Lotëndritur-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

LOTËNDRITUR
 
( Trishtim që fsheh bukuri)
Mos ju tremb stuhive i dashur,
Për sa kohë shpirtet tanë pijnë gji nga qumështi i bekuar.
Dashuria jonë, zjarr i pavdekshëm në ndjenjë,
i dy perëndive në tokë rrëzuar.
 
Vdekja, nuk ka guxim të trokasë,
pragut ri, si hije pa emër.
Vetëm, kur unë të hesht përgjithmonë,
ç’ është frika, mund të mësojmë.
Tani, lahi sytë prej mjergullës që si perde para sysh varet,
Lëre diellin të bëjë lotin margaritar.