Ti po fle…Violeta Maliqi

Violeta Maliqi

Përrallë

Ti po fle,
unë të ruaj,
sepse të dua.

Dhe gjithnjë një ndjenjë frike
më pushton,
si ajo që ndien kur gjendesh pranë
një humnerë.

Kur të prek,
gjaku më dridhet
si rezonanca e një melodie,
si kënga jote e fundit për mua.

Të shtrëngoj fort,
vetëm për t’u bindur
se je i vërtetë.

Trembem se mos, o Zot,
shndërrohesh në përrallë.

Dashuria ime
ka thellësi,
dhe thellësitë e saj
maten e rrezatojnë
universin e shpirtit.

Ti po fle…