“Për Shqypni”-Dritan Mardodaj

Për Shqypni”
Kryeplaku me bajrak
Ulur n’votër në oxhak
Bashkë me burra besa besë
Shqypnin mos m’e qit n’harresë


Tokës Amë zot me i dalun
Asnji gja mos me i ndalun
Flasin shekujt dhe kronika
Shqipja se din ç’ka asht friga


Njimijë dyndje kan përzanë
Ja kanë mbathë natën me hanë
Ju kanë tut bre t’tanë kreshnikut
Që kurrë s’dridhej prej armikut


Ju kanë tutë e do t’i tuten
Si lum shqipet do vërsulen
Me i fshi njëherë e mirë
Kryehajnat faqenxirë


Bash se po s’u ba me t’mirë
Domethanë protestë e dlirë
E brre çka keni me pa
Pysni turkun çka ka ngja


Pysni shkjaun si qe puna
Kur u krujtën me k’ta çuna
Pysni krajl e n’Mal të zi
Çdo me thanë shqiptari


Bash Shqypnisë në kyt planet
S’ka le kush me i ba si “mbret”
Andaj prapë t’i thoni “mbretit”
Do t’vijë Dita e Kjametit


Nuk duron bre ma shqiptari
Nuk harron ç’ka tha i pari
Bash e freskët asht kujtesa
Edhe gjaku në fortesa


Jo bre hala s’u ka tha
Gjaku cubit që ka ra
Që ka ra e prapë do t’bijë
Faqebardhë për kyt Shqypni
Ose vdekje, o liri!
.
.
.
.
.
©️ Dritan Mardodaj
.

“Patronazhisti i avancuar”
Medemek si tip “poeti”.

Paska dalë patronazhisti
Bën dhe si tip “arkivist”
Ku gjakprishur pjellë andarti
Hiqet dhe si “kritik arti”.

Pra ky besëprerë, hajn vilajeti
Dhe që është ku thërret qameti
Që s’ka pikë kapaciteti
Që bën dhe si tip “poeti”
Leh si “qen”, pret kockë nga “mreti”.

Aq e kanë këta diapazonin
Deri sa ndjekin hajvonin
Flasin pa bazë, veç me akuza
Këta t’paftyrë, këta makuta.

Duke fol ky hileqar dhe kopuku i paparë
Për sistemin bipolar
Kur tashmë e dijnë të gjithë
Që janë bashkë ata gjakprishë!

Këta janë o i uruar
Patronazh i avancuar!

©Dritan Mardodaj

“S’bëhen njerëz”

Ja që këta nuk bëhen rob
Dhe hiqen si “demagog”.

S’bëhen rob ata makutë
Pasi janë matuf nga trutë.

S’bëhen njerëz ata mjeranë
Si me qenë rritur në stan.

S’bëhen njerëz S’bëhen njerëz
Llapin, thashethem si grerëz.

S’bëhen njerëz ata gjakprishë
Bëjnë dhe sikur shkojnë në kish.

S’bëhen njerëz o derman
Bëjnë si vëllezër myslimanë.

S’bëhen njerëz ka thënë frati
Pasi janë ripjellë mëkati.

S’bëhen njerëz tha myftiu
Kjo ripjellë anti-njeriu.

Njerëz s’bëhet tha budisti
Kjo ripjellë komunisti.

Njerëz s’bëhen o evlat
Këta pseudo-demokrat.

S’bëhen njerëz tha shenjtori
Kjo ripjellë diktatori.

Z’bëhen njerëz k’ta faqezi
Medemek “njeriu i ri”.

©Dritan Mardodaj