
Gëzim Llojdia
Udhpërshkrim me Naimin në të fshehtat e Perëndisë dhe krejt universit shpirtëror
1.
Rri sonte me Naimin në kryegjyshatë, në atë vend ku shiu, si një bekim i natyrës. mbulon piedestalin e poetit.Po, aty ku çdo pikë shi,do të thotë një shenjë dashurie për atdhenë.Zemra ime dridhet, si një flamur që valëvitet nga poezia naimjane.Ku çdo varg është një melodi,që sërish ngre nga dheu shpirtin e poetit.Reshat Bardhi,në vitin 2000 më tregoi me përulësi: “Varri i Naimit, ishte aty midis tyrbeve.Dhe aty, për sa kohë qëndroi në heshtjen e përjetshme.Po mund të dëgjoje vetëm hapat e poetit, që lëvizin nëpër ëndrrat e tij.Ndërsa shpirtin e kishte kthyer përherë në univers.Këtu, në këtë tokë, Naimi banoi për shumë vite.Nuk ishte vetëm strehë e fundit, por një strehë shpirtërash të lidhur ngushtë me emrin e tij, që frymonin poezi dhe sakrificë për atdhenë. Megjithatë, ai nuk erdhi këtu rastësisht.Më parë kishte jetuar në një tjetër vend.I shpërngulën rregjimtarët.Dhe e dërguan,larg nga ajo që quhej :”shtëpia e tij”.E dërguan një mes të lulishtes dhe ajrit të kryeqëndrës.
2.
Në thirrjen time e ndjej thellë jo vetëm si një njeri.
…”Naim, nuk të gjeta nëpër sheshe .
Të kërkova aty ku shpirtin e mbajti poezia dhe tradita.Ti, ylli i poetëve shqiptarë.Shpirtin e kishe të lidhur me rrugët e kësaj toke, me çdo gur, çdo degë, çdo frymë të saj.”
…Ai kthehej nga Janina për t’i dhënë frymë natyrës,dhe maleve, me ëndrrën, që do të jetonte një jetë të përjetshme.Si një poet, që thurrë poezi dhe shenjtëri mbi fushat e tij.Mbi male dhe fusha, dielli perëndonte, dhe Naimi, si një shenjë e gdhendur në gur e ndiente dhembjen dhe lirinë njëkohësisht.Dhe në Frashërin e tij, atje ku zogjtë mbushin shtëpitë me energji të re.Ai voziste, me zemrën e tij të ndritshme, që kërkonte dhe përcillte dritën e dijes dhe dashurisë për popullin.E imagjinoj.Përtej maleve në Frashër,zogjtë që cicërojnë përmbi gjethe.Atje, duke ëndërruar,një tjetër poezi lindi mes vargjeve të papërshkrueshme.
Ndërsa vjeshta i sjellte trishtimin e verës.Naimi, si një yll që nuk digjet kurrë. Udhëtonte nëpër rrugët,që shtriheshin nën hënën.Në vjeshtë me trishtimin e verës, rrugëtonte në rrugën e rikthimit në Janinë Të ngarkuara me kujtime të bukura dhe trishtim të ëmbël.Tek buza e Vjosës,duke ëndërruar,për verimin në korije zogjtë me gjethurina e ndërtonin qefinin..
3.
…Zot i madh dhe i vërtetë.E vërteta është vetë Zoti.Ajo që është e vërtetë ka në vetvete dritën,mirësinë,urtësinë.Këto janë forcat, që udhëhoqën Naimin në çdo hap të jetës.Por dhe duke i dhënë shpjegim çdo misteri të natyrës dhe të shpirtit njerëzor.Naim Frashëri nuk shkruante thjesht vargje.Ai përkundrazi shkruante poezi, që lindnin nga ndjenja e thellë e besimit.Që s’është asgjë tjetër veçse një formë dashurie për njeriun dhe Zotin.Përballë nektarit të hënës,që ndriçon e heshtur mbi botën.
Naimi ka vendosur sermin e fjalëve të tij.I thjeshtë, por i fuqishëm,ai i thurrë vargjet me dashuri.Dhe kur zbulon misterin e tyre kupton , që përbashkëta e gjithë këtij shndërrimi të fjalëve.
Ky dritëshkëlqim,janë tre virtyte njerëzore,të cilat vazhdojnë të ruajnë xixëllimin e parë,pavarësisht se sa vite kalojnë.Naimi i besoi përjetësisë së këtyre virtyteve dhe përherë, ato janë nderuar e do të nderohen nga çdo brezim.
E Vërteta.E vërteta për Naimin ishte diçka më e thellë se një thjeshtësi logjike. Ishte shpirtërorja, që shëronte dhe ngjallte njeriun.Ky besim,që shëron me fjalët e Zotit, ishte një e vërtetë. Që kishte kaluar çdo provë të kohës. E vërteta, për të ishte një forcë, që e mban njeriun të drejtpërdrejtë në botën e tij shpirtërore dhe mendore.Në këtë kuptim,përshkruhej si një rrugë e drejtë e mbushur me të vërtetën dhe të drejtën duke qenë një udhë, që i ofronte shpëtim dhe pastrim shpirtëror.Këtu ai flet për bektashizmin.
Urtësia.Urtësia për Naimin ishte thelbi i doktrinës, që ai e ndjeu dhe e jetoi. Poeti ndante një dituri ,që ishte më shumë se një përkufizim filozofik.Urtësia ishte një art i të jetuarit,një mënyrë për të sjellë njeriun në harmoni me vetveten dhe me botën që e rrethonte.Në filozofinë e tij,çdo reagim i pamatur, çdo impuls pa arsyetim ishte një ngasje, që nuk mund të udhëhiqte te paqja e shpirtit. Urtësia ishte një thirrje për qetësi,për të pritur çdo ngjarje me një qasje të matur dhe të thellë. Ky ishte një filozofim ,që nuk i përkiste vetëm periudhës së Naimit, por ishte një thirrje e përjetshme,për çdo njeri që kërkonte të jetonte në harmoni me vetveten dhe me universin.
Urtësia:është thelbi i doktrinës. Etimologjia e fjalës filozofi,greqisht jepet me dashuri për urtësinë.Eshtë një art i të jetuarit,shprehen filozofët.Një moral, që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të emëtuar çdo sjellje të pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi.Por është gjithashtu edhe dije.Madje,dije thelbësore.Sozia greke përkthehet,urtësi. “Shkenca e parimive parësore dhe e shkaqeve parësore”.Ky është këndveshtrimi i Aristotelit.
Në këtë mënyrë, Naim Frashëri jo rastësisht, ishte si një udhëheqës shpirtëror. Ai ishte një nga poetët,që në letrat shqipe sollën jo vetëm rrethana filozofike, por edhe një frymë të thellë të mirësisë.Të besimit dhe të urtësisë të fituar nga qëndrimi në teqet shqiptare,që ende rezonon.Fjala e Naimit ishte një udhërrëfyes, që shquhej për mendimin e tij të thellë dhe që, duke e pasuruar me çdo varg, nxirrte në pah thelbin e njeriut dhe kërkimin e tij për të arritur dritën e vërtetë.Ajo ishte drita e Zotit.
4.
…Në orbitat e paepura të mendjes dhe shpirtit fjalët e Naimit vërtiten sikur yjet, që ndriçojnë në galaktikën e tij poetike.Mirësia është ngritur në orbitën e Perëndis një ndritshmëri, që nuk humbet asnjëherë.Po filozofët,ato mendje të çuditshme,përpiqen të kapin esencën e saj dhe ta sjellin në traktate të komplikuara.
Utilitaristët thonë: “E mira më e madhe është për numrin më të madh.” Një mendim që sado të jetë i befasishëm mbetet një përpjekje për të përmbledhur mirëqenien e njerëzve në një formulë matematike.
E kundërta ndodhet në thellësitë e mendimit të Sokratit, i cili na thotë: “Bërja e shpirtit sa më të mirë, të ishte e mundur.” Dhe Pseudionisi:Çdo gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë. “
Këto janë thënie që ndihmojnë të kuptojmë se të tri virtytet e Naimit mirësia, urtësia dhe e vërteta nuk janë thjesht koncepte filozofike,por janë rrugët e shpirtit që përshkruhen dhe jetohen çdo ditë.Ato nuk janë të ndara.Por bashkëbëjnë një vizion të pandashëm të moralit dhe shpirtit të njeriut. Virtytet janë ato që e ndihmojnë njeriun të ngrihet.Jo vetëm në këtë botë, por edhe në atë të amshuar.Po të shohim rrënjët e mirësisë, ato na çojnë tek Zoti, burimi i të gjitha të mirave.Por gjithashtu na lidhin me hapësirën e galaktikës njerëzore.Këtu,çdo njeri është një yll, që lëshon dritë.Dhe çdo virtyt është një rrugë,që të çon drejt lirisë shpirtërore.Duke parë besimin te Naimi ai shkoi në teqe qysh fëmijë dhe u rrit me filozofinë e saj.
Në sytë e shqiptarëve,një besim nuk është një besim thjesht ritualik. Por një forcë shpirtërore.Që ka mbijetuar sepse ka përmbledhur virtytet më të mira njerëzore.Ajo është një rrugë ,që nuk mbështetet vetëm te morali i shkruar.Por është një nevojë shpirtërore,që frymon në çdo njeri, që kërkon shpirtrat e pastra.Mirësia nuk është një nocion i thjeshtë.Ajo është si një lule që hapet në agim. Një trëndafil, që mbledh aromën e mjalti me gjethe, që mbushin ajrin dhe pika vese, që ndriçojnë dashurinë e Perëndisë.Të tre virtytet janë përcaktuese në këtë udhë besmi.Dhe e gjejmë me vend të theksojmë se ai ishte bektashi. Poeti, duke shkruar me këto virtyte, duke shkruar me mirësi dhe besim ka gjetur një strehë shpirtërore, një prehje, që ngroh dhe ndriçon çdo cep të shpirtit të tij.Dhe këto ai i gjeti te teqja e Alush Frashërit.
5.
Ërrësira dhe si e identifikon poeti.
…Ngjyra,që e identifikojnë poetët,është nata sterrë.Ngjyra,që e identifikojnë.Ndonëse si përbërës nuk ka katran, s’është por buron katran.Është katran.Grykësia,që e identifikon s’ngopet kurrë me helmin,që helmon.Pemë,s’është.Por e kalb pemën e dashurisë njerëzore.Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.E keqja është sinonimi i ligësisë, Mauvisë, natë, ferrë,mugëtirë, katran i zi.Identifikimi,që Naimi kryen si qëllim është i njëjtë me bektashinjtë.Pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë,dhe natyra njerëzore, që shpesh është kaq rrëmujë.Kërkon gjithmonë kthim te ajo që është e mirë.Siç thotë Naimi, kur mugëtira bie, dhe njeriu përballet me errësirën e brendshme është gjithmonë një mundësi për të kërkuar shpresën në vargjet e mirësisë, që nuk mund të thahet asnjëherë.Në këtë realitet, të keqen mund ta identifikosh lehtësisht.Si një natë pa dritë.Si një katran të zi,që ngjitet mbi shpirtin e njeriut.Por, përkundër të keqes fryma e besimit fetar dhe e Naimit është një forcë ,që sfidonte në atë kohë çdo errësirë dhe thërret për një dritë, që nuk mund të fshihet.Ai që beson në të mirën,që mbështetet në virtyte, ka mundësinë për të kaluar përtej natës dhe për të arritur një dritë të përjetshme.Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.Pra,kjo e keqe është njësoj errësire,që zbret përmbi lulet erëmjaltë.Identifikimi i Naimit është i kristalizuar.Pra Naimi përveç ngjyrës ka identifikuar tek e keqja emra,që tarikatit ku ai u strehua i sollën dhimbje dhe kjo gjëndet tek Qerbelaja.Identifikimi,që kryen Sokrati ishte se ligësinë e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë,nga injoranca në dije.Ndërkohë,që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit e cila e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”
6.
…Çdo të thotë për poetin besa e Perëndisë?Naimi, me vargjet e tij, nuk thotë thjesht se “besa është fjalë e Perëndisë,” por ai na fton ta kuptojmë këtë besë si një e vërtetë të patjetërsueshme, që udhëhoqën shqiptarët në çdo kohë.Besa, si koncept është diçka, që ka rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare.Është një garanci, që shpreh një vetëdije të thellë një përgjegjësi ndaj njeriut dhe ndaj Zotit.Ajo është ajo që mban të gjallë lidhjen mes të gjithëve.Një lidhje,që ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë si një testament i përjetshëm i besimit dhe ndershmërisë.Dhe kjo besë siç thotë Naimi, nuk është e thjeshtë dhe e kufizuar. Dhe me këtë, ai na kujton se kjo rrugë shpirtërore është një udhë, që nuk ka kufij të qartë është një udhë , që hapet për ata që kërkojnë dritën e shpirtrave të tyre. E kundërta e kësaj udhe është errësira. Dhe kjo errësirë është territor i djallit. Një “mbretëri”, që tërheq dhe përthith gjithçka, që është e keqe.Por shpiri, që ka besë dhe që jeton me të mbetet i pathyeshëm.
7.
…Drita dhe errësira në syrin e poetit.Në këtë natyrë që është një përpjekje e përhershme për të gjetur ekuilibrin mes dritës dhe errësirës.Naimi e ndihmon lexuesin të kuptojë se errësira është vetëm një sfidë,që duhet përballuar. Kur errësira e thellë bie mbi shpirtin e njeriut kjo është koha kur ai duhet të kërkojë dritën.Dritën, që ekziston dhe që nuk mund të shuhet.Në vargjet e Naimit si një dritë, që nuk mund të ndale besa shndrit dhe e drejton shpirtin,që e mban të lidhur me Perëndinë dhe me të mirën, që qëndron mbi të gjitha.
Errësira, është “territori gjeografik” i djallit, është ajo që përhap dyshime, urrejtje dhe vdekje shpirtërore.Ky është momenti kur shpirti përballet me sfidën më të madhe.Atë të humbjes së shpresës, por edhe mundësinë për të rinisur përpjekjen për të arritur dritën.Ky është gjithashtu një nga mesazhet kryesore të besimeve fetare dhe të mendimit të Naimit. Drita do të vijë, dhe ajo vjen vetëm kur njeriu është i gatshëm të kalojë përtej errësirës.
Në këtë përpjekje për të kaluar përtej territoreve të errësirës.Naimi duke thurur vargje me thellësi të tillë shpirtërore na thotë se rruga e besimit është një udhë për ata që janë të gatshëm të kërkojnë dhe të gjejnë dritën.Edhe kur çdo gjë rreth tyre duket e errët.Ky është mësimi më i rëndësishëm, që Naimi na lë. Nëse shpirti është i pastruar dhe i ndershëm atëherë udha e besimit është një udhë, që do të çojë gjithmonë në dritë, në pafundësi.Drita hyjnore ka zbritur për njeriun.Është rrezja e shenjtë,që e ndriçon errësirën e shpirtit, është ajo ,që shpërndan çdo gjurmë të mundshme të të keqes, duke lënë pas vetëm mirësinë. Nëpër periudha të errëta, nëpër luftëra të pashpirta dhe stuhira të panumërta. Njerëzimi ka kërkuar një shenjë, një dritë të vogël që do të ndihmonte për të dalluar udhën e drejtë.Dhe ashtu si një rrezë që bie nga qielli.Kjo dritë shkrinë çdo frikë, çdo dyshim, dhe hyn ngadalë në shpirtin e njeriut. Duke bërë që ai të shohë qartë të ndjejë dhe të kuptojë qëllimin e jetës.Sipas Naimit drita është mbështetur mbi një të vërtetë hyjnore, që ka burimin e saj te Perëndia.Ai flet për një lidhje të pandashme mes parajsës dhe skëterrës, ëngjëjve dhe djajve, duke i thënë njeriut se çdo gjë është e pranishme në shpirtin e tij.
“Parajsa dhe skëterra, edhe ëngjëlli edhe djalli, janë brenda tek i gjalli,” shkruan Naimi,duke theksuar se gjithçka që është e ndarë mes së mirës dhe së keqes mund të gjejë ekuilibrin në shpirtin e njeriut.Për këtë arsye, lutja e Naimit është e thjeshtë, por e thellë: “Jepi shqiptarit dritë, Zot i vërtetë, të shohë…” Kjo lutje është një thirrje për të gjithë ata që kanë nevojë për një udhëzim. Një dritë që të çojë nga errësira e botës në shikimin më të pastër të shpirtit dhe besimit.
Drita është pra, një forcë ripërtëritjeje.Ajo është një simbole i lindjes i rigjallërimit dhe për çdo shpirt që ka nevojë të përtërihet drita është kyç që i jep kuptim ekzistencës.
Filozofia fetare që shtron themelet e një shpirti pastër na kujton se zemra është si një shtet që ka dy kryetarë: mendjen e mirë dhe djallin. Mendja, si udhëheqës i shpirtit, është përfaqësuese e dritës dhe djalli është erresira, që përpiqet të mbajë njeriun larg shpëtimit.Ndërsa mendja është e ndritshme dhe zgjon gjykimin e drejtë. Djalli shtrëngon dhe shtrembëron çdo rrugë të mundshme.
Kjo “ushtri” e mendjes është e armatosur me njohuritë hyjnore të cilat janë të nevojshme për t’u orientuar në këtë udhë shpirtërore.
8.
Nëpërmjet Dritës ripërterimi i shpirtit.Drita, në këtë kontekst është më shumë se një thirrje për të parë. Është një shpëtim për shpirtin, që kërkon shërim dhe ripërtëritje.Ashtu si një lumë, që kalon përmes natyrës dhe pastron çdo gjë drita hyn në zemër dhe e ndihmon atë të ringrihet.Drita është ripërteritja e shpirtit, është kthimi tek vetja. Te e vërteta dhe është udhëheqësi, që mund të na drejtojë përmes çdo errësire ,që mund të na vijë.Dhe, siç thotë Naimi, drita është një dhuratë që Perëndia e ofron për të gjithë ata që janë të gatshëm ta pranojnë dhe të hapin zemrat e tyre për të pranuar këtë pastrim shpirtëror.
Errësira fillon aty ku drita ka përfunduar.Ajo është si një hije, që nuk mund të shfaqet përpara dritës. Por gjithsesi përpiqet të marrë kontrollin.Errësira nuk është thjesht mungesa e dritës.Ajo është diçka më e thellë diçka, që mbështjell shpirtin dhe e bën atë të vuajë të humbasë shpresën dhe të ecë pa një udhë drejt shpëtimit.Për Naimin dhe shenjtorët errësira është e lidhur ngushtë me humbjen e dritës hyjnore dhe përpjekjen e vazhdueshme të shpirtrave për të dalë nga ajo….Errësira ka një simbolikë siç e përshkruan Naimi,që është më shumë se thjesht perëndimi i diellit.Ajo është përfundimi i një periudhe. Humbja e dritës ikja e shpresës dhe rënia në një boshllëk ku çdo gjë duket e padëshiruar dhe e humbur.Atje, përballë këtij perëndimi shpirtin mund të ndiejë vetminë dhe dëshpërimin.Perëndimi simbolizon më shumë se kalimin e kohës, është ndarja përfundimtare mes jetës dhe humbjes shpirtërore.Mes dritës dhe errësirës që shtrihen në jetën e njeriut.Por sipas filozofisë errësira mund të jetë vetëm një sfidë.Drita është aty, gjithmonë ajo që mund të udhëheqë shpirtin nëpër kalvarin e tij të vuajtjes dhe humbjes.Naimi është i mendimit se djalli është forcë që ndihmon në rritjen e errësirës dhe përhapjen e së keqes.Ai e përdor madhështinë, xhelozinë dhe lakminë për të ngatërruar shpirtin dhe për ta larguar atë nga drita e vërtetë.Kjo shtrirje e errësirës nuk është vetëm një shndërrim i energjive negative. Është gjithashtu një formë pushtimi mbi shpirtin e njeriut një përpjekje për ta tërhequr atë në një thellësi të pafundme.
Sipas filozofis djalli është i lidhur ngushtë me trupin dhe dëshirat e tij duke nxitur çdo formë të pasioneve të ulëta dhe egoizmit.Por si çdo pushtues i errët djalli ka një kufi.Ai mund ta ngadalësojë. Por nuk mund të shkatërrojë dritën, që është e natyrshme për shpirtin njerëzor.Çdo përpjekje e tij është e destinuar të humbasë përballë dritës, që ka burimin te Perëndia.
9.
…Trupi është pjesa e dukshme e njeriut. Ai është i lidhur me tokën me fizikën, me natyrën e jashtme.Por shpirti është ajo pjesë e padukshme dhe e përjetshme.Trupi kur ndodhet përballë errësirës e ndien ndarjen e tij përfundimtare. Ai mund të jetë një masë, që e mbledh dhe e ruan shpirtin për një periudhë të caktuar, por në fund ai duhet të kthehet në atë që ka qenë gjithmonë një pjesë e natyrës. Kjo ndarje është një kalim nga perëndimi i jetës fizike në një udhë shpirtërore që ka të bëjë me kthimin tek burimi i parë: Zoti.Në këtë proces kalim shpirti është ai që është i ftuar të kthehet te Zoti në strehën e tij. Ky është një ripërtëritje shpirtërore një kalim nga errësira në dritë. Drita e Zotit është ajo që i jep kuptim dhe qëllim shpirtit. Ajo është ndriçimi që ndihmon, çdo shpirt të dalë nga errësira e përkohshme dhe të hyjë në dritën e përjetshme.
Shpirti, siç e kuptojmë nga koncepti i “Psyche” në greqisht është thelbësor për njeriun dhe për çdo qenie që ka frymën e Zotit. Shpirti është “gjallëria e trupit”, thotë një shenjtor.Ai është që frymon brenda qenies dhe është e lidhur drejtpërdrejt me dashurinë shpirtërore që buron nga Zoti.Shpirti është një formë hyjnore që është e paprekshme dhe e përjetshme, ashtu siç është Zoti. Kjo është arsyeja pse thotë se dashuria shpirtërore është “gjallëria e zemrës”. Zemra duke pasur dashuri për Zoti ndjen lidhjen shpirtërore të pashembullt me të.
Naimi, përmes filozofisë së tij të thellë do të thotë: “Ai është gjithnjë pranë Perëndisë se tek i biri fshihet i ati.” Ky mendim është thelbësor për të kuptuar lidhjen mes shpirtrave dhe krijuesit të tyre.Kjo thënie na kujton që shpirti njerëzor është gjithmonë në afërsi me Perëndin dhe ky shpirti i njeriu si pjesë e Zotit kurrë nuk mund të shuhen apo të fshihen përfundimisht.Ai gjithmonë do të kthehet tek burimi i tij i përjetshëm.Aristoteli e përshkruante shpirtin si “formulën përfundimtare të thelbit të një sendi.”Ky është një mendim që është gjithashtu në harmoni me filozofinë e Naimit dhe feve të cilët e shohin shpirtin si esencial për ekzistencën e njeriut dhe gjithçkaje që ka jetën. Shpirti është për ta një lloj “esence”, që lidh njeriun me universin dhe me frymën hyjnore duke siguruar një lidhje të drejtpërdrejtë me atë që është e pastër e pafundme dhe e pavdekshme.Shpirti është gjithmonë i pranishëm dhe kurrë nuk mund të zhduket sepse ai është pjesë e të gjitha aspekteve të natyrës së krijuar si një shprehje e bukurisë dhe hyjnores.
Naimi është një poet dhe filozof që ka trajtuar shpirtin si një element që është gjithmonë i lidhur me krijuesin.Në një kohë kur konceptet për shpirtin shpesh mund të duken si abstrakte dhe të paqarta Naimi ka shprehur thjesht se shpirti është gjithnjë pranë Perëndisë se ai është një shprehje e tij dhe nuk mund të zhduket. “Tek i biri fshihet i ati” është një thënie që ilustron se shpirti i krijuar nga Zoti është gjithmonë me Të dhe kurrë nuk mund të ndahet. Ky është një mesazh i fuqishëm që thekson përjetësinë dhe natyrën e paprekshme të shpirtit.
10.
…Eshtë në shesh Perëndia…
Naimi me“observatorin”e vet ka parë cilësitë e Zotit të shfaqur dukshëm në gjithësi .Fytyra e Zotit aty gjendet. Mendimi i Naimit është i stisur se gjithësia ekziston sepse ekziston Zoti .Ekzistenca e gjithësisë na nxjerë shembëllimin e Perendisë.Gjithësia është fytyra e Perëndisë.”Me një fjalë konçize i përcjell Naimi.E pakapshme për ata mund të duken në veshtrimin e parë.Një zhbirimë me kujdes nxjerr në sipërfaqe cilësitë e Zotit.Ngase ne nuk i afrohemi dot gjuhës së zemres, mbetemi të trazuar.Prandaj duke mos iu afruar dot krijuesit detyrohemi të tundohemi nga cilësitë e tij.
“Zot i madh e i vërtetë,/Në gjithësi është vetë./Ai është gjithësia,/Gjithësia është e tija./Ai është krejt dhe fundi/Pa atë s’ka vend gjëkundi./Cdo gjë që na shohin sytë,/Ësht’ Ay se s’ka të dytë/I urti nga do të klthehet/Fytyr’ e tij i rrëfehet/Se e tërë gjithësia/Tregon bukurin’ e tija./Zot i madh e i vërtetë/Eshtë e vërteta vetë/Po kam besë mirësinë/Urtësinë e njerëzinë/Atje është Perëndia/E drejta edh’ e vërteta./Janë besa pa të meta./Zoti kërkon dashurinë,/Njerëzin’ e urtësinë,/Ai,që bën mirësinë,/E ka afër Perëndinë./Prerëndia mirësinë,/Do nga ne dhe miqësinë,/Po tjetër s’mund të dojë,/Sepse nuk ka nevojë./Mirësi e njerëzisë,/Eshtë udhë e Perëndisë,/Eshtë vetë Perëndia,/Eshtë vërtetë mirësia,/Pa po kush bën mirësinë./Ka me vete Perëndinë./Dhe të mirët,sa janë,/Dhe gjithësin,anë e mbanë. N.H.F
…Në këtë vështrim, Naimi tregon një lidhje të natyrshme dhe të pazgjidhshme mes Zotit dhe gjithësisë.Për të gjithësia nuk është një entitet i thjeshtë dhe i veçuar, por është manifestimi i drejtpërdrejtë i Perëndisë.Ai e shikon gjithësinë si një pasqyrë të Perëndisë.Një vend ku çdo element çdo pjesë e natyrës ka një pasqyrë të tij. Mendimi i Naimit është se Perëndia është jo vetëm krijuesi i gjithësisë.Por është gjithashtu i pranishëm në çdo aspekt të saj.Ky është një mendim që ndihmon për të kuptuar se gjithçka që ekziston nga dielli dhe hëns deri tek çdo detaj natyror. Është një reflektim i fjalës dhe bukurisë hyjnore. Naimi si një poet i thellë përdor natyrën dhe elementet e saj për të përshkruar aftësinë e Perëndisë për të shpërndarë dritë dhe jetë.Kjo lëvizje e Perëndisë nëpër gjithësinë është një manifestim i shpirtit të tij të përjetshëm. Dhe çdo gjë që ndodhi në këtë botë është një shprehje e dashurisë dhe krijimtarisë së Zotit. Kur thotë: “Gjithësia është fytyra e Perëndisë,” Naimi flet për një realitet të ndërthurur ku asgjë nuk është e veçuar nga Perëndia. Çdo gjë është pjesë e tij.
11.
Poezia e Naimit është një medium i fuqishëm për të reflektuar mbi thelbin e Perëndisë dhe për të kuptuar natyrën e tij përmes metaforave. Kjo poezi është një përpjekje për të shprehur atë që është shpesh e pazakontë dhe e panjohur për shpirtin e njeriut të vështruarit përtej dukjes së jashtme të gjithësisë për të parë shenjën e Perëndisë që ndodhet në çdo gjë. Përmes imazheve të natyrshme si “dielli,” “hëna leshëverdhë,” dhe “lulet ” ai tregon një vizion të plotë dhe të ndritshëm të botës si një shprehje të Perëndisë.Në këtë aspekt, poezia është një lloj “gjuhë e shpirtit” një mundësi për të zbuluar dhe kuptuar Perëndinë përmes natyrës. “Aty është dielli, rrezja e saj, mëngjezi i ftohtë, perëndimi,” janë elemente që jo vetëm që përshkruajnë botën natyrore,por gjithashtu përshkruajnë një lëvizje shpirtërore,që është gjithmonë e pranishme.Ky lloj perceptimi poetik është një thirrje për të shikuar përtej dukjes, për të kuptuar se çdo lule. Çdo shteg në qiell çdo rreze dielli ka një kuptim të thellë dhe të shenjtë që lidhet drejtpërdrejt me Perëndinë.
Në këtë poezi, Naimi thekson gjithashtu një vështirësi të natyrshme që lidhet me lidhjen e drejtpërdrejtë me Perëndinë. Ai e përshkruan këtë lidhje si të “pakapshme” për ndjeshmërinë e zakonshme të njeriut, sepse siç thotë ai, “ne nuk i afrohemi dot gjuhës së zemrës, mbetemi të trazuar.” Ky është një moment i rëndësishëm për të kuptuar se për Naimin dhe bektashinjtë, Perëndia është një realitet i thellë dhe shpesh i paarritshëm, por ai është gjithashtu i pranishëm në çdo gjë që na rrethon.Njerëzit ndjejnë një tërheqje për të njohur Zotin, por kjo njohje kalon përmes natyrës dhe botës. Dhe ky proces kërkon një vështrim të thelluar dhe një shpirt të përgatitur për të parë në mënyrë të thellë.
Ky është gjithashtu një kujtesë për shpirtin e njeriut.Të gjejë Perëndinë dhe të kuptojmë cilësitë e tij, nuk është një çështje e të pasurit gjithçka të dukshme dhe të prekshme. Është më shumë një udhëtim shpirtëror.Një përpjekje për të kaluar përtej asaj që shihet dhe për të hyrë në atë që është e padukshme.
12.
Rri Sonte me Naimin…
…Rri sonte me Naimin,si një thirrje që rrjedh nga një thellësi e panjohur e shpirtit tim.Poeti, i cili ka përshkruar më së miri dhimbjet gëzimet dhe ëndrrat e një populli sot më bën të ndjej më shumë se kurrë rreth vetes atë energji të përhershme,që mbetet e pashuar e pashtershme. Naimi për mua dhe për çdo shqiptar që e ndien është më shumë se një poet.Është një udhërrëfyes shpirtëror që e ka zbuluar dritën përmes penës së tij dhe ajo dritë ende vazhdon të ndriçojë rrugën ton edhe pse shpirti i tij ka kaluar.
…Sonte kur mendoj për Naimi ajo që ndjej është një emocion i thellë, një ndjenjë e fuqishme se poezia e tij është e pranishme në çdo hap të jetës. I gjithë mendimi i tij.Të gjitha ato ide, që na ofronin një botë të pastër dhe të mbushur me shpresë janë thellësisht të lidhura me zemrën time.Më bën të mendoj për jetën dhe për pasojat e shkrimeve të tij, që janë bërë pjesë e shpirtit të një kombi të tërë. Naimi nuk është vetëm një poet. Ai është një mbrojtës i shpirtit shqiptar një mbështetje për çdo shqiptar që ka humbur besimin në dritën e ditës.
…Kur mendoj për Naimin një imazh i qartë më del para syve. Ai që ecën me shpresë në duar duke ndriçuar çdo hap që bën duke shpërndarë besimin dhe dashurinë për një jetë të drejtë dhe të udhëzuar nga drita e Perëndisë. Poezia e tij është një gur themeli.Një shtyllë që mbajti të ngritur shpirtin shqiptar në kohë të vështira. Ajo poezi nuk është thjesht fjalë është një premtim, një bindje që gjithmonë edhe në errësirën më të thellë, do të gjendet një dritë.
“Drita nuk mund të ndalohet nga errësira,” thotë -Naimi, dhe ky është një mesazh.Në jetën tonë ndoshta ndodhin raste kur errësira duket se mbulon gjithçka.Kur shpresa duket e zbehur kur bota rreth nesh është mbushur me pasiguri dhe dyshime.Por Naimi na ka mësuar një të vërtetë që është e pandryshueshme errësira është e natyrshme,por ajo është gjithmonë e përkohshme.Drita, poezia, dashuria e Zotit, është ajo që mbetet e përjetshme.
…Duke qëndruar me Naimin sonte, në mendime dhe emocion, kam arritur të kuptoj se poezia e tij është më shumë se një pasuri kulturore. Është një udhë që na drejton nëpër kohë dhe hapësira. Që përjetëson një ndjenjë të përbashkët që është e lashtë si historia e njerëzimit. Edhe Naimi na ka dhënë një mesazh të fuqishëm. Besimi në dritën e Zotit dhe ndihma për njëri-tjetrin janë dy shtyllat e forta që mbajnë gjithçka në këmbë. Dhe në këtë besim të thellë ai ka sjellë shpresë dhe ngushëllim për ata që kanë humbur udhën.
Në këtë moment, ndjehem si një pjesë e asaj bote, që Naimi ka krijuar me fjalët e tij. Çdo fjalë, çdo varg, është një thirrje për të qëndruar të fortë për të besuar se drita është gjithmonë atje.Dhe se, pavarësisht errësirës do të kemi mundësinë të dalim nga ajo më të fortë më të pastër dhe më të mbushur me dashuri.
…Po rri sonte me Naimin.Poezia e tij, drita që ka lënë pas, vazhdon të na udhëzojë. Dritën që Naimi na ka dhënë, do ta ruajmë gjithmonë dhe do të vijojmë ta ndihmojmë për t’iu dhënë edhe të tjerëve. Nuk ka fund për dritën e Naimit as për shpirtin e tij.
Nga botimi im i librit Ardhja e Naimit vitit 2000.