Kaba Myzeqare… Teki Carcani

Teki Carcani

LAGJJA IME ANË KODRE

Mes kishës e xhamisë,
krahë shtrirë drejt qiellit
rrugicat.
 
KABA MYZEQARE
            I
Perden e mjegullt të fushës
e grisi befas një pëndë qe,
që shfrynin avull,
 
U shfaqën pas tyre dy duar….
Gdhëndur mbi pluar.
            II
Xha Feto ua hoqi parmendën qeve,
në vënd të saj shtroi një lesë
e na ftoi ne fëmijve
të ulemi mbi të rreth tij,
 
E quante punë këtë festë,
për çudi.