Nëse je në vështirësi-Shkurte Berisha

NËSE JE NË VËSHTIRËSI
Nëse je në vështirësi
Askujt dorën mos ia shtri
Mundohu t’ia dalësh vetë
Nuk ka ndihmë të vërtetë.
 
Ka vetëm premtime bosh
Unë kështu e unë ashtu
Meri futi në një kosh
Thuaj: Unë vetë jam këtu.

 

Jam këtu edhe nuk luaj
Nuk më duhet ndihma juaj
Jam e fortë dhe ia dal
S’ka asgjë që të më ndal.

 

Nëse do që të ndihmosh
Mos lejo të të kërkojnë
Afrohu shpresë të zgjosh
Që të tjerët të gëzojnë.
 
Nëse je në vështirësi
Ndihmë kërko tek Zoti
Ai do të japë fuqi
Se AI, është më i forti.