
Mundësi
Kallinjtë e grurit të frymëzojnë,
Ata thurrin shkronjat e tua për mbrëmjet.
Dhe këngët e tua trazojnë ditën kur u takuan
Në fytyrën e tij, heshtje… kopeja e paqes.
Largohu për aty ku filluam udhëtimin tonë,
Në të vërtetë, përrenjtë nuk mbajnë gjë tjetër veçse fragmente.
Në një vit të humbur,
Fal vdekjen time kur të zgjedh ty,
Në mëshirën e të devotshmëve, në protestë,
Në vendbanimin e plagës,
Në distancën e shkretimit.
Dhe qëndrueshmëria jote ishte të merrje hua
Nga ylli, në ditën e ritualeve të shembjes.
Brenda teje, poshtërimi i poezive ikën,
Në lindjen e diellit.
Dhe ti hesht mbi disa fusha
Gjuhët e ankthit,
Në kohët e largimit tënd.
Ti qetëson flakën e vetmisë… qytete,
Dhe derdh në sy lotët e ribashkimit,
Degë që nga fillimi ishim,
Për tokën e ndarjes.
Ne i çojmë asaj letrat e lutjes,
Për të shkruar me dashuri,
Këngën e endjes së të dashurit.
Dhe ti ende i betohesh tërmetit,
Për të përgatitur një atdhe të ri,
Ku pyetjet humbën në vajtimin e tyre,
Dhe e pamundura i vulosi portat
Me shpërthime kohe që filluan të iknin.
Ti nuk i le kurrë të korrat e kujtesës,
Të cilat ne i shuam.
Me heshtjen tënde, vizionet nuk do të tejkalojnë
Kufijtë e boshllëkut.
Dhe ne…
Jemi të kotë.
të drejtat e autorit ©️ #Abdel_Latif_Moubarak
Përktheu në shqip
Marjeta Shatro Rrapaj
