Miqtë virtualë…!Myslim Xhaferaj

 
 
Miqt e mi dhe të mirat mike
Lartësojnë botën time virtuale…,
Ata/ato ndrijnë si drita elektrike
Kur të zë nata me derte , me halle !
 
 
Vijnë si dielli i ngrohtë që tret retë
Kur i acartë , i akullt është moti…,
Mirnjohje miq të dashur për jetë
Me fat , diell u a shpërbleftë Zoti.!



Kur më bujtin mikesha/miq të tillë
Mua vërtetë mal më bëhet zëmra…,
Dhomën mbyllur mbaj me grilë
Të mos hyjë ftohtësira brënda !
 
Me ndonjë që nuk më ngjit ylli
E mbaj i bindur urën t’këputur…,
Se ata ngjajnë si gjallesa pylli
Duhet kohë e gjatë për t’i zbutur…!
( MYSLYM XHAFERAJ )
Tiranë. Albania
Maj 2026