I dehuri…!Vangjel Pellumbi

I dehuri…!
Dua të pi sonte,të dehem,
Që dufin t’ia nxjer ditës,
Që unë me pijen të jem solem,
Nëpër errësirën e natës.


Qoshe më qoshe shkoj,
Nga më çojnë këmbët.
E prapë,faqoren e ndëshkoj,
Duke pirë,që humb rrugën.


I dehur,drejtohem për në shtëpi,
Se këmbët nuk po i komandoj,
Po prapë,pranë portës rri.
Mbështetur kolonës,rrugën vështroj.


Derën e hapën,më ftuan brenda
I dehur si isha,atë përqafova,
Më mbajti për krahu,atë e deha,
Nga frymarja ime,u deh muzgu,shtëpia.


Vazhdoja të thrisja:- dua të pi!
Po nuk shikoja,se në tjetër shtëpi isha.
Vetëm kur më folën,m’thanë rri.
Kuptova se isha i dehur dhe s’ika.


Dhe desha mbrëmjen ta dehja!
Me gotën e rakisë përpara.
Pija,me sy të squqyra shikoja .
Se këmbët s’më mbanin fare më.


U shtriva,siç isha në divan,
E humba në gjumin e dehjes,
Nuk ndjeva asgjë,kur më flisnin,
Se dufin e ditës e kisha nxjerë nga pas.


I deha të gjithë me frymën time,
Mbi divan i shtrirë,si gjumë vdekje.
Nxora dufin ditës,dëmtova jetën
Ah,pije humba,kontollin e vetes.
I dehuri bën çdo gjë,pa kontroll
…i dehuri…!
…..V Pëllumbi.autori
15/05/2026 Artë.Greqi.