Bujana Malaj (N.Shahu)
Poete&studiuese









KUMTESË PËR ARËSIMIN DHE HISTORIKUN E SHKOLLAVE NË BELLOVË
Të shkruash për Dibrën duhet të jesh dijetar, historian dhe hulumtues i një historie ndërshekullore, gjë që unë nuk e posedoj. (Dhe s’do mundesha ta posedoja dot edhe sikur të isha e lindur dhe rritur, jo e shekullit të XX-të, por edhe që në shekullin e parë para erës së re).
Këtë nuk mundet askush ta posedojë apo ta përjetësojë përveçse historisë e cila përcillet ndër shekuj e breza ashtu siç ju thuhet dhe shkruhet.
PAK PËR ETIMOLOGJINË E EMRIT DHE
VENDBANIMET E HERËSHME TË FSHATIT BELLOVË
Unë kam dëgjuar dhe lexuar shumë për Dibrën, por jam e bindur se historia e saj nuk ka të sosur. Ajo u mundëson studiuesve hapësirë të pamatë për ta ndriçuar.
Mua si nuse dibrane, përpos të di për Dibrën më ka interesuar të di, të mësoj pak më tepër për fshatrat (katundet e epra siç quhen), ku kryeqendra e tyre ka qenë Bellova (Biloja), e cila sipas historisë që në vitin 1467 ka qenë zotërim i Subash Ahmet Bej Hoxhollit të Dibrës, e përfshirë në vilajetin e Dibrës së Poshtme.
Gjatë shekujve e në vazhdim, nga botime të historisë mësojmë se vendbanim i hershëm i këtij fshati me emër të dëgjuar ka qenë edhe KAPRA, me lagjet e saj KODËR, GURI I BARDHË dhe QAKE, ku edhe sot e kësaj dite figuron një përrua që kalon përreth Bellovës së sotme me emrin “Përroj i Qakes”, ujin e të cilit e kam kaluar me qindra herë.
Studimit të historisë së këtij fshati i jam kushtuar për disa vite, bazuar në burime arkivore, muzeale, por edhe gojore dhe për këtë jam ndjerë dhe ndjehem krenare. Kjo, edhe si domosdoshmëri për t’ua lënë brezave të ardhshëm, të shkruar prejardhjen e atij vendi që ka lënë gjurmë dhe histori (ndonëse për shkak të fatkeqësive natyrore flitet që shumë vendbanime u shkatërruan dhe pjesa e mbetur e banorëve u shpërngulën në rrethinat e Shkupit dhe një pjesë tjetër u vendos në BELLOVË - Biloja) .
Fiset më të hershëme të këtij fshati flitet të jenë Fisi ZIZA, ku historiku i Fshatit Bellovë flet për Papasin e Krapës, i detyruar të ndryshojë fenë e ta kthejë besimin në muhamedan dhe të thirret në emrin HAZIZ (sipas historisë u kthye në llagapin (mbiemër) ZIZA dhe MEDA që vinin nga KAPRA.
FISET E REJA DHE ARSIMIMI
Gjatë shekullit të XVII-të, gjithmonë sipas burime historike, në fshatin Bellovë vendosen familje të mëdha bujqësh të ardhur nga vende dhe vise të ndryshme, ku me shtimin e tyre rritet dhe numri i fiseve të reja si:
SPAHIU/ SARAÇI/ DUMANI/ SHAHU/ ELEZI/ SELA/ KADRIU, e të tjera në vazhdim, që shkruan historinë e fshatit, në të cilën një kapitull të rëndësishëm përbën ai i arsimimit.
Për faktin se dibranët kanë qenë gjithmonë në lëvizje për jetën, shkollimin dhe arësimimin kulturor e merrnin kudo që nguleshin. Por në Bellovë u mendua që njerëzit dhe intelegjenca e saj të kishin një shkollë të tyren.
Pas çlirimit të Shqipërisë nga okupatori nazifashist, me fillimin e reformave të reja dhe të tjera në funksion të rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta, përparësi merrte shkollimi i banorëve të atyre fshatrave.
Kështu që në vitet 1950-1951 u hap Shkolla e parë fillore në Bellovë. Funksioni i saj në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm, ndonëse një shkollë e ciklit të ulët që quhej atëherë, jo nga “ vlera e ulët” por se ishte në fillesat e saj, vetëm dy deri 4 vjeçare. Gjithsesi ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme sepse po u mësonte fëmijëve këndim (lexim) dhe shkrim në gjuhën amtare, ndërkohë që deri atëherë vetëfirmosja bëhej me shenja gishtërinjsh, më e prapambetura e kohës.
Duhen përmendur dhe kujtuar me nder e lavdi mësimdhënësit e asaj kohe të vështirë pa kushte, pa dritë por vetëm nën dritën e zbehtë të kandilit! Kështu u ulën këmbëkryq në atë votër të nxehtë mësimi, të parët e atyre zonave, si nësues (Zotnia): MISLIM SHEHU/ MINELLA DHIMO/ REXHEP KADRIA/ XHELIL SARAÇI e ndoshta dhe të tjerë, (ndjesë për emrat nëse nuk janë përmendur).
Vetëm disa vite më pas me ndryshimin dhe reformimin e sistemit, si në të gjitha fshatrat e tjera të Shqipërisë edhe në Bellovë filluan ndërtimet e shkollave fillore të cilat ishin fillestare 4 vjeçare. U ndërtuan pothuajse në çdo fshat sepse atë kohë ishte shumë e domosdoshme që çdo fëmijë i kohës të kryente shkollën fillore, duke pasuar në 8 - vjeçaren e detyruar nga regjimi i kohës dhe shumë e vyer për çdo fëmijë dhe familje.
Bellova e cila ishte ndërtuar në kodrën e shekujve, në shpatinën e historive të mëdha, nën hijen e malit më të lartë të Shqipërisë, KORABIT, kishte nevojë për ndërtimin e shkollave të tjera.
Një arsimim jo vetëm i detyruar por edhe i mirëpritur nga intelegjenca e lartë e atyre krahinave, e cila nxori nga bankat e saj me dhjetra e qindra kuadro e intelektualë të njohur që morën poste, ndër më të mëdhatë në drejtimin e pushtetit të asaj kohe e pse edhe të sotmes.
Rritja e numrit të nxënësëve diktoi dhe ndërtimin e një shkolle të re në mesin e katër fshatrave (katundeve të epra).
INFRASTRUKTURA
Gjatë atyre viteve, me krijimin dhe administrimin e kooperativave bujqësore, ishte e domosdoshme dhe hapja e çerdheve, kopshteve për fëmijë (parashkollorë), institucioneve të ndryshme si ambulancë, furrë buke, maternitete, qendra telefonike, posta e të tjera, ashtu siç u hapën dhe zyra të ndryshme për drejtuesit lokal dhe rajonalë nëpërmes kryesive dhe administratës drejtuese të këtyre institucioneve (kooperativa të bashkuara), ferma e çdo gjë që mendohej se duhej për atë kohë.
Kështu që krejt pranë institucioneve të asaj kohe (Kooperativës së Bashkuar Bellovë ), rrëzë Qytezës historike, (Shpella e kësaj Qyteze Arkeologjike e quajtur “ GRADISHTA E BELLOVËS”), me gëzim dhe shumë dashuri u prit hapja e Shkollës së parë 8 vjeçare në Qendrën e këtyre zonave malore shumë të bukura, patriotike, historike dhe kulturore.
Kjo shkollë e shumëpritur mori një ndër emrat më të shquar të asaj kohe - emrin e djaloshit të ri Shemsi Haka, i cili ra heroikisht duke u shpallur dëshmor i lirisë, i lindur në fshatin Alpin të Cerjanit, fare afër Bellovës. Jeta e tij rinore u ndërpre në mes si një atdhetar dhe nacionalist i madh i asaj kohe.
Që në vitet e hapjes së Shkollës 8 vjeçare “SHEMSI HAKA” (i viteve 1963), Qendra Administrative Bellovë, ku përfshiu fëmijët e katundeve të epra, u bë një ndër qendrat më me zë të rrethit të Dibrës.
Nga bankat e kësaj shkolle dolën shumë e shumë intelektualë duke u kthyer përsëri në dyert e saj, jo më si nxënës por si mësimdhënës (mësues kuadro), duke i shërbyer komunitetit, fëmijëve të tyre dhe të fashatarëve të vet në dije e kulture.
Në vitet 80-të, kur fati më solli nuse në këtë fshat, nga një krahinë apo rreth krejt tjetër, nga Rrethi i Alpeve të Veriut, Tropoja, u njoha me atë shkollë të ndërtuar buzë Përroit të Bellovës, që vinte nga Bjeshkët e zhveshura të Cerjanit, duke zbritur poshtë përreth Llixhave të njohura të Peshkopisë e duke zbrazur poshtë ujin e ftohtë të atyre grykave drejt Qytetit të bukur të Peshkopisë, nën aromën e këndshme të “Bulevardit të gjelbër të Blinit”, e deri poshtë në bashkimin e disa përrenjve të tjerë me ujin e Drinit të Zi.
Prej bankave të asaj shkolle, për të vazhduar më lart kishte dalur dhe njeriu i fatit tim ( bashkëshorti ) prej të cilit mësova shumë, jo vetëm për atë institucion por edhe për gjëra të mëdha të atyre fshatrave.
Mësova shumë dhe mbi historitë e kohës së tij gjatë 8 viteve në bankat e asaj shkolle, mbi diturinë por edhe mbi varfërinë e atyre nxënësve dhe të atijën më tepër gjatë asaj kohe.
Më kanë ngelur në memorie rrëfimet e tij mbi gjendjen e rënduar ekonomike dhe ndihmën që i kishin dhënë mësuesit e asaj shkolle.
MIRËNJOHJA PËR MËSUESIT SHEMBULLORË
Bashkëshorti im Q. Shahu, edhe sot e gjithmonë përmend me shumë nostalgji emrin e mësuesit ADNAN SHEHU që për disa vite i ka dhënë mësim e ai duke qenë një nxënës shembullor në mësime. Ky mësues i jashtëzakonshëm, sië e quan edhe sot, të gjitha librat e viteve ia kishte blerë me shpenzimet e tija (prof. ADNAN SHEHU). Gjithmonë ka qenë mirënjohës ndaj emrit dhe figurës së tij, përpos dhe emrave të tjerë mësimdhënës dhe përkrahës si Astrit Kodra, Fatmira dhe Afërdita Zenuni (dy motra) që i kam njohur virtualisht nga bashkëshorti im duke folur dhe treguar për humanizmin e tyre, jo vetëm ndaj këtij nxënësi por edhe për nxënës të tjerë në pamundësi ekonomike për blerjen e teksteve shkollore.
Jo pa qëllim kapa dhe këtë temë për të treguar fakte reale që humanizmi njerzor nuk njeh sistem, nuk njeh kohë por përjetohet në çdo lloj kohe dhe mirënjohja jepet gjithashtu edhe pas vitesh, dekadash apo edhe shekujsh.
Sot që po shkruaj këtë kronologji kohe, kthim pas vitesh të edukimit dhe vlerës që kanë pasuar bankat e asaj shkolle dhe mes tyre brezash, po evidentoj faktin që ky ish - nxënës i ndihmuar ekonomikisht nga edukatorët e mësuesit e asaj shkolle, me vite të tëra u kthye nga puna e tij e madhe, në ndihmë të shumë e shumë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke mos harruar kurrë të kaluarën e tij.
Një ish - nxënës shumë i pregaditur edhe pse me ekonomi të dobët të asaj kohe demostron sot akte humanizmi që po i evidentoj në këtë shkrim.
Fëmijët e mi shumë pak patën fatin të preknin bankat e asaj shkolle, sepse vështirësitë e kohës na detyruan të largohemi nga fshati i bukur i Bellovës.
KEQARDHJE PËR BRAKTISJEN E FSHATIT
Me kalimin e viteve dhe dekadave jeta dhe koha morën drejtim tjetër si në të gjithë Shqipërinë e pas ’90-tës. Çdo gjë ndryshoj ashtu si ndryshuan vitet e para të tranzicionit.
Shkolla 8 vjeçare e atyre viteve, sikur doli jashtë funksionit si shumë e shumë shkolla dhe objekte tjera shkollore. Ky tranzicion i tejzgjatur i kësaj demokracie të brishtë në Shqipëri lëkundi gjithçka.
Njerëzit nuk shikonin më çfarë kanë afër por kërkonin largimin dhe ndryshimin e jetës diku tjetër.
Kështu vepruan shumica e popullsisë, edhe e këtyre krahinave të bukura dhe midis kësaj lëvizje isha dhe unë me familjen time.
Njeriu është ai që zbukuron jetën në çdo vend ku është apo ku shkon përpos bukurive të natyrës.
Natyra mori ngjyrën e hirtë me “braktisjen” e fshatrave , u bë më e egër, zogjtë nuk bashkonin më cicërimat e tyre me zërin e fëmijëve! Nuk përcillnin gaz e hare në oborrin e shkollës!
Zilja binte më e lodhshme se kurrë, në mesin e oborrit bashkoheshin fare pak nxënës të “frikësuar” nga zhurmat dhe erërat e forta që përcillte GRADISHTA E BELLOVËS.
Gryka e Përroit të Bellovës egërsohej më tepër, rrugët e ngurta të Përroit nuk kishin më gjallërinë e dikurshme, mungonin përshëndetjet e mësuesve që i jepnin njëri - tjetrit rrugës që merrnin në këmbë nga Peshkopia, Zagradi, Cerjani apo Rabdishti.
Kujtojmë me nostalgji mësuesit që zbrisnin herët në mëngjeset e acarta nga Bellova për të ndezur një sobë të vjetër me dru pylli e për të pritur të ardhurit nga larg, me këmbë e duar të lagura e të ftohta të fillonin orën e mësimit. Gjithçka mori drejtim tjetër, me kalimin e disa viteve, kjo zonë perlë e natyrës u braktis nga fshatarët të cilët e “mbronin” me përkushtim edhe pse në varfërinë e kohës oborret, trojet dhe tokat e tyre të pakta kërkuan restaurimin e dy shkollave me të njëjtin emër “SHEMSI HAKA”, njëra në Bellovë dhe tjetra në Rabdishtin e bukur turistik në ato gryka bjeshkësh të zhveshura, ku sot vijnë turistë nga e gjithë bota.
RESTAURIMI DHE NDËRTIMI I SHKOLLËS SË RE “SHEMSI HAKA”
Në vitin 2000 - 2001 fillon restaurimi i parë i Shkollës “SHEMSI HAKA” në Rabdisht, duke i lënë hapsirën restaurimit të shkollës tjetër po me të njëjtin emër në Bellovë. Restaurimi i shkollës në Bellovë nuk zgjati shumë, aty u vendos që të bëhet një shkollë e re 9 - vjeçare moderne, me të gjitha paisjet edhe. Ndonëse numri i nxënësve nuk kap një shifër të konsiderueshme ajo konsiderohet si një shkollë në perspektivë totale për të gjithë nxënësit që shkollohen nga tre fshatrat Cerjan (nëse dikush ka ngelur në ato troje), nga Zagradi po aq i bukur por me njerëz në pakicë dhe Bellova që është përsëri kryeqendra e tyre.
Rabdishti gëzon shkollën e tij ashtu si dhe çerdhe e kopshte si çdo herë tjetër. Edhe Bellova ka kopështin dhe shkollën e saj tashmë të re ku nxënësit mësojnë nga një këshill pedagogjik shumë i pregaditur, përpos teknologjisë e cila ndoshta sot ua bën më të lehtë punën por qëllimi mbetet i njëjtë si atëherë në vitet e para të hapjes së shkollës 4 - vjeçare në fshat, ashtu edhe sot në 9 - vjeçaren që mban emrin e meritur të dëshmorit “SHEMSI HAKA”, për të nxjerrë personalitete, si në kohët e mëparshme dhe për të lënë pas breza të cilët duhet të shkollohen, arsimohen, për të qenë atdhetarë të ditur dhe që të përfaqësojnë kudo që të jenë gjuhën më të bukur në botë dhe Kombin Shqiptar.
I shkrova këto radhë me dashurinë, respektin dhe mirënjohjen më të madhe për atë armatë mësuesish që përmes vështërsive të kohës ndër dekada, kryqëzuan rrugët e tyre së bashku, për të qenë afër këtij komuniteti të largët apo të afërt dhe që me aftësitë e tyre të pamohueshme kanë nxjerrë emra të mirënjohur në shërbim të trojeve etnike, në dikastere qëndrore e deri edhe akademikë e shkencëtarë, doktorë e inxhinierë, drejtues pushteti e biznesmen, e tjerë e tjerë..
Respekt, krenari e shumë mirënjohje dhe homazhe të sinqerta për ata të ndarë nga jeta, në emër të gjithë bashkëfshatarëve të mi bellovas.
Me këtë shkrim zgjodha të jem zëri juaj, i të gjithëve në nderim të kësaj armate që vitet e tyre të jetës i derdhën mbi germat e alfabetit shqip dhe diturisë në breza.
Ndjesë nëse kam harruar ndonjërin, por po rendis mësuesit si vijon:
MËSUESIT DHE MËSUESET E PARA:
Mislim Shehu
Minella Dhimo
Rexhep Kadria
Xhelil Saraçi…….
Mësues dhe kontributor ndër vite nga kryeqendra Bellovë:
Astrit Shahi
Rufa Shahi
Ymer Saraçi
Luljeta (Shaban) Saraçi
Servete Saraçi
Lavdosh Sela
Hysnie Dumani
Redife Shahu
Olgerta Shahu……
Mësues dhe kontributor ndër vite nga fshati Zagrad :
Myrteza Mera
Perviz Mera
Abedin Sefa
Behije (Shuip) Sefa
Nuri Sefa
Sef Sefa
Lavdrim Feta…
Mësues dhe kontributorë ndër vite nga fshati Cerjan:
Besnik Lami
Nexhbedin Paci
Vasfi Xhelili
Flora Lami
Selami Kaza
Sabedin Xhelili…….
Mësues e kontributorë ndër vite nga fshati Rabdisht:
Ali Nesimi
Arjan Shahini…….
Mësues dhe kontributorë ndër vite që kanë bërë me qindra, ndoshta mijëra kilometra gjatë viteve të tyre, rrugës së vështirë në shi, borë, stuhi e vapë nga Peshkopia drejt fshatrave malorë dhe të egër të kohës natyrore:
Përparim Gjembulla
Xhide Fida
Tahir Cara (ish drejtor)
Ibrahim Bulku
(një person i jashtëzakonshëm që kam fatin e njoh për së afërmi ku edhe sot nuk pushon së kërkuari dhe exploruari në “Gradishtën e Bellovës” me shkopin e tij “magjik”).
Gëzim Shatku (apo Shulku nuk jam e sigurtë- ndjesë për lapsusin)…..
Adnan Shehu
Astrit Kodra
Zaim Kadria
Motrat : Afërdita dhe Fatmira Zenuni…..
Jam e sigurtë që ka më shumë por nuk i kujtoj dot dhe ju lutem më ndihmoni kush i njeh emrat e tyre.
Respekt dhe mirënjohje të thellë gjithashtu për armatën e sotme, armatën e mësuesisë që ka zgjedhur të punojë e kontribuojë brenda vendit, duke mos marrë parasysh vështirësitë e ditës, javës, muajit, simestrit dhe të vitit… Më shumë se ata/ato askush nuk e ndjen nevojën e qëndrimit dhe mësimdhënies bashkëatdhetarëve në vendlindjen e tyre.
Jam e sigurtë se ky Këshill Pedagogjik i kësaj shkolle, me punën e tyre do të rrisin interesin e shumë nxënësve për t’iu rikthyer atyre bankave, për të qenë sa më afër prindërve, trojeve dhe vendlindjes së tyre.
Me shumë respekt dhe dashuri vlen për të përmendur emrat e këtij Këshilli Pedagogjik duke i falenderuar thellë edhe nga ana ime personale si bashkëfshatare e asaj krahine të bukur, që zgjodha të lidh jetën mes atyre bukurive natyrore dhe njëkohësisht dhe atyre njerëzve të mirë që u bënë strehë dhe mbështetje e jetës time familjare.
Mes kësaj armate nuk njoh shumë sepse janë brez tjetër, përveçse djalit të fisit tim BESMIR SHAHU, të cilin e falenderoj shumë për ndihmën në dhënien e disa të dhënave, aq sa ai disponon për vitet e tij në këtë mësimdhënie, në artikulimin e këtij artikulli nëse mund ta quaj kështu, përveç të tjerave dhe një falenderim të përzemërt që doli nga ato banka dhe u kthye përsëri atje, tashmë për të qenë Besmiri në rolin si aktor kryesor i mësimdhënies, duke ndjekur hapat e hallë Redifes dhe disa mësuesve të tjerë nga fisi i tij dhe i imi njëkohësisht.
Besmiri i kishte rruget e hapura si gjithe bashkëmoshatarët e tij, por zgjodhi vendlindjen në shërbim të atyre që i kanë shërbyer gjithë jetën, për të lënë një emër pas në listën e gjatë të gjithë atyre që punuan dhe kontribuan deri në palcë për shkollimin dhe arësimimin e brezave.
Jam e sigurtë që nuk donte ta përfshija emrin e tij ( BESIT) por besoj që nuk kam gabuar pse dhashë një shembull të tillë, ashtu si është emri BESMIR SHAHU !
Gjithashtu, gjej rastin të falenderoj për kontributin e përditshëm mësuesit: Marsida Gjoka, Besmir Shahu, Orgeta Lami, Semiha Haka, Leonora Nesimi, Izabela Jashari, Emanuela Hoxha, Edmond Osmanaj,
Daliana Manga, Griselda Domazeti (si dhe të gjithë kontributorët për zhvillimin e arsimit në këtë zonë); Edukatoret e fëmijëve parashkollore (kopësht) që i pregadisin për të mësuar se çfarë është banka shkollore, lapsi, boja, libri dhe fletorja e mbi të gjitha pregaditën të njohin ALFABETIN SHQIP: Najete Nasimi, Rovena Sela……
Mirënjohje të veçantë për drejejtoreshën aktuale ADRIANA LATA.
Me këtë rast dua të falenderoj edhe shumë nxënës që kanë dalë nga bankat e asaj shkolle dhe sot, nuk shohin ata botën por i shikon bota ata; ato me punën dhe shembullin konkiret lënë emër secili në projekt-udhëtimin e tyre jetik !
Bujana Malaj ( N. Shahu )
24 maj 2026, Londër