Qiell pa lot-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela



Vija,harta,kufij mbi fusha
brishta.
Gozhdë mbi ëndërra
të sapoçelura
mure ngrihen përballë syve
që dritën kërkojnë,
zinxhirët e frikës mbi shpresa të ngrira,
hijet e heshtjes fytin e lirisë shtrëngojnë.

Korbi i zi përmbi cicërimat,
tingujt treten në erën e ftohtë,
zogjtë fluturakë folenë kërkojnë;
një strehë të ngrohtë, një qiell
pa lot.