Naim shqipëtaria-Gezim Llojdia

Gezim Llojdia

Të dhëna të reja për Naimin…Cdo të thotë emri Naim?Si e kanë sulmuar fetarët me energji për ta gjunjëzuar. Ku e ka fshehur dorën V, që ka sulmuar Naimin me energji?Si e ka vlerësuar, Ismail Qemali ditën e vdekjes në Stamboll?

1.

Emri :”Naim”, çfarë kuptimi ka?Shqyrtimi bëhet vetëm me gjuhën e mistikës.Ajo lexon jonet.Ato që lidhin universin.

Kuptimi është i arsyetuar.Këtë gjuhë nuk e njohin njerëzit e zakonshëm.Dija jepet për ata, që e kërkojnë.por ndërkoh dinë ta lexojnë jo me gjuhën e thjeshtë,por me shpirtin e thellë.

…Ose emri Naim ka kuptimin e dijes, ose për të çliruar dijen. Në thelbin e tij, Naim nuk është thjesht një emër. Por një thirrje për ndriçim. Ai është një shenjë që thërret për zgjerimin e horizontit të njohurive, për një botë që kërkon të kuptohet më thellë. D.m.th., emri Naim është një ftesë për të shpalosur të vërtetat që janë ende të fshehura.Për të ndriçuar territore të errëta të mendjes dhe shpirtit. Kjo është një thirrje për të zgjidhur, për të shpjeguar. Dhe për të shfaqur dijen, si një dritë që shpërndahet në errësirë.

2.

Dëshmia që ne shqyrtojmë.Fryma e Naimit në letërsinë shqipe është fryma e një shenjëtori. Ai është më shumë se një poet . Ai është një udhërrëfyes, një ndihmës i kombit dhe i mendjeve që kërkojnë dritë. Poeti i madh i Frashërit, përmes veprave të tij, e ka ngritur nivelin e shqipes dhe ka krijuar një hapësirë ku kultura dhe identiteti shqiptar janë vënë në qendër të vëmendjes. Kontributi i tij është i pazëvendësueshëm. Sepse ai ka ftuar një komb të tërë të përqafojë dijen dhe të luftojë për të drejtat e tij. Pra, fryma e Naimit është ajo ,që nxit një popull të ëndërrojë për më shumë.Të kërkojë më shumë, dhe të lëvizë përpara. Me shpresën se çdo ditë mund të sjellë një hap të ri drejt njohjes dhe lirisë.

3.

Shpirti.Përvijohet leximi i shpirtit.Duke lexuar shpirtin e Naimit.

…Po, ka patur një gjurmë. Një brazdë të thellë.Dhe kjo një shenjë që është lënë në pjesën e përparme të trurit të Naimit.

Kjo gjurmë është aq e dallueshme sa duket sikur është shkruar në qiell.Dhe një linjë që lëviz nëpër labirintet e mendjes.

Por kjo gjurmë është më shumë se një thjeshtë formë fizike.

…Ajo është një shenjë e ndjenjave dhe mendimeve të Naimit.Ka pasur shfaqje të mjegullës tek zgavra e syve. Një mjegull që nuk mund të ishte thjesht rezultat i lodhjes apo mospërqendrimit.

Nuk mund të kenë qenë syze të errëta ato që kanë bllokuar dritën. Sepse ajo mjegull ka qenë një reflektim i brendshëm. Një mbështjellje që shpesh shfaqet kur shpirtit i duhen më shumë kohë dhe hapësirë për të kuptuar botën përreth.

…Po, kjo mjegull tek sytë e Naimit mund të ketë qenë një pjesë e aftësisë së tij, për të parë më larg se të tjerët. Një mënyrë për të kuptuar më thellë se çfarë ndodhte jo vetëm në botën e jashtme. por edhe në shpirtin dhe mendjen e tij.

…Nuk ishte thjesht një mbulesë. Ishte një dhuratë e Zotit që e mundësonte të shihte thellë. Përtej pamjes së parë, në një hapësirë që e përshkruante më shumë shpirtin sesa sytë.

Ajo mjegull që e mbështjellte ishte ndoshta simbol i një kërkimi të pafund për kuptimin, një përpjekje për të shpjeguar të vërtetat e botës që shpesh janë të paqarta.

…Shpirti i Naimit më shumë se truri, ka qenë i përqendruar në këtë brazdë të thellë që lidhet me zemrën e tij. Ajo është një gjurmë që kalon përmes tij, që është në zemër të zemrës.

Një ndjenjë e papërshkrueshme që shpaloset vetëm kur truri dhe zemra bashkëpunojnë për të pasqyruar dijen e tij.

…Përqendrimi i forcës tek sytë ka krijuar një harmoni të jashtëzakonshme.Ai nuk ka parë me sytë e zakonshëm, por ka parë me shpirtin. Sytë janë pasqyrë e shpirtit, dhe përmes tyre ka kaluar një dritë e brendshme, që ka pasqyruar dritën e dijes dhe ndriçimin që Naimi ka dhuruar për kombin dhe individët që e lexonin.

Dëshmia.Gjuha e Naimit është gjuha e zemrës. Një gjuhë që është më shumë se thjesht fjalë. Ajo është një ngjizje e mendjes, shpirtit dhe historisë, dhe është për këtë arsye që duhet ta kuptojmë thellësisht.

Po, gjuha e Naimit është një gjuhë që ndikon, që lëviz dhe që shkrin çdo pengesë mes individëve dhe kombit të tij. Ajo është një gjuhë që flet për shpirtin e kombit shqiptar, që kërkon dhe ngre shqetësime që janë të përjetshme.

4.

Sulmi.Përvijohet leximi i shpirit në rrugën mistike,Cfarë i ka ngjarë Naimit?

a-Midis trurit të tij gjënden gjurmët e “dy avionve.”

Si do të shqyrtohet kjo frazë ?

Ai është sulmuar nga dy veta.Dy avion kanë krijuar diçka të zezë,ose hepim në trurin në tij.

Ata e kanë zbuluar aftësin e tij.Prandaj e kanë sulmuar,në një pikë për ta bërë të heshtur.Për ta rrëzuar ndoshta.Për ta gjunjëzuar përgjithmonë.

Ata kanë qënë frymor.Pra fetar.Por nuk dihet se cfarë fetarësh ishin.

…Ku e ka fshehur dorën V?Identifikohet vetëm gërma e parë.Tjetri është i padukshëm.Turpërisht e ka fshehur gërmën fillestare, që të identifikohet.

Mos është rrezikuar nga këto pasoja.I shpallur i rrezikshëm,apo i dënuar ?

Ky fakt është i panjohur ndonjëherë.Por si do të njihej,kur s’është bërë përpjekje për ta risjell portretin e tij në gjuhën e mistershme të shpirtit.Ata,kanë qënë fetar ose me frymë pra me energji ,kanë kërkuar ta bëjnë të heshte përgjithmonë, pena e tij.Nuk njihet dhe nuk zbulohet nga ç’aeroprt i shpirti të zi janë nisur avionët e ligësis,për të goditur shpirtin e Naimit.

Mësohet, se Naimi është sulmuar barbarisht,për ti ngrirë pikën e bojës në horizontin e tij dhe dielli i tij çuditërisht të perëndonte vajtueshëm.Njihen faktet se armiqtë e Shqipërisë kanë qënë të shumtë.Por nuk njihen siluetat e ligësisë,që kanë hedhur gurin e rëndë dhe kanë fshehur dorën e zezë.

Ndërkaq ka një tjetër fakt.Komandanti i trupave osmane në Shqipëri Dervish Pasha në një telegram ka kërkuar të merren masa kundër Naimit në Janinë.Ishte postkoha e Lidhjes shqiptare.Atëkohë,ushtria turke zuri Abdyl Frashërin afër Elbasanit dhe e burgosën në Prizëren.Kështu,që dënimi mundet të jetë i të vëllait.Ka edhe një fakt tjetër, që kur ishte drejtor i censurës e kanë akuzuar për botime shqiptare që ai i ka mohuar.

5.

Jeta.Në krahun e tij ka ecur një grua.Ka qënë bardhoshe.Silueta e saj me flokë të shtrirë.Nëse nuk është gruaja,ka qënë ëngjëlli mbrojtës i tij.

Dëshmia:Njohim këtë fakt.Në 1881 i vdes e bija Nerqezja.Poezia :Mbi kufomën e bijës së vdekur” është një përgjërim naimjan,për fatin e engjëllores,që u zhduk me engjejtë në parajsë.Të dhëna për bashkëshorten nuk i njohim.

6.

Ngritja.Naimi ka pushtuar hapësira, ndonëse jo të vogëla.Me kaq siguri ka ecur.Klithma e tij ngrinte nga varri,hijet apo shkëmbinjt e malet.Në hapësirën, që është ngritur ka kapërcyer dimesionet.

…Një njeri me frymë Zoti ka ndikuar aq thellë.Përveç frymës, germa e parë e tij është gërma A.

Në shpirtin e poetit siç janë të njohura faktet, ka mbetur gjurma e Baba Alush Frashërit të teqesë së Frashërit.Por dokumentimi, që ka sjellur Ali Tyrabi.Biseda e Abdyl Frashërit me Baba Alush Frashërin, deshifrojnë faktin që ky baba teqeje ka qënë inspiruesi i vetëm i tij.Ai i ka thënë Abdyl Frashërit atë verë, kur veronin në Frashër se cfarë do të behej Naimi dhe Alush Frashëri i ka thënë se do bëhej si i ati i babait të teqes bejtexhiu, Dalib FrashëriKy njeri shpirtëror ka patur frymën e lartë në fuqi në rang të një imami.

-Mos ka patur të afërm,apo të largët që kanë mbajtur në kokë një lloj kësule.Unë shikoj rreth e rrotull kuaj,që kalërojnë ,që bëjnë rrathë elipsi.Kuaj,që lëvizin me thundrim kuajsh spiral.Cfarë shqyrtojnë ?Enigmë.Në shpirtin e poetit siç janë të njohura faktet, ka mbetur gjurma e Baba Alush Frashërit.

7.

Ditari i gjetur i një katundishtasi nga Përmeti,Zaim Muharrem Brahimi,ka qënë student në Stamboll ka shkruar se :

“ Shqiptarët gjëndeshin në kryeqëndrën e perandorisë shkonin në shtëpinë e Naimit në Kazëll,një lagje e Stambollit,grupe grupe më e pakta një herë në muaj.Kur i ra sëmundja fatale e mushkrive, që po e fironte,shkonim dhe e gjenim me buzën në gaz,me fjalën e ëmbël,dhe zërin e ngadalshëm…*Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?

Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892.Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput.Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësishtë në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.

Ismail Qemali në ditarin e Zaimit.

“…Vjen madhëria Ismail Qemali.U mblodhëm pranë tia.Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.

Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin.Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj.Filloi të na hiqte shënjat e zisë.Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos.Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.

-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet.

Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot.Ne u përqafuam.Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.

-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria…

Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll..Ditari i Zenelit,të birit të Zaimit është një dritare.Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar.Naimi ishte i vetmi,poet,që u shua në motin e çudtishëm 1900.Vdiq në vjeshtë.Në mëngjezin e vjeshtës,mushkria nuk e ndjente sëmbimet e zemrës.Cajupi vuri kujën :”Vdiq Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri………

8.

Kahu i parë.I ndihur nga Perëndija,në rrugëngjitjet e tij.

Kahu i dytë. Djalli, ka lënë gjurmë në rrugë zbritjet e shëndetit.

9.

Sjellim dokumente interesante me gjuhën e shpirtit.

Do të kapërcejmë mjegullën e dy shekujve,për tu gjendur shpirtërisht tek Naimi.Mund të thuhet se rruga,për të rrugëtuar në dy shekuj pas,është një rikthim i vështirësuar.Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt.Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka, gjithshka.Mirëpo deri më sot,të gjithë gjurmuesit e shekujve,një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht.Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve,kërkuesve,hulumutuesve ka qënë arkivat,të dhëna, dëshmitarë,analizat e tokës,gurëve,murreve,copave ,enëve memuarëve, traktave,raporteve,librave të zverdhur, etj, etj.

Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimatet të shekujve. Përgjithësisht,kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq masivisht sot.Do të punohet në kohëra,ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e oksiduar nga koha.

Ne po ecim në një trase të re.Edhe kjo është rrugë.Por rrugë shpirti .Në të vertetë nuk do të rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor.Do të ecim përbri një rruge të vështirë, të meteorizuar të shpirtit,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës.Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të poetit tonë shqiptar,Naim Frashëri.Kjo rrugë,zbret labirintheve të thella të shpirtit.Është e kthjelltë si qielli pranveror.

Nga fryma jote,mediumi risjell copra fjalësh të një poeti,që ka jetuar në shekullin e XIX.Kështu duke vendosur përpara portretin e këtij poeti,aleviu zbërtheu enigmat e këtij portreti.

Përse përmbysëm gjithshka,për të shkuar kësaj rruge duke braktisur rrugën e zakonshme të kërkuesve të arkivave ? Sepse arkivat dhe dëshmitë prej kohë kanë sjellur gjithshka.Deri në bollëk.Por nuk kemi një portret shpirtëror,gati të saktësuar dhe afër të vërtetës.

Por cila është baza e kësaj rruge ?Shpirti,që rron.Streha e tij është Zoti.Gjurmuesit e kësaj rruge janë shenjtorët.Këta janë kërkues misteresh.Ata lexojnë shpirtin.Nëpër brazda vitesh dhe plagë të thelluara.Kërkues stalaktitesh.Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean vuajtjesh.Atje ndihet mbretëria e heshtjes.Ja përse ,pjesa e shpirti është më e rëndësishmja.Trupin,kur bie në errësirë e mbulon ftohtësira e katakombeve.Në greminë të ftohtësisë,kthehet në baltë.Por shpirti ikën,kthehet kështu tek streha e Zotit.

10.

Duke hyrë në FrashërRrëzë Kokojkës

“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar 20vjet më parë…*

Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht.E ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty.

Portreti i Naimit.

“…Naimi 7-8 vjeç, i hollë, i gjatë,me sytë të zezë,çkëlqyer,i zeshkët gjeç shkruante mbi kartë cingari,shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të qaseshin pranë,që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.

Dambara,xhandara,ta

Minrara,lanfurka,da!

Vjeshëronte kur ishte 10 vjeç

Synbyli zade almak

Kështu ka urdhëruar Perëndija,

Kur të jetë njeriu plak,

Urdhër të mos ketë fëmija.

Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake,të quajtur Tatë për të

—————————-

* Dh.Berati.Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.

ëmën Raza duke thënë:

Qan Tata,vdiq Raza,ga

Hajfura,rimbada,fa…*

11.

Gjuhët e Naimit.Naimi ishte një adhurues gjuhësh.”Gjeografia e gjuhëve ‘që njihte Naimi është tejmase e gjërë.Lidhet Lindja me Perëndimin nga gjuhët e Naimit.

Në Frashër mësoi-arabisht,turqisht,persisht.

Në Janinë mësoi persishten,arabishten,frengjisht,greqisht.

Gjuhët e tjera i ka përvetësuar mjaftë mirë.

Diplomimi.Nga “Zosimea”,formësimi i Naimi doli më këtë shprehje vlersimi.Fortë mirë”.Kohëzgjatja ,5 vjet.

12.

Rrugët e Naimit.Rrugët e Naimit kanë dy kahje.

Kahu i parë.Rrugëngjitja e frymës poetike,njohu majën e kurbës.

Kahu i dytë.Rrugëzbritja e shëndetit, njohu zbritje të shkallëve.

Kahu i parë.Rrugëngjitja e letrave shqipe

1886-Bagëti e Bujqësi.Bukuresht 1886-E këndimit të çunave. Këndonjëtorja.Copë e parë. Bukuresht.

1886-E këndimit të çunave.Këndonjëtorja.Copë e dytë.Bukuresht.

1886-Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para.Bukuresht.

1886-Vjersha për mësonjëtoret të para.Bukuresht.

1888-Diturit për mësonjtoret të para.Bukuresht1890-Lulet e Verës.Bukuresht.1894-Mësime.Bukuresht.1895 Gjithësia.Bukuresht.1896.Fletore e bektashinjet.Bukuresht.

1896-Iliadhë e Omirit.Kënga e parë Bukuresht.

1898Istori e Skënderbeut.Bukuresht.1898-Qerbelaja.Bukuresht.

1899-Istori e Shqipërisë.Sofje.1902.Shqipëria.Vjershë.

Krijmtaria zgjatet edhe në gjuhet perse,turke dhe greke.

Kahu i dytë.Rrugëzbritjet e shëndetit

Zemra e Naimit ka pulsuar deri në fund gjakun e pastër.Shpirti i ngujuar në cektinën e pafundme ka qënë përherë një frymëmarrje e madhe.Por trupi gdhihej i lodhur,nga mundimet e të ftohtit të ditëve të këqia.Rrugëzbritjet fillojnë herët dhe kërkojnë ta gjejnë, ta ndryshojnë rrënjësisht.

8 muaj në Stamboll në 1871.I shfaqet sëmundja.Dobësi në kraharor.Kthehet në Janinë.Fillon shetitjet fshatrave me sytë e lodhur nga pagjumësia.1874 në Sarandë,fillojnë ti shfaqen sëmundjet e kraharorit.E pushton reumatizma.Fillojnë ta zënë dhimbjet e gjunjëve.Reumatizma e bluante,e kishte marrë gjatë gjuetisë.Kurohet në llixha në Vjenë dhe shkonë në banjat e Badenit.1881,i shfaqet influenca.Zë shtratin për dy muaj.I shfaqet sëmundja e mushkrive,i pafajshëm për ta ndalur,ajo fillon avancimin.

1885.Sëmundja e grykëve e shtërngon dhe e shtrinë në shtrat rreth 3 muaj.

1900.Shuhet nga ndezja virale e mushkrive.Frymëmarrjen e fundit e dha në vjeshtën e vitit 1900 në adresën Kazëll-Toprak,mëhall me Stambollin.Qefinin e mbuluan me dheun e butë në Medriven Qojt,në kopshtin e teqes bektashiane në kryeqëndrën e perandorisë,Stamboll.

KARTË IDENTITETI

EMRI-MBIEMRI : Naim Frashëri

DATËLINDJA : 25 maj 1846

BABAI: Halid Frashëri,vdekur më 1860 në Janinë.

NËNA: Emine Myteveli ,vdekur më 1862,48 vjeçe në Frashër.

VENDI I LINDJES :

Katundi-Frashër,krahina- Dangëlli,rrethi-Përmet

Pasioni shpirteror:Poet kombëtar.

PROFESIONI QË USHTROI:

nënpunës në drejtori të shtypit,Drejtor dogane në Sarandë,këshilltar në drejtori të censurës në Ministri të Arsimit.

BESIMI FETAR :bektashian.

TITULL NDERI :

Baba Nderi i teqes së Frashërit,Përmet.

GRADA NË BEKTASHIZËM:Myhib

GJUHËT E HUAJA:

Persisht,arabisht,turqisht ,greqishte e vjetër,greqishten e re,latinisht,frëngjisht.

LEXON-Letërsi të krijuesve grek,romak,rilindjes italiane,të iluminizmit,romantizmit,si dhe perse,arabe,turke.

Viti 2000