Ta puth,për të nxjerë mallë!Vangjel Pellumbi

Ta puth,për të nxjerë mallë!
Sa herë,ri mendimeve,ty t’kujtoj,
Të krahasoj,me valen e detit.
Që ngrihet lehtë e herë ngadalë,
E shikoj si ty e nxjer mallin.
Dhe sytë me lot,më mbushen,
Për ty valë e bukura valë!
Shtri duart të të kap ngadalë.
Valën shkumbë të bardhë.
T’i, je larg,matanë detit,
Unë jam në këtë anë.
Po të mori për mua malli,
Dil në breg,preke valën e bardhë
E ma dërgo mua nga kjo anë,
Që ta puth e të nxjer mallë.
Për ty moj shkumb’ e bardhë.
E të ri pranë bregut mënjanë.
Që përtej detit,ma dërgo mallë!
Ta puthësh valën e bardhë.
Të ma dërgosh si t’bardhën valë
Dhe ta pres unë ndër duar.
Dhe ta pres e ta puth unë,
Valë moj e bukura valë,
Sillma mallin,siç vjen ngadalë.
Ta puth,për të nxjerë mallë.
Rri menduar pranë bregut
Sytë përtej detit hedh për tynë.
Zemra reh,me rrahje si furtunë,
Për mallin që se nxjer dot unë.
Valë,të puth që të nxjer mallë,
Për ty mendoj ditë e natë.
Valë moj e bukura valë.
Ajde,nga matanë detit tek unë.
Ta puth,për të nxjerë mallë.!