Pengu im…Rubjana Nika

Pengu im…

(kushërirës sime të ndjerë)

 

Ike,

me erën e shkurtit

o jetëshkurtër,

me shiun,

që aq butë rigoi,

kur ty të përcollëm,

qau,

edhe ai për moshën tënde,

ëmbël e butë,

siç ishte buzëqeshja jote

që për kaq kohë

sa të kishim,

na ëmbëlsoi.

Ike,

pa të parë ,

për të fundit herë,

lamtumnirë pa të thënë,

si vesë,

u shkrive,u fshehe,

peng,

në zemër për gjithë jetën

më ke lënë.

Ike,

pranvera pa ardhur,

lulja pa lulëzuar,

dallëndyshet

shtegtojnë në vjeshtë,

shtegëtimi yt

i përjetshëm,

sapo ka filluar.

Ike,

e ëmbël ishe,

e ëmël mbete përjetësisht,

në zemër,

që lëngon nga dhimbja,

peng më le pafundësisht…