“Panoramë”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

“Panoramë”

Nuk shitet sovraniteti
As nga mali, as nga deti
Por këta sdromsat medemek
Ndryshe s’dijnë me ndejt pushtet.

Shesin troje për dy lek
Fal Sazan, e fal Zvërnec
Në TV e nxjerr surratin
S’e përmend njëherë Filatin.

S’e përmendin Çamërinë
As ligj lufte me Greqinë
Edhe bën ky demagog
Madje si politolog.

Edhe bëjnë si patriotik
Sdromsat parapolitik
Dhe vazhdojnë çdo ditë programin
Duke shtrirë kabllogramin.

Duke vjellur me “lezet”
Fusha, troje në bregdet
Për të bërë disa panele
Shesin tokë për “karamele”.

Gjasme energji diellore
Këta bundra, këta gore
E ku po pyesin për bujqësinë
Këta që punojnë për Serbinë?!

Importim mallrash t’skadume
Deri gra ka t’impkikume
Bundra, buçe edhe gore
Flasin për “sisteme ligjore”?!

Këpucët e kuqe, buzët e kuqe
Këta qënje kanë shumë huqe
Flokët, biond artificiale
Dalin në panele speciale.

Kanë mision, në T.V dalin
Fake news dhe ç’thurrin moralin
Edhe bëjnë “modernistin”
Duke folur për Parisin?!

Kontingjenti frankofonë
Paga të larta, pozicion
Duke dalë në televizion
Bën të zgjuarin, dhe dikton?!

Këta besëprerë dhe qerrata
Janë të gjithë tralala.

Ç’janë ata, tashmë e pamë
Po ju ç’jeni o mjeranë?
Ju ka ngel pak gjak shqiptari
A harruat çfarë tha i pari?!

©Dritan Mardodaj