Salla e Kuvëndit-Petro L. Sota

 
Është sallë e veçantë, s’është si të tjera,
Pak më e gjatë dhe e lartë, si kult fetar,
Me mure të trasha, nuk dëgjohet as era,
As kur opozita, hedh molotov e fishekzar.
Kështu ishte edhe shumë vite më parë,
Nga lufta partizane, të zgjedhurit dolën,
Si deputet ulen në sallë dhe si çlirimtarë,
Për fitoren e madhe, me pasion aty folën.


Qenë entuziast, por edhe të vendosur,
Të bashkuar, që të mos prishej uniteti,
Diktatura e proletariatit, s’qe e përsosur,
Por e domosdoshëm të mbahej pushteti.


U ndërrua gjithçka, kur diktatura u shëmb,
Edhe karriket, u zëvendësuan me të reja,
Su prishën muret, qenë të forta si shkëmb,
Por fituesit këtë herë, kishin të tjera beteja.


U sulën fabrikave dhe gjithçka e rrënuan,
Atdheu, mbeti i zhveshur dhe në heshtje,
Lirohen të burgosurit e banditët vërshuan ,
Në kuvend hynin si fitues, me buzëqeshje.
Salla e kuvendit, muret e trasha i mban
Sa s’dëgjohej asgjë, se kush dreqin pëllet,
Ndërsa atdheu i shkretë, benevrekët i lan,
Pranë vilave të deputetëve nëpër bregdet.