Ana Bisholla

Në dhimbje përpëliten faqe të historisë,
Bien si ëngjëj me krahë të prera,
Trofe lufte, viktima të ligësisë,
Në arësyen pa llogjikë të fjalëve pa vlera.
Bien si ëngjëj me krahë të prera,
Trofe lufte, viktima të ligësisë,
Në arësyen pa llogjikë të fjalëve pa vlera.
Kur viktima u bë xhelat,
Paqja, e para me vdekje u dënua,
Urrejtja sëmundje që i hyri në trup,
Etja për pushtet e pushtoi gjer në thua.
Ti sot ke marrë kamzhikun,
Atë që fati ta solli në dorë,
Ti skllav i zinxhirëve të ferrit,
Që parajsën e bëre dëborë.
Në agoninë e shpirtit të mjerë,
E harrove kur dikur të dhunuan,
Mbi shpinë qajnë akoma lotë të verbër,
Kur dinjitetin dhe shtëpinë ti rrafshuan.
Ndërtove një mur fjalësh boshe,
Hakmarrjen e bëre altar,
Dhe farën e stuhisë e mbolle,
Në forcën e pushtetit gjakatar.
Ti Zot që Adamin e përzure nga parajsa,
Dhe mëkatin gjithnjë ja kujton,
Si mundesh ti veshësh padrejtësisë mëshirë,
Ndërsa mirësinë me baltë e
mbulon???
Dhe mëkatin gjithnjë ja kujton,
Si mundesh ti veshësh padrejtësisë mëshirë,
Ndërsa mirësinë me baltë e
mbulon???
@anabisholla. Copyright.
Maj 2026.