Në prag të kopshtit e priti Prillin pjeshka I hodhi mbi krye një grusht petalësh rozë Dhe zëri i gjelit sot në mëngjes Ishte më i ëmbël,më melodioz
Edhe hëna doli sonte më e bukur Fosforente e tëra,si një sy magjik Lugina veshi edhe ajo një fustan me lule Kërcenin fluturat e lumi u bënte muzikë
Edhe mali hoqi gunën e tij të hirtë Një jelek jeshil veshi me penj qendisur Dritaret e fshatit u bënë më të gjera E ftoi në oborr edhe trendafili i stolisur
I zgjati dorën edhe mikja ime sybukura Në dorë t'i lidh një byzylyk prilli Pak aromë i kërkoi për gushën e bardhë Ta bëj principeshë të kaltër...si qielli
ZBRAZËTI
Eci në këtë natë Mbi pllakat katrore të zeza shkel Dridhet heshtja Dhe hijet e pemëve Fshihen të trëmbura
Diku në një qoshe të qiellit Ca yje bisedojnë me zë të ulët Hëna i sheh infiferente Dhe nënqesh nën buzët e verdha
Mendimet ndjejnë normica Në cingërimën e shurdhët Vertiten,hallakaten Me marrjen mendsh
Natë... Heshtje e trembur... Hije që levizin si hije Mendime të zbathura që ndjejnë ftohtë Indiferente.. Pa busullë Me Yllin Polar që u fsheh E zbrazëtia..... Flet me vete
PËR TY -Në vend të një urimi-
Për ty po i lutem Marsit Të të mbaj si mbretërëshë Me fllade të të kreh çdo mengjes Të përkedhel sytë e bukur Ti...vetëm buzëqesh
Për ty po i lutem qiellit Të të zbresë një yllësi të terë Të puth si i marrë gjer në dhimbje Të peshpëris....të peshpëris Ti...mbetsh pranverë
FLUTURË BËHEM...
Oksigjenin e frymëmarrjes sime Ma vjedh vetmia Veshur me një tirk të zi Me ca sy të zgurdulluar Si një hienë e frikshme Që mbi krye më rri
Pse ma urren dritën E perdet e shpirtit M’i mbyll me lajka?
Dua ...sa dua Dorën që fshehur mbjell natën errësirën T’ia thaj në rrenjë T’i puth dorën Dritës magjike të agut në mengjës
Përpilitem i mbytur në terrin e kësaj nate Bëlbëzoj... Pak dritë...pak dritë...
Më zihet fryma... Me neveri shtyj me berryla muzgun Si një çarçaf të ndotur Puthit buzët te xhami i dritarës Dhe dritën e hënës dhe të yjeve kërkoj
Hëna bëhet Krisht Me dritën e shenjtë mbi supe Me suitën e yjeve nga pas
U ringjall Krishti? Dorën zgjas të prek dritën e shenjtë..
Fluturë bëhem E vertitem rreth dritës
SA AFËR....SA LARG
Kaq afër Ylli Polar Zgjatesha ta kapja me dorë Në një natë maji Me vellon pranveror
Kaq afër hëna Doja që ta puthja shumë Të flinim bashkë Të luanim në gjumë
Kaq afër yjet Me gaz më merrnin në valle Në Mbretërinë Blu Si të dehur fare
Kaq afër qielli Shtëpi kukull plot me magji Kukafshëhti luaja Me Pitër Planin,fëmi
Tani sa larg Mister,në të pafundmin gjithësi Një grimcë meteori Leviz prapë tek ti Me flatra të prera Me Pitër Panin, kapistër i lirë Tani kam NASA-n Udhëtoj në hapësirë
Kaq afër ju kisha Sot një enigmë, kaq larg Ju kërkoj si fëmijë Nuk gjej atë prag