Arif Molliqi

( E diela për poezi)
kënga e qukapikut
në këtë portë ka kohë që nuk troket askush
nuk troket as qukapiku
ta bëjë një vrimë të paktën
që ta shoh unë botën
me shelgjet e lëmashkut mbarova një fyell
dua me të t’i thirri vitet e humbura të fëmijërisë
derisa në kopshtin e kujtimeve
më piqen qershitë
ah sa shumë më pëlqen
të ec zbathur nëpër kalldrëmin e fshatit
t’i lëndoj gishtërinjtë e këmbëve
duke e shikuar lejlekun si ndërton çerdhen
mbi oxhakun e braktisur.
të ec zbathur nëpër kalldrëmin e fshatit
t’i lëndoj gishtërinjtë e këmbëve
duke e shikuar lejlekun si ndërton çerdhen
mbi oxhakun e braktisur.