Cikël poetik -Nga Panajot  Boli

Nga Panajot  Boli

 
 
 
 

 
PO TI,EJA…
 
Psherëtin në prehrin e melankolisë shtëpia në fshat
Kam kohë pa e parë,s’kam lajme,asgjë të re
Një rrjet të bardhë end mbi portë një merimangë
Dallëndyshet u bënë zotër dhe meremetojnë një fole
 
Paçka pleqërisë, pjergulla akoma merr frymë
-Mos u merzit,i thotë oborrit,jam ende gjallë
Me zinxhirin e ndryshkur të Balos,era bën zhurmë
Të tremb heshtjen ,akoma roje si besnik rri në ballë
 
Kam kohë pa e parë,s’kam lajme,asgjë të re
Si harrohem ashtu.e natën perpilitem në ëndërr?
Dora e ëmës më qetëson: -S’ka gjë bir,kur të kesh kohë
Vetem mos harro,ndërro ftonjtë në sendukun,zemër
 
Një rrjet të bardhë mbi portë end një merimangë
Qendis fëmininë mbi hartën e gishtave të mia
Në tavanin e rrudhosur i ngjitur një yll fosforent
Si Yll Polar e ndiqja në udhëtimet e gjata te gjithësia
 
Dallëndyshet u bënë zotër e meremetojnë një fole
-Jemi ne këtu,më thonë,pa merak i bëjmë ne shoqëri
Me cicërimat tona vallëzojnë me kujtimet më vatër
Po ti eja,të presim me mall, të presim edhe ti.
 

PËR TY MESUES…. DEDIKIM..
 
 
Në arkivin e kujtesës gërmova sot
Një fletë të zhumbrosur gjeta me njolla të verdha
Ca vargje të ngatërruar të shkruar me ndrojtje
Me shkronja të thinjura dredha dredha
 
Për mësuesin tim idhull,dritëlarë në agim
Me buzëqeshjen e Majit,mirësinë e botës në sy
Si engjelli i bukur më nanuriste çdo natë
Thura vargje e doja sa shumë të bëhesha si ti
 
Ti ca fara më mbolle në arën e endrrës sime
Me rreze e ngrohe dhe e vadite me dashuri
Në sytë e mi çeli një filiz e brishtë si trendafil
Dhe me adhurim zgjaste duart për tek ty
 
Një ditë u bëra edhe unë mesues si ti
Nxënës mbeta për ty,ti ngele idhulli im
Një poezi nga nxënësja ime mbi tavolinë
Si poezia ime dikur…mesues,për ju ,dedikim..
 
 
 
JU DUA
 
E torturova letrën e stilloja dhëmbi nga kafshimi
Shamatoi nervozizmi im e u tremb tavolina
S’mbaheshin drithërimat e dashurisë në shpirt
Si valë hidheshin urimet e unë s’i vija në shina
 
U grinda shumë me fjalët,por ato nuk kanë faj
U them ta veshin dashurinë me vellon e Prillit
U them urimeve të jenë si ngjyrat e vesës në mengjes
T’i shoqeroj për tek ju buzëqeshja e ëmbël e yllit
 
Dua t’i zgjedh fjalët për vellon e bardhë të dashurisë
Dhe stilloja dritë të florinjtë të shkrijë për mua
Për ju të dashurit e mi ju dhuron gjithë botën
Kryefjalën po qendis:Ju dua shumë,ju dua
 
 
 
NJË ÇAST PËRGJUMJE..
 
M’u përgjumën sytë duke të kërkuar tek yjet
Në parvazin e dritarës së shpirtit shiu luan vals
Ti më pret poshtë në oborr, ku bajamja ka çelur
Lule rozë na hedh si oriz e na thotë :Mirardhsh
 
Në stol Shen-Valentini i bie violinës ëmbëlsisht
Melodia  bulëzon flutura,copëza zemrash magji
Të thoshja:Jam Romeo,e ti:A nuk jam Zhuljeta?
E vallëzonim nën dritën e hënës,te bajamja lulësi
 
Një çast tingujt e violinës na ftuan për një puthje
Buzët e etura me kohë kërkonin të shuanin,etjen
Endrra hapi dritarën e iku ashtu e zbathur në  shi
Unë i trishtuar pyesja yjet? Ç’ma bëtë Zhuljetën?