Tërthore-tërthore – Ruzhdi Gole 

TËRTHORE-TËRTHORE.                                                             
         (poe-prozë)

Mbrëmja vajzërore endet,
shpupuritet ndër 
gishtat hark,
 
tingujve plot th’llanza
gurgullon botëve
pa cak.

Vajzë grunjare, grua
me drapinj afshi
gishta ujërash.                                           
 
*                                                      

Fajpafaj vet i rrxova
kërcinjtë e saj
të ylbertë,

rr’xime të purpurta
në tjetër shtat 
dinak dreq.                                                   .                                                                                                        
Jeta ia ngroh flatrat gruas…
ajo i përhap.gjer tek qiejt.                            
 
*.                                                                
 
Jetë jete ne … t’epërm’…
drita merakosej mos 
t’i treteshin
sytë

trishtohej në t’errët.


Deti këndellej rrënjë e shpirt,
bota e qiejve ndonjëherë 
vyshkej prej
qirinjve

prej yjeve më pak romantikë.

Gjithçka jetuam prej dashurie
grurë ëndrre jo cikmë verbër,
kthjelloheshin gjiret…
begatonin dhe
brengën.

Nga kjo brengosje asnjëherë e begatë
dashuruam ujvarën dhe terrën,    
ciklonin e morëm vrap.                                            
 
*.                                                                          
 
Hiçmo, ne pikël – pikël jetojmë
ndonjë ditë, plot mpak vrerët,                            

fenerët e gjinjve
t’atyre që sot
dashurojnë

dihasin tek të gjithë fenerët.

Mbrëmja vajzërore endet,
nata grua çmendet…

Ngjallet plot farëra nata,
hov dalldive, drobitjeve
mbi tehe, prangeza.

E njomë e rrudhët, më e freskët,
gjiret begatojnë
dhe brengën.

E uruara na ra fatit… Pash motin !
Na merren mendttë
ende dhe sotmit?

Me shenja e me nishane
me ngjarje e rrëfenja 
caku na vuri kufi
cikmat, cermat.

Puqemi tani dhembshurisht.

Vajzërore mbrëmja endet,
nata tërthore – tërthore
mpreh drapinjtë
korr vranësirat
e epërme.

Si ngjallen sërish çdo bote hov :
mbrëmja me farëra endjesh,
Jeta çuditërisht belhollë ?