik në Universitetin Bujqësor.
Prof. Dr. Engjell Skreli është Profesor në Ekonomi Bujqësore Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Karriera e Arsimimit :
1. Aktualisht: Profesor i Rregullt, Universiteti Bujqësor i Tiranës
2006 – 2016:
2. Profesor i Asociuar, Universiteti Bujqësor i Tiranës 1996 – 1999:
3. Doktoraturë në Ekonomi Bujqësore, Universiteti Bujqësor i Tiranës
1992 – 1994:
4. Master i Shkencave, Instituti Agronomik Mesdhetar i Montpellier,
Francë 1980 – 1984:
5. Diplomë Bachelor në Ekonomi Bujqësore, Kolegji i Ekonomisë Bujqësore, Tiranë, Shqipëri Shërbim në Organizata Profesionale Që nga viti 2013 :
6. Drejtor Ekzekutiv , Instituti për Studime Ekonomike dhe Transferim
Njohurish 2018 – 2020:
7. Zëvendëskryetar i Këshillit të Statistikave të Shqipërisë 2005 – 2006: 8. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit 2002 – 2007:
9. Drejtor Ekzekutiv, Instituti Shqiptar për Politika Publike 1999 – 2002: 10.Zëvendësministër, Ministria e Ekonomisë 2000 – 2002
11. Numri total i botimeve: 40 shkrime, artikuj shkencor e literaturë
mësimore për studentët.
I veçantë është libri universitar për studentët ” Politikat e Bujqësisë dhe Ushqimit”.
Më ka rënë rasti mua që me Ëngjell Skrelin të jemi nxënës në shkollën e mesme ekonomike “Kristo Isak” Berat dhe studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në të 12 vitet e studimit ka dalë me“Medalje Ari”. Si tani e kujtoj atë djalë të thjeshtë nga Gjirokastra kur doli para shkollës “Kristo Isak” me “Medaljen e Arit” në maturë. Dhe për këtë ai kishte të drejtë të zgjidhte shkollën e lartë që donte të vazhdonte, por ai me modesti zgjodhi Institutin e Lartë Bujqësor në Kodër – Kamëz për ekonomist finance ku dhe shkëlqeu më i miri.
7. DALI ORESHKA, Dibër

MES SFIDAVE TË SHKOLLËS, PUNËS DHE JETËS.
Si shumë dibranë të tjërë, Daliu ka qënë student i shkëlqyer në Fakultetin e Ekonomisë Agrare dhe përfundoi studimet e larta me rezultate të larta, duke u formuar si një ekonomist i mirëfilltë në fushën e bujqësisë. Pas studimeve u kthye në Dibër dhe stacioni i parë i punësimit u bë Fushë Cidhna ku provoi për 4 vjet kooperativat e dikurshme dhe jetoi një sistem me të mirat dhe të këqiat, por gjithmonë duke asimiluar vlerën e mirë e të vlefshme edhe për sot.
Gjithmonë njeri fjalëpak e punëshumë. Mësoi mirë gjuhën anglisht dhe u përfshi me guxim profesional në Shoqata e Fondacione të huaja që ndërmorën aktivitete financiare në Shqipëri. Qendrueshmëria më e madhe e tij është në programin “SARED” që startoi në Shqipëri, por edhe në Dibër, me të cilin ai u bë mik i madh i fermerëve të Dibrës.. Fshati i tij Rabdishtë është shpallur në listën e 100 fshatrave turistike në fushën e Turizmit. Shuma e përfituar nga fermerët e Qarkut të Dibrës shon në 1 milard lekë ose 800 mijë Euro duke u shtrirë në makineri e pajisje bujqësorë, në blloqe të reja frutore e deri në turizëm me përvoja dhe eksperienca të ndryshme.
Si një ekonomist finance origjinal, pa asnjë deformim në fushën e zbatimit të legjislacionit, Dali Horeshka jep shembullin e një profesionisti mbi baza unike plot vlera për vendin i “gatuar” si i tillë në vrullin e punës dhe jetës së thjeshtë njerëzore pa “gërmuar” në thasët e korupsionit. Krenari për Universitetin Bujqësor që e përgatiti dhe specializoi si kuadër të devotshëm, krenari për njerëzit e vendlindjes dhe fermerët e Dibrës që kanë mes tyre një “ekonomist të shëndetshëm” në programet zhvilluese të vendit për forcimin e dekokracisë dhe rritjes e mirëqënies së jetës. Guximi, ndjeshmëria dhe shpresa plot optimizëm nuk janë ideale abstrakte për të. Ai mat veten me standartet më të përparuara dhe në “mantelin e shërbimit publik” është sfida udhëzuese dhe misioni me premtim të mbajtur.
Në këtë përvjetor jubilar të Universitetit Bujqësor të Tiranës ai përshëndet nga Dibra fisnike, duke qënë me mendje dhe zemër në rrugicat dhe auditoret e Universitetit me urimin: “Qofsh gjigand, Universiteti im!”.