
Thonë…
Në natë,
kuajt ushqehen me frymën e të vetmuarve.
Në orën tre të mëngjesit,
sytë ngulen në tavan,
pa nevojën për të parë yjet.
Qentë lehin
drejt një qielli shurdh.
Sfidues,
kuajt hapin brinjët si erashkë,
përqafojnë qiellin
dhe e mbyllin
në një hingëllimë të vetme
që toka e përpin.
Fryma e tokës del
sa herë thundrat prekin erën e shiut.
Kjo aromë
më kthen te ti.
Sytë e tu
kanë ritmin e trokut,
egërsinë e një natyre të virgjër
dhe ngrohtësinë e frymës së një kali
mbi trupin tim të ftohtë.
I ndoqa kuajt e natës
dhe të gjeta.
dhe të gjeta.