Universiteti i skalitur  në   gur !Universiteti i skalitur  në   gur-Nga Spasse  Thanasi

Nga   Spasse  Thanasi

– Reportazh  në  75 vjetorin e themelimit të  Universitetit Bujqësor

   ” Koha e artë” e jetës studentore !…

Një  “mozaik  kujtimesh”  na mbështjellë të gjithëve.Secili prej nesh mori copëzën e tij.Shpërndarë anekënd vendit dhe jashtë vendit nëpër shtete dhe kontinente,sjellim përsëri “çaste magjike”, rikthejmë rininë tonë studentore !…

Emra të veçantë si Aldi  Kraja ( në Soint Luis SHBA); Shefqet  Meko  (në Minnosota SHBA); Ernest  Gocaj ( ne  Uashington DC ); Tefik  Skera e Ilir  Sollaku  ( në Toronto ); Lefter  Daku(në Bloksburg); Ali  Canaj(në Atlanta); Fuat  Memelli ( në Boston); Vangjel  Damo ( në Cikago);Rush  Dragu  në Detroidë SHBA;LuanZyka(në Selanik),Merita Bajraktari në Uashington DC,  etj janë të gjithë sot prindër krenarë, bashkëshortë dinjitoz që kanë marrë jetën në duar si “dhuratën” më të bukur plot fat dhe ëndrra të bardha Ata vijnë në këto rreshta libri nga larg, nga Kontinente të ndryshëm dhe vijojnë të ndajnë me ne kujtimet e jetës studentore e universitare me ndjeshmërinë e freskët të një moshe pa kthim. Si studentë ata kanë qënë krenaria e Universitetit Bujqësor dhe vazhdojnë me “nostalgjinë”e profesionittë bujqësisë me përkushtimin maksimal.

Jeta studentore ështëkoha e artëe viteve rinore, është pjesa më vitale e arsimimit dhe shkollimit, është dashuria e papërsëritshme e ndjenjave të jetës. Gjithkush në mënyrën e vetë e jeton dhe e shfaq këtë ndjesi, por gjithmonë mbetet “esenca” e vyer e edukatës,kulturës dhe profesionit. Ne vazhojmë të përshkruajmë këtë “kohëz me oaze të kaltëra e të gjelbërta” dhe sjellim imazhe të reja në memorialin e kujtimeve dhe siç thotë Oliver Topçiu (dikur student në Veterinari): “ne jetojmë me këto ëndërra të zjarrta, me këto dëshira të arta dhe si bisqet e hollë e delikate në fidanishte, ato mbeten gjithmonë me “dehje” e “ çartje” të shkujdesur në udhëkryqin e kohës !…”

75 – VJET  UNIVERSITETI   BUJQËSOR  I  TIRANËS

Sot  Universiteti  Bujqësor  i  Tiranës (1951 – 2026 ) është  një  emër i  shquar  në Panteonin e Dijes Bujqësore shqiptare e mbarëbotërore. Disa  nga reliket më krenare të historisë së profesioneve universitare në 75 vjet   veprimtari mësimore dhe aktivitet shkencor me pedagogët dhe studentët në auditore dhe fushat eksperimentale prodhuese, janë mahnitëse dhe shumë domethënëse :

1. Mjeshtëri  edukimi  që  mbjell urtësi në breza studentësh  nga e  gjithë  Shqipëria.

2. Perlë  e natyrës  së  bukur në  një kodër plot  dritë dielli dhe  gjelbërim  të  klorofiltë.

3. Një libër  dijesh  profesionale që hapet  ngadalë  deri  në faqen  e fundit, me larmi  ndjenjash krenare për  dijen, shkencën, dashurinë e profesionit, për  kulturën dhe  talentin krijues  në  art e letërsi.

4. Një  histori  universitare e  lindur nga  fusha, mali  e guri….

5. Vëzhgimi  serioz  i  UBT-së  me të  gjitha  format e lulëzimit në  vite  e dekada përmes një aktiviteti intensiv në auditore,laboratore, praktikaprodhuese dhe ekskursione natyrore  anemban  vendit.

6. Ka qënë dhe  mbetet një Fidanishte e përgatitjes së qindra  specialistëve të shquar, midis të cilëve edhe : Hysen  Cobani, Vasil  Anagnosti,Ahmet  Osja, Kol  Malaj, Mersin  Zeko, Anesti  Rako,etj.

7. Kanë  dalë kontribues të shquar në letërsi dhe arte, si : Teodor  Laco, Namik  Dokle, Qemal  Sakajeva, Shefqet  Meko, Ahmet  Prenci, Uzri  Hoxha, Marash  Mirashi, Spasse  Thanasi, Ahmet  Mehmeti, Ymer  Hysa etj.

8. Universiteti  Bujqësor  u  kthye  në  një Institucion  model  për të gjithë treguesit  si meritë e Rektorit  Lufter  Xhuveli  që mbajti një barë të rëndë mbi shpinë për më shumë se 13 vjet dhe Rektorit pasues Haxhi  Aliko,që kaloi një sfidë të paprovuar më parë…

Unë  jam  krenar  që e sjell të plotë këtë  histori në 4 vëllime, jubile pas jubileu deri  më i ndritshmi me  75 “yje  xixëlluese” në kodrinë. Serioziteti i  Rektoratit, Senatit  Akademik, autonomia  e studentëve  për të  festuar një  përvjetor të lavdishëm  mësimor përmes fjalës  së  shkruar  të kësaj  historie, është  një hap i madh  emacipimi  universitar  në ndriçimin e dijes bujqësore  me  të  gjitha reflekset e profesionit dhe shkencës. Prandaj  krahas botimit të librit të 4-të me titull :”Universiteti  i  “skalitur”  në  Gur !…”, ne jemi në hapat  e pronovimit  të një kolane të plotë me librat memorial  për Universitetin  Bujqësor  dhe kjo nismë e madhe plot  mundime e sakrificë finalizohet me sukses në të gjitha dimensionet që kërkon atmosfera studentore, ambjenti profesional e shkencor dhe gjithë armata e specialistëve e kuadrove të devotshëm që u përgatitën me pasion dhe dashuri në Universitetin Bujqësor.

Udha  e  librave për Universitetit Bujqësor, i  ngjan  një  përroi  plot  zhurmë  midis  gurësh, që  shkërmoqet  e  thyhet  stërkave  e nuk ke  kohë  ta  kundrosh  e  ta  ndalësh  rrjedhën  e  tij, sepse  ai  të  rrëmben  në  shtjella  ngjarjesh  e  ndodhish,në  vegime  plotë dritë  si  ylli  i  mëngjezit  në  një çast plot fantazi !…Kjo  muzë  ngazëllimi  shpirtëror  është “tingulli”  që  na  përcjell  mrekullinë e derdhur në shpirtë  nga  një kohë  e  ikur pakthim.

VEZULLIMË  DIELLORE  NË  KODRINË !….

  • Histori  brezash  me  një  jetë  75 – vjeçare

Mbetemi  në  udhë librash…Ripërtërihemi mrekullisht me kujtimet dhe fotografitë e një rinie të artë vitesh në Universitetin Bujqësor, në “klorofilin” e tij të përjetshëm si një “tempull i shenjtë” diturie e dashurie kur ëndërrat “zgjojnë” simfoninë e pambaruar në Kodër -Kamëz.

 “Zhytemi”në këtë vezullim me  melodinë  e  kitarës së  Pandi Tases në mesnatë tek Pallati i Kulturës “Studenti”,përball Amfiteatrit  të dashurisë  studentore. Librat memoriale e rikthejnë  këtë  nostalgji, sjellin  të  freskët  përball  syve  tanë  gjallërinë  e auditoreve, stinën  e  provimeve, mbrëmjet rinore,gjithë imazhin studentor në miniaturën  e Universitetit, siç e thotë bukur Selman Mëziu si një “vezullimë diellore në kodrinë !”.

                      —-      —          —

Duke  ecur  në atë peisazh të këndshëm e plot kolorit në pamjen natyrore të Universitetit Bujqësor, mundohem të ringjallë plotësisht “kronikën e heshtur e të humbur” të shumë brezave studentorë. Është një pozicion i lakmueshëm me ëmbëlsi kodrash e terrene mahnitëse që krijon këtu një Park të këndshëm dentrologjik ose një“pikë turistike” që vezullon që me lindjen e diellit….Janë plot 75 vjet pune e krijimi në këtë kompleks mësimi e jetese të një Institucioni me zë të fuqishëm në botën akademike, me autoritet profesional në fushën bujqësore brenda dhe jashtë vendit.

Të shkruash për Universitetin është një dashuri sublime e shpirtit krijues. Dhe vjen ngazëllyese dita e themelimit. Të Enjten, më 1 Nëntor 1951 kur nisi jetën ILB-ja në mjediset e Laprakës, ceremonia solemne e studentëve dhe pedagogëve kremtoi atë ditë edhe startin e arsimit të lartë shqiptar. Ëndërra dhe dëshira shekullore!…Dituria e bekuar e profesionit !.

Ndaj me vendim të Senatit Akademik të UBT-së 1NËNTORI u shpall “Dita e Universitetit Bujqësor të Kamzës”. Dhe festat jubilare kanë mbetur gjithmonë simbolike, madhështore, me “gjurmët” e akumuluar të viteve e dekadave, me grimca jete e copëza kujtimesh të paharruara…

Kompleksi i godinave të kampusit studentor janë bërë nga duar artistësh me një arkitekturë të përkryer. Godinat e Fakulteteve janë shpërndarë nga Veriu në Jug. Godinat e konvikteve të studentëve janë në perëndim të Fakulteteve. Në faqen lindore,si pjesë ballore e ansamblit të godinave universitare, e para shfaqet godina 3-katëshe në formë Z-je e Fakultetit të Bujqësisë & Mjedisit me një pozicion dominues në mjediset e gjelbëruara. Në këtë godinë janë administrata qendrore,selia e Senatit Akademik dhe zyrat ndihmëse të procesit mësimor e shkencor. Forca dhe madhështia e Universitetit shtrihet e ndjehet në një territor të gjerë prej 12,000 m2 me rrugë të asfaltuara e me një ndriçim elektrik të bukur.

Pas një harku rrugicash kalon në selinë e Fakultetit të Ekonomisë Agrare, një godinë në formë E-je,që dikur kishte një oborr masiv si sheshi qendror i kampusit universitar. Sot përball tij ngrihet madhështor Fakulteti i Ekonomisë&Agrobiznesit,një godinë moderne me pamje shëndritëse.Përbri tij është“Vila Toptanase”,që është godinë funksionale e Rektoratit të Universitetit Bujqësor. Duke zbritur lehtë ( lënë djathtas Laboratorin e Kimisë, i ndërtuar në vitin 1979) në pamjen ballore të lëvizjes poshtë del përpara Pallati i Kulturës dhe Amfiteatri Veror prej 300 vendesh. Vepër e vërtetë artistike e kulturore. Valltari me daulle dhe kërcimtari optimist si edhe tjetri me dajre, janë skulptura me motive folklorike,që zgjon hare e krenari kombëtare. Sheshi i Pallatit të Kulturës dhe Amfiteatri Veror, janë qendra e Qytezës “së klorofiltë” universitare nga dalin e ku përfundojnë të gjitha rrugët kryesore e rrugicat e ndërmjetme në të gjitha pozicionet.

Degëzimi harkor, që nis nga Sheshi i Amfiteatrit Veror, djathtas le fushën e sportit me terren të gjerë dhe në një rrugë prej 400-500 m të zbret në nivelin e lumit “Tërkuzë” ku në këtë breg është një degë e rëndësishme e Universitetit Bujqësor me dy godina. Njera është e Fakultetit të Veterinarisë (ndërtuar në vitin 1966) dhe tjetra e Fakultetit të Zooteknisë (ndërtuar në vitin 1971). Afër tyre janë funksionale dy “Klinikat e Kafshëve”me pajisje moderne. Aty studentët janë praktikuar e kanë studjuar në  fushën e anatomisë.

Në kufirin përëndimor të Qytezës kanë qënë rreshtuar seksioni i Mekanikës me parkun dhe ofiçinën e makinerive bujqësore, të transportit e me poligonin. Ka qënë këtu një pemtore koleksioni me të gjitha llojet e dru frutorëve,përfshi manat e krimbit të mëndafshit.

Në perëndim të Fakulteteve mësimore ishin  6 godinat e konvikteve, vetëm dy të suvatuara, të tjerat mbanin bllokën e kuqe ose gri të tullave. Një godinë e re u ndërtua më pas, që u quajt “Godina Nr.7” dhe kishte kushte më të mira për studentët konviktorë. Banorët e saj ishin vajzat e Fakultetit të Ekonomikut dhe të Mjekësisë Veterinare. Një godinë kjo plot histori e “dashurisë studentore” ku u njohën shumë çifte për të ndërtuar jetën. Gëzim Llojdia ka një ditar të veçantë, që ka rrjedhur 40-vjet “i pazbuluar” me përshkrimin “GODINA Nr.7”.

Sot godinat e Konvikteve janë  berë  më  moderne dhe kanë  zbukuruar më  tej ambjentin universitar dhe kanë  zgjeruar hapë sirë n shë titë se në pë r kampusin studentor.

Skicimi i këtij mjedisi me pamje madhështore na bënë të nderojmë projektuesin e godinave dhe të strukturës së gjelbërimit,arkitektin Robert  Kote. Në tërë këtë “rosarium të bukur shumëngjyrësh” si një kopësht botanik ka vite të tëra pune e krijimi gjeometri i kualifikuar,i palodhuri fisnik Shkëlqim  Zajmi. Për sa i përket Urbanistikës, tërë këtë periudhë vitesh e përfaqësojnë dy emra: Profesori i Florikulturës Skënder  Rusi dhe administratorii pasionuar Rexhep Doda,që për rreth 15 vjet (1971 – 1985) punoi si Zv/Rektor i Universitetit për anën ekonomiko-administrative.E gjithë veprimtaria e tij në qytezën studentore është përshkruar me detaje në librin “Vite pune e dhimbje” në Universitetin Bujqësor të Tiranës”faqe 133 – 156.

Gjithashtu këtu ka patur tingëllim e gjallëri mjeshtërore brigada e kompletuar me të gjithë specialistët e domosdoshëm si marangozë, hidraulikë, elektricistë, muratorë,bojaxhi, shoferë, mekanizatorë etj për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e ambjenteve. Ata gjithmonë ishin “heronjë të heshtur” me punën e tyre vitale.

Si “qytezë historike” me peisazh të mrekullueshëm të dijes kombëtare mbi supin e një kodrine,Universiteti Bujqësor është tani në një ripërtëritje të merituar ku merr jetë fusha dhe mali. Kjo “skalitje” natyrore me profil madhështor ka edhe “kronikën e arkeologjisë” prezente me mozaikë të vërtetë plot motive gjallëruese rinore. Skulptura dekorative me kompozim të dy autorëve Rubin  Vorfi e Bashkim Sadikaj ku janë shprehur 11 figura  me fragmente nga Fakulteti i Agronomisë, Ekonomisë, Veterinarisë dhe Pyjeve, hijeshon hyrjen e Universitetit dhe “lexohet” rrjedhshëm si një unitet arkitekturor në nivel të lartë artistik. Edhe Mozaiku “STUDENTËT” një pikturë monumentale e autorëve Agim  Nebiu dhe Josif Droboniku, është e dyta në vendin tonë për nga përmasat pas asaj të Muzeut Historik Kombëtar dhe mban tërësisht “vulën” e prodhimit shqiptar.

UNIVERSITETI  BUJQËSOR I KAMZËS  në Tiranë, është hapur në një kodrinë, si një tempull i bukurisë së dijes bujqësore,që e përcjell brez pas brezi. Ai përgatiti rininë e botës së lirë me dashuri dhe përkushtim.

Për Universitetin tonë janë  shkruar tashmë katër libra memorial dhe nuk mungon HISTORIA e shkruar me ngjarje të shumta që ruhen në “arkivat” vetjake të njerëzve që kanë mësuar e punuar këtu për vite e dekada. Për Universitetin Bujqësor të Tiranës ka këngë, ka poezi, ka dashuri pagane, ka kujtime interesante letrare, ka ngjarje “delikate” dhe ndjenja që nuk harrojnë kohën. Duke rrëmuar në kujtime gjejmë ‘fragmente rinie”mbi bukurinë e gjethes,ëndrra adoleshentësh si bulëza margaritare që shijohen me gjithë shpirtë, “trokitje” të ndrojtura në ritmet e kohës, deluzione të rrëzuara në çastin e shpresës që mbush boshllëkun, emocione e gëzime që nuk i ka asnjë moshë tjetër në jetë.

Foto  e  mrekullueshme dhe e paharruar e  Shoqatës së gazetarëve shqiptarë tëbujqësisë, kur Fuat Memelli ruante bukur kronikën e kujtimeve. Në mes nesh i paharruari dhe shkencëtari erudit  Ahmet  Osja legjendar !…

HISTORI  ME “GJURMË” TË PASHLYESHME….

Pamja  e  Universitetit  Bujqësor,  me  mjedisin  e  pasur  në  Kodër – Kamëz,  i  ngjan  një  skice  ekologjike  me  një  reflektim  të  larmishëm  që përfshin  të  gjitha  përmasat  e  një  “oazi”  të  gjelbëruar  me  emrin “Qyteza  e  Blertë”  apo  dhe  “Qyteza  e  Klorofiltë”.Ky  personifikim  në  kuptimin  e  vërtetë  të  saj,  është  një  natyrë  e  ripërtërirë  njerëzore ku “gjurmët” e  jetës  janë  të  pashlyeshme. Mjedisi  miqësor  që krijojnë  korpuset  mësimore,  hapësirat  dhe  peizazhet  e  ambjentit,  është  një  paqe  e  artë  dhe  dinjitet, një  shprehje  e  mrekullueshme  e  humanizmit  njerëzor  për  tokën  dhe  bimët, një  elegancë  natyrore  plot hijeshi,bukuri,  besim  e  shpresë  për  mbijetesë. Studentët  universitarë  të  të  gjitha  profileve, ky  fond  i  rëndësishëm  i  botës së  Dijes, në  përballjen  e  tyre  reale   në  fushën  e  projektimit të  natyrës   dhe   të  fushës  eksperimentale,  provojnë “sfidën”  me  profesionin  e  tyre, me  konceptet  bazë  të  formimit  filozofiko-shkencor  e  shoqeror. Duke  jetuar  e  mësuar  në  imazhin  e  një  bote  të  gjelbër,  ata  i  përshtaten  më  mirë  mjedisit  ekologjik  në  një  marëdhënie  plot  evolucion  me  cilësi  unikale  dhe  metabolizëm  aktiv  jetësor . 

PORTRETI I SHOKËVE TË MI STUDENTË TEK EKONOMIKU

Ne mes Spasse  Thanasi me shokët studentë  Sinan  Suli, Dhimitër Harbaçi,Qani Ndregjoni,Sali Celami, Ymer  Barçi e Marko Shugro.

Kemi   udhëtuar  etshëm  në  autoestradën  e dijes  në  Universitetin  Bujqësor  dhe  jemi  ndalur  në  shumë  stacione  kohore, që  të  çojnë  në  të  njejtin  burim. Nuk   e  kemi  shuar  etjen  dhe  kemi  kërkuar  të  ngjitemi  në  piramidën  e  dijes, për  të  ngritur “kështjellën  e  gjelbër”  me  themele  diturie….E  thotë  bukur  Profesor  Ago  Nezha  në  parathënien  e  librit : Monumenti  i  Dijes  në  Kodër-Kamëz  se :

  • Këto tre libra ngjanë me një pallat me tre kate, ku çdo kat ka hyrjet e tij, që fillojnë me emra personalitetesh të fushës së bujqësisë, duke nisur nga profesor, shkencëtarë, specialistë të prodhimit, ministra e shtetarë të zotë, gazetarë e publicistë të dëgjuar,  shkrimtarë e poetë që lëngëzojnë me krijimet e tyre, duke zbritur te njerëzit e thjeshtë, por heronj të prodhimit si bujq e blegtor të dalluar, që kanë dhënë rezultate befasuese në prodhim. E gjithë kjo plejadë njerëzish të shquar, janë ngjizur në bangat e Universitetit Bujqësor dhe aty kanë marrë arsimin dhe kulturën multidimensionale dhe atë profesionale, që i ka pajisur me dije të çmuara për jetën. Që në lindjen e tij, Universiteti Bujqësor, (që emërtohesh Instituti i Lartë Bujqësor), pati shkëlqimin e tij në përgatitjen e kuadrove të zotë falë trupit mësimor, pedagogëve të shquar, që patën studiuar kryesisht në perëndim dhe pjesërisht në lindje, në universitetet më në zë të botës…”.

Ne  tё  gjithё  pedagogё  e  studentё,  qё  kaluam  kёtu  shumё  vite  me  ndjenjёn  mё  tё  bukur  tё  diturisё  dhe  shkencёs  nё  shpirtё, kemi  nevojё  tё  ringjallim  kujtimet  e  kaluara,  tё  kthejmё  nё  pavdekёsi  punёn  e  madhe  e  tё  bukur  tё  diturisё  kombёtare  shqiptare,  qё  merr  shkёlqimin  e  tё  gjithё  brezave. Ne  kemi  nevojё  tё  njohim  kontributin  e  secilit  nё  ketё  Universitet  gjigand  e  madhёshtor,  me  ditё  pagane,  dёshira  e  shpresa  tё  arta  pёr  arsimim  dhe  dije.

Ky  libёr  me  bukurinё  e “lules  sё  blertё”  pёrjetёson  njё  histori,sjell kujtime si  fletёza  ari  nё  shpirtё,hap  diskutime pёr  ngjarje  e  ndodhi  studentore,  vlerёson pedagogun  si  njeri  tё  shenjtё  tё  dijes, pra, hedh  njё  hap pёr  tё  krijuar tё  plotё  degёn  e  historisё  sё  pandёrprerё  tё  Universitetit  nё  75 vjet  punё  nё  pёrgatitjen  e  gjeneratave  tё  dijes  dhe  shkencёs  pёr  bujqёsinё  shqiptare  dhe  pёr  ekonominё  kombёtare  nё  tёrёsi…Duke  gjurmuar  thellё  nёpar  kujtime  ne  shohim gjithashtu  njё  kurorёzim  fisnik  tё  jetёs  aktive  tё  Universitetit  plot  krenari  e  dinjitet  nё  rrugёn  e  dijes  dhe  shkencёs  si  njё  gjigand i vёrtetё.

Me  motivet  studentore,  nё  muzgun  e  larmishёm  tё  natyrёs  sё  gjelbёruar  janё  rritur  gjithnjё  edhe  fjalёt  e  Universitetit  Bujqёsor  tё  gdhendura  si  medaljon  nё  Kodёr  Kamёz. Unё  nuk  e  harroj  kurrё  Qendrёn  e  Zёrit,  qё  na  zgjonte  nё  ditёn  e  re  me  gjallёrinё  e  kёngёs  dhe  tё  dritёs  njerёzore;  nuk  harroj  kurrё  redaksinё  e  gazetёs  “Studenti  i  Bujqёsisё”  ku  ne  trokisnim  me  pasionin  e  shkrimeve  dhe  botimeve; nuk  harroj  kurrё  pamjen  e  godinёs  sё  Fakultetit  tё  Ekonomisё  Agrare  qё  ishte  vёrtetё  njё  hapёsirё  qendrore  e  tё  gjithё  Universitetit  me  studentёt  dhe  aktivistёt  mё  tё  mirё,  mё  tё  dalluar…

Nё  Universitet  ne  ishim njё  zё  i  gjallё,  studjonim  mjaftё  pёr  profesionin, por  edhe  krijonim  poezi. Redaksia  e  gazetёs “Studenti  i  Bujqёsisё”  ku  drejtonte  rrethin  letrar  tё  Institutit  Shefqet  Meko  nga  Pogradeci,  ishte  njё  urё  lidhёse  e  ndjenjave  tona  shpirtёrore  me  tё  gjitha  ambjentet  e kёndёshme  tё  Universitetit,  me  shokёt  e  shoqet,  me  njohjet e  reja, me  tё  gjitha  dashuritё  e   fituara  pёrmes  dijes  dhe  filtrit  intim  tё  zemrёs. Ishte  kёnaqёsi  pёr  ne  tё  ndjenim  nga  afёr  shkrimtarёt  e  afirmuar  tё  vendit  pёr  letёrsinё  si  Dritero  Agolli,  Ismail  Kadare,  Sterjo Spasse, Teodor  Laco,etj,  ishte  lumturi   tё  dёgjonim  nё  Amfiteatrin  Qendror  midis  gjelbёrimit  tё  mahnitshёm  dhe  aromёs  sё  luleve  kёngёtarёt  e  preferuar  Mentor  Xhemali  me  kёngёn e  famshme  “Pёr  ty  atdhe”, Liljana  Kodakçiu,Lindita  Theodori, Myfarete  Laze,Anita  Take…Fitonim  njohuri e horizont  nga  tё  rejat  e shkencёs  tek  Biblioteka  e  Universitetit  qё  ishte  mё  e  pasura  nё  fondin  e  librave  dhe  nё  literaturёn  bashkёkohore  tё  bujqёsisё  dhe  ekonomisё; ndjenim  sadisfaksion  tё  madh  nё  lёvizjet  rinore  pёr  dije  e  shkencё, pёr  pёrparim  kulturor  dhe  dinamizёm  nё  jetё…Cdo  copёz  e  kohёs  sonё  studentore  ishte  njё  dashuri  e  vёrtetё  nё  çdo  drejtim  dhe  ja  vlejti  qё  ne  sakrifikuam   aq  shumё  nga  vetja. Nuk  shkoi  dёm  asnjё  pёrkushtim,  asnjё  moment  nuk  na  largohet  nga  kujtesa  edhe  pse  kanё  kaluar  dekada  tё tёra. Unё  ruaj  gjithçka  tё  bukur  nga  ajo  kohё  e  artё  rinore,  fotografitё  e  shumta,  krijimet  e  para  nё  gazetё,  referatet   shkencore  pёr  punimin  e  diplomёs  dhe  studimet  profesionale, gjithçka  qё  lidhet  me  leksionet e  bukura, me ekskursionet  profesionale,  me  praktikat  nёpёr  ekonomitё  bujqёsore  tё  vendit, me  mbrёmjet  e  vallzimit  etj. Nuk  ka  ditё  qё  tё  mos  ketё  kujtime,  nuk  ka  çast  qё  tё  mos  ketё  lindur  njё  ndjenjё  dhe  rigёtim  malli…Koha  studentore  ёshtё  e  artё, e  mbushur  me  eksperiencat  e  para  formuese  tё  jetёs,  tё  profilit  studimor  e  kёrkimor, me  dёshirat  mё  tё  bardha  nё  kёrkim  tё  ёndrrave, njё  “univers  i  klorofiltё”  qё  pёrtёrihet  gjithnjё me  endje…Ne  nuk  fshehim  dhe çastet  intime,  dashurinё  tonё  tё  parё, lidhjet me  njeriun  e  dashur,  hapat  me  tё,  rrёmbimet  e  pafundme,  kapёrcimet e  sfidave. Ndaj  kjo  kohё  intensive  e  jetёs  dhe  studimeve  ishte  pёr  ne  dhe  “busulla”  individuale  e  drejtimit  nё  jetёn  e  ardhёshme.

“Semafori  i  dijes”  nё  Kodёr-Kamёz  rri  gjithmonё  i  ndezur,  sikur  tregon  udhёkryqet  e  kohrave !…Ёshtё  ndjenja  e  tё  gjithё  dashurive. Kёtu  fjalёt  mblidhen  si  kallinjtё  e  grurit  e  mbushin letrёn  me  vite  çmalljeje. Kёtu  klorofili  me  dritё  shton   dashurinё. Kёtu  shqetёsimi  i  kohёs  rёndon si gurё  me peshёn mё  tё rёndё ( edhe  fjalёt  e  Universitetit  tonё  janё  shkruar  mbi  gure!).

Libri “ Rrёkezat  e  Kujtimeve” dhe  tani  i  freskёt “Monumenti  i  Dijes” dhe “Jetë  Universitare në 75 vjet” takon  brezat  nё  njё  jubile  qё  ka  veç  mirёnjohje  e  veneracion  tё  pavdekshёm,  rigjallёron  ndjenjёn  e  bukur  universitare  dhe  lartёson  plot  dashuri  njё  kolorit  tё  kёndshёm  pёr  vitet  e  dijes  nё  universitet.  Nё  tё  memoriali  i   kujtimeve  ёshtё  i  ndritshёm, plot  vezullime  e  dashuri  zemre…

Nuri  Dragoj, një  nga  studentët  ekselent  të  Fakultetit  të  Veterinarisë, një  bashkëpunëtor  i  talentuar  i  gazetës “Studenti  i  Bujqësisë” në  ato  vite do  të  shkruante :

  • “ Universiteti  Bujqёsor  ka  hyrё  nё  kujtimet  tona  tё  rinisё  si  njё  planet  apo  univers  i  ri,  ku  mёsuam  tё  njohim  botёn  dhe  tё  vetveten….

Ne  banorёt  e  dikurshёm  tё  kёtij  universi,  hodhёm  aty  themelet  e  blinduara  tё  njё  kulture  bashkёkohore,  duke  zbuluar  dalёngadalё  se  optimizmi  njerёzor  dhe  dashuria  pёr  tё  jetuar,  burojnё  nga  sakrificat  pёr  tё  mёsuar  diturinё  dhe  nga  emocionet  pozitive  tё  njё  edukimi  perfekt.

Tani,  37  vjet  pasi  kam  dalё  nga  ai  tempull  magjik  i  Institutit  tё  Kamzёs,unё  kam  kuptuar  se  ky  fat  qё  mё  ra  pёr  pjesё  nё  periudhёn  e  rinisё  sё  hershme,  ёshtё  njёkohёsisht  celsi  pёr  tё  zbuluar  misteret  e  Botёs….

Ashtu  si  njeriu  qё  ka  jetuar  dikur  nё   mbretёrinё  magjike  tё  thesareve,  unё  ish-studenti  i  Veterinarisё,  e  di  fare   mirё  sa  befasia  e  mrekullivetё  kёsaj  bote  ёshtё  “fshehur”  pikerisht  nё  ato  auditore  tё  thjeshta,  qё  mbartin  miliona  kujtime  nostalgjike,  tё  cilat  nuk  do  t’i   ndёroja  me  asgjё  tjetёr…”

Nё  ato  rrugica  tё  Institutit,  secili  prej  nesh,  njohu  intenerarin  e  botёs  dhe  sё  bashku  me  hartёn  urbanistike  tё  jetёs  sё  tij,  ne  dhjetёfishuam  shokёt  dhe  u  armatosёm  me  autoblindat  e  diturisё  njerёzore  pёr  pёrballimin  e  saj.

Midis   miqve  e  shokёve  tё  paharruar  tё  asaj  moshe, çdo  student  ka  njohur  atje  edhe “batalionin  gjigand” tё pedagogёve   apo  profesorёve  tё  nderuar.

Arsyeja  e  madhe  ёshtё  fakti,  se  ata  nё  atё  kohё  kur  na  takoi  tё  ishim  studente tё tyre, ndryshuan  pёrgjithmonё  diskun”  e  horizontit  tonё!….

Qyteza  e  klorofiltё”, e  ngritur jo  rastёsisht  pranё  fёshferitjes  melodike te grurёnjave, kaq  pranё  blegёrimave  nё  flladin  e  malit,  kaq  pranё  gjelbёrimit tё  drurёve dhe  bimёve, ёshtё  gjithmonё  si  njё VEPЁR  ARTI nё  hapёsirёn  bujqёsore  shqiptare…

Kёtu, nё  qytetin  mbi  kodrinё, flladitja e  natyrёs  krijon “dallgё  dashurie” nё hapёsirё. Gjithçka  ёshtё   veshur  me  gjelbёrim, me  lule nё  ndёrthurje tё  harmonishme me  ngjyrёn  e  stinёve.Sa  bukur  i  shkojnё  kёsaj  qyteze  kёto  kodra  pёrjetёsisht tё  gjelbёrta !.

Nё  rrjedhёn  e  viteve dhe dekadave, buzёqeshja pёrherёrinore e qytezёs, ёshtё  bёrё  mё  e pastёr dhe njё  suferinёndjenjash qё i zgjon  mosha  mёёndёrruese  njёzetёvjecare…Kёtu  veshtrimi  i  pastёr  nga  e  ardhmja, ka ngrohur mё  shumёёndrrat e ndezura tё  rinisё  studentore. Nёpёr  rrugёt  plot hijeshi tё  qytezёs  erdhёn  dhe  ikёn  hapa  tё  shpejtё  studentёsh dhe  vijnё  gjithnjё  nё  rritje  rritme  mёngjezesh  studentore, qё  kanё  vetёm  dritёn  e  diturisё  dhe  ripёrtёrijnё  “mozaikun”  e  qytezёs.

QENDRA E ZËRIT E ILB-së, NJË STUDIO PËR ZËRIN STUDENTOR DHE NJË MIKROFON ME TINGËLLIMIN E MOSHËS SË ARTË 20-VJECARE

Në fillim të vitit akademik 1980 – 1981, kur unë isha student në vitin e dytë të Fakultetit të Ekonomisë Agrare, mora në dorëzim Pajisjet e Qendrës së Zërit të INSTITUTIT bashkë me Shefqet Meko, student në Fakultetin e Veterinarisë.Në këtë kohë ai gjithashtu mori përsipër edhe drejtimin e gazetës “Studenti i Bujqësisë”.

Qendra e Zërit ndodhej në katin e parë të Godinës Nr.4 të konviktit të djemve të Agronomisë, me hyrje të veçantë nga lind dielli e përbëhej nga dy dhoma, njera shërbente për pajisjet e Qendrës së Zërit dhe tjetra për teknikun Ilir  Sare.

Pajisjet kryesore të Qendrës së Zërit ishin  1 Radio e markës “Grunding” e cila punonte me valë të shkurtër e të mesme, 3 – 4 implifikatorë, 2 manjetofona prodhim polak, 2 artoparlante të mëdhenj që ishin vendosur jashtë në pemët më të larta. Radioja shpërndahej me artoparlante të vogla në 7 Godinat e Shtëpisë “Studenti”  dhe krijonte një atmosferë ngazëllyese për  6000 studentët e gjithë Universitetit Bujqësor

      FILLIMET  RADIOFONIKE  TË   QYTEZËS  STUDENTORE

Në foto Niko Todo (ulur) dhe Fuat  Memelli (në këmbë). Duke montuar aparaturat e  Qendrës së Zërit në  vitin 1969.

KRIJUESIT, SHKRIMTARËT DHE POETËT QË FARKËTOI UNIVERSITETI  BUJQËSOR I KAMZËS.

Universiteti Bujqësor i Kamzës është jo vetëm Monument i Dijes, por edhe një Monument i Artit&Kulturës kombëtare shqiptare. Aty “u pagëzuan” dëshirat e para krijuese të shumë personaliteteve si Teodor  Laco, Namik  Dokle, Qemal  Sakajeva, Cezar  Agimi, Ago  Nezha, Jani  Gusho, Xhevdet  Shehu, Fuat Memelli, Shefqet  Meko, Marash  Mirashi, Ahmet  Mehmeti, Mujo Bucpapaj, Gëzim  Llojdia, Pashko  Gjerkaj, Xhelal  Tosku, Ahmet  Prenci, Mark  Preçi, Klara  Buda, Zef  Gjeta etj që kishin studjuar për agronomi, veterinari, ekonomi apo pyje dhe  sot janë figura të rëndësishme të publicistikës  dhe  të poezisë  shqiptare.

Të gjitha talentet e brezit të viteve 1980 në ILB si Shefqet Meko, Edmond  Kaceli, Feti  Zeneli, Tonin Kacaj, Zef  Gjeta, Vojsava  Zegali,Qani  Sherja, Gjergji Zefi, Emin Kukli, Martin  Leka,  Spasse  Thanasi, Jak  Përpali, Riza  Doda, Bislim  Ahmetaj, Ymer  Hysa, Selmam Mëziu, Ali  Cani, Pashko  Gjerkaj, Gëzim  Llojdia, Agim  Deva, Llazar  Rumnici, Alfred  Gjata, Mimoza  Isufi, Altin Haxhinasto, Ardian  Gjergji,Shkëlqim  Nurja, Robert  Papa, Zamir  Ymeri, Qirjako  Basha, Prel  Ndrevataj, Ana  Doko,Etleva  Puto, Petro  Bereti, Thoma  Vogli, Pëllumb  Cuni, Hysen Kobellari, Pali  Goga, Jakup  Gjocaj, Petrit Kaloshi, Gjovalin Gjeloshi, Lulëzim Keta, Hasan  Domi,Arjan  Alikaj, Monika Spahivogli, Majlinda  Rama,Osman  Xhili  e plot të tjerë e patën gazetën “Studenti i Bujqësisë” tribunën e tyre të dashur ku publikuan krijimtari brilante në poezi, prozë, pikturë apo fotografi artistike. Ka patur shumë student që kishin “dell krijues” dhe tashmë janë autorë të disa librave. Qysh atëhre Shefqet Meko deputoi me tregimet e para “Një grusht dhe”, “Darkë në konvikt”,Ngrohtësi”. “Letran ë zarf të hapur”, “ Do shihemi…”, “Gota e thyer”, “Natë vere”  etj. Plot “nerv letrar” ishin  Gjovalin Gjeloshi, Osman  Xhili, Mark Preci, Martin Leka, Gëzim  Llojdia,që nuk mungonin në faqen e parë të gazetës studentore me shkrime problemore, me reportazhe e studime letrare.                

Koha madhore e letërsisë për shumë bashkëkohës tanë ka filluar që në Universitetin Bujqësor me gazetën e famshme “Studenti i Bujqësisë”. Aty u ndje “pagëzimi i zjarrit” të dëshirës për art, letërsi, kulturë, aty u ndje “liria e fjalës” në kushtet e ndaluara politike dhe ideologjike, aty u formua “vetëdija krijuese” me një ngazëllim të çuditshëm të profesionit më të bukur. Dega profesionale e imponuar ishte atëhere vetëm “ombrella” e farkëtimit të talentit në udhën e dijes… Gumëzhiu bukur redaksia studentore nga zërat e poetëve, tregimtarëve, eseistëve, që guxuan të krijojnë bukur jashtë skemës së “Realizmit Socialist”, përtej “doktrinës rutinore të propagandës”,duke“kapërcyer”parrullat e kohës me thirrje revolucionare…Më kujtohet sa bujë bëri atëhere fejtoni i Shito Kadifeja“Kush është Berber?!”, që  arriti deri në godinën e Komitetit Qendror të partisë…Ishte kulmi i luftës kundër shfaqeve të huaja dhe përjashtoheshin studentë nga Fakulteti për flokë të gjata e pantallona të gjera të modës ekstravagante. Marash  Mirashi quhej “poeti i ftohtë” se publikonte vargje poetike  me tingëllim hyjnor të vecantë, që në veshin e Partisë quhej “dekadencë”. Ai bëri disa muaj  punë   korektonjëse  në Minierën e Valiasit deri  sa iu dha rikthimi në Fakultet me ndërhyrjen e Skënder Gjinushi, atëhere Ministër i Arsimit. Ky zë i çuditshmëm poeti u bë sinjikativ dhe shumë domethënës në letrat shqipe, me farëktimin e marrë fillimisht në Universitetin Bujqësor. Mbaj mend se ai i tha atëhere me dashamirësi Rektorit Lufter Xhuveli : -“Profesor  më lerë të shkruaj për fushat dhe minierën e mos këmbëngul të më rikthesh “i damkosur” në Fakultet”. Historia u mbyll me  autokritikë në organizatën e rinisë dhe Komitetin e Rinisë së Institutit  ku Ernest Gocaj e etiketoi si “raca  që del nga kafazi !”. Rebel  dhe  i shkujdesur ishte atëhere edhe Gëzim Llojdia, që nuk gjente qetësi shpirtërore në Qytezë, i ardhur këtu “pa dëshirë” dhe i “imponuar”. Në kundërpeshë  me profesionin e arsimimit të tij, ai gjeti “armën e arsyes”, pasionin me letërsinë, gazetarinë dhe librin.Lexonte shumë, i pëlqente analiza e librave, dashurohej pas vargjeve poetike me tingëllim të veçantë romantik, rrëmbehej pas udhëtimeve dhe rrëfimeve.

Ndaj  shpeshëherë kryeredaktori i  gazetës “Studenti i Bujqësisë” Shefqet  Meko e  dërgonte atë me shërbime krjuese në Lushnjë, Fier e Shkodër bashkë me Qani Sherja, si një dyshe që gjithmonë dilte nga “situata e vështirë”. Një tjetër krijuese, KLARA  BUDA  shquante për profilin e saj ngadhnjimtar mbi  “rebelimin  e kohës” për “dëshirat e munguara”.Erdhi nga Fieri si një qytetare “ e skalitur” me kulturë e tradita që e ngrinin lart në qiell e nuk e linin “pezull” në sikletin  e patreguar “ të studjoj apo të braktis profesionin ?!”. Dhe qendroi “stuhishëm” ajo duke studjuar, krijuar e shfaqur një imazh  letrar të adhuruar. Mark Preçi e quante Klarën atëhere “ndjeshmëria e kodrës”, pasi kishte një karakter miqësor të ndjeshëm e të hapur në marrëdhënie me shoqerinë studentore të Universitetit. Por edhe formoi një “individualitet” të veçantë krijues nëpërmjet faqeve të gazetës “Studenti i Bujqësisë”, që për të ishte një “klorofil” në shpirtë.

GËZIM  LLOJDIA :  NË TIRANËN E LETRAVE TË VITEVE 1984

  • Nje memorie e gjatë krijuese përmes gazetës sonë “Studenti i Bujqësisë”

Në ato ditë të hershme të rinisë,ëndërrat dhe realiteti shkrinin bashkë si dy shtresa që s,mund të mbylleshin kurrë.Cdo moment ishte një mundësi e paimagjinueshme për tu afruar asaj bote që ndjehej aq e largët dhe e prekshme në të njejtën kohë. Kërkonim një rrugë,jo thjeshtë përmes fjalëve, por përmes krijimit,përmes artit ku ëndërrat përplaseshin me realitetin dhe ndiheshin më të gjallë se kurrë !…

Dija dhe pasioni kishin gjetur strehën e tyre përmes librave,poezisë dhe kritikës.Ishte një kohë kur çdo fjalë që shkruaje kishte peshë. Një periudhë ku çdo hap i vogël ishte një mundësi për tu ndjerë gjallë, për të prekur jetën dhe botën me fjalë.Të rinjë të mbushur me ëndërra. Të gjithë që ëndërronim që të bëheshim shkrimtarë. Të krijonim një botë me fjalë. Dhe ky moment me ndjesinë e pasigurisë dhe entuzizmit. Të krijonim një botë të tërë përmes fjalëve, një botë ku imagjinata mund të   fluturonte lirisht. Do të na shoqeronte përgjithmonë,si një kujtim i thjeshtë,por i pashlyer kurrë në mendje !.

Në atë kohë, kur ne ishim studentë e shihnim botën përmes syve të rinisë. Dhe gjithçka ishte mbushur me mundësi dhe pyetje pa përgjigje.Vendi ynë ndodhej ende nën sundimin e një regjimi komunist. Mirëpo ai qytet i vogël që na mbante  kishte dicka të vecantë.Ishte një qytet rinie. Dhe secili ndërtonte brenda një ëndërre të paqartë dhe të largët. Qytezë që nuk ishte si çdo qytet tjetër të Shqipërisë. Tëresisht rinor. Pramndaj mbante të fshehura “sekrete dhe dëshira”. Atje ku gjithçka ngjante më shumë me një pasqyrë të brendëshme të mbushur me lëvizje të heshtura dhe ëndërra të mbyllura në sirtar… Ëndërra që fluturonin në ajër. Ai gjerbërim ishte një mundësi për tu arratisur në mendime. Jeta në atë qytet për ne ishte një pasuri e paçmueshme. Cdo moment kishte një vlerë të vetën, edhe pse mund të dukeshin të thjeshta. Rrugët e ngushta e të zhurmshme ishin mbushur me të qeshurat e vajzave. Një atmosferë tërheqëse, që ngjallte energji. Një lloj rinie e pavdekshme, që mbante gjithcka të gjallë…Na kujtohen serenatat që bënin korcaret e Fakultetit Ekonomik. Ato këndonin me pasion. Dhe tingujt e kitares dhe këngët ishin si valëzim deti. Vajzat me buzëqeshjet e tyre dilnin në dritare. Rrinin mbështetur tek parvazet dhe shijonin ato momente magjike të qytezës…Ushtonte kënga e njohur “ Në bankat e shkollës moj mike !…”

  • Dy emra i gdhendëm  dikur

Por unë nuk e di si më ike

Dhe zemrës  i vura një gur !….

Ah, kjo këngë na shoqeronte në ditë të mbarë dhe të vështirë. Këngët kishin fuqinë e jashtëzakonshme për të shoqeruar momentet e jetës. Në bankat e shkollës, moj mike, dy emra të gdhendur në kujtimet tona të rinisë, si ky Universitet i “gdhendur” në gur, siç e portretizon Spasse  Thanasi. Dhe ndjenim çdo prekje të penës mbi letër. Gazeta jonë “Studenti i Bujqësisë” mbartenë kujtimet tona pasionin e rinisë. Kishim një zyrë të vogël në Qendrën Studentore. Një vend ku fjalët ishin më shumë se një rreshtim letre..Fuqi për të ndikuar,për të nxjerrë në pah një botë të ndryshme. Ishte edhe një rreth letrar i ILB-së. Një hapësirë ku fjalët bëheshin art. Atje thirrëm shkrimtarët më të njohur. Elena Kadare, që me penën e saj ndriçonte zemrat femërore, bëmë një bisedë në Godinën Nr,.7 me vajzat konviktore. Elena foli për romanin e saj “Një lindje e vështirë”. Ishim me Shefqet Meko, Martin Leka, Spasse Thanasi etj. Tek Godina Nr. 3 Diana Culina bëri të preknim zemrën e jetës. Apo dhe Teodor Laço që çdo fjalë e tij ishte një dritare në botën e lirisë. Kishte qënë agronom, kur kishte njohur jetën e fshatit. Ishte udhërrëfyes që ndihmonte të kuptonim se letërsia mund të të shpëtonte, mund të të ndryshonte gjithçka. Cdo bisedë me ta ishte një ngjarje e paharrueshme që na mbante gjallë dhe na jepte forcë për të besuar në fuqinë e artit.

                                           SPASSE   THANASI

Autor i 4 librave memorial mbi historinë e Universitetit Bujqësor të  Tiranës ( 1951 – 2026 )