Nga Spasse Thanasi
- “MONUMENTE KULTURORE” NË VLERAT E PRESPËS
Një bukuri e rrallë natyrore, e memorizuar në shkëmbinj.Gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe, si një “sofër gjigande” në mes të ujit…Ishulli ka një sipërfaqe prej 16 Ha, me gjatësi rreth 800 metra e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike.Ishulli nuk është i banuar, por popullohet në sezonin veror nga turistët e shumtë kurioz të historisë dhe kulturës vendase…


Emri “Maligrad” rrjedh nga koha e pushtimit bullgar (851-1018), “grad” – “qytet”, ku gjen gjurmë të objekteve arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele. I ndërtuar nga shkëmbinj gëlqeror ishulli i “Maligradit” përbën një mbetje të fundosjes së madhe të grabenit të Prespës dhe ka një biodiversitet të pasur, duke përfshirë këtu edhe specie e rralla si Pelikani Dalmat. Këtu hapin krahët pelikanët dhe ngrihen herë pas here duke shkundur ujërat. Duke lëshuar një vigmë të veçantë, kopeja e pafund mbulon liqenin deri në manastiret e kuq të Golemgradit. Nëpër ujëra bujisin diku rosa,çafka,guza,lejlekë dhe pelikan madhështor si të poezive të Lasgushit të madh.
Maligradi quhet edhe “ishulli i gjarpёrinjve” dhe ka qёnё gjithmonё vend peligranazhi pёr artistёt dhe poetёt e vendit. Kёtu artisti ynё i madh Mirush Kabashi ka realizuar filmin “ Njё shoqeruesi im i dikurshёm”.Edhe kamera filmike e Kinostudios ka realizuar filma dhe personazhe tё shumtё historik nё kёtё ambjent kaq fantastik midis ujit dhe tokёs…
Në ishull rritet dëllinja, ku pemët gjysmë të thata janë më të vjetra se njëmijë vjet. Nga kjo pemë më parë bëheshin varkat tradicionale. Zona e Prespës dallohet nga numri i madh i ditëve me diell dhe në bregun e liqenit të Prespës ka disa plazhe të bukura me rërë. Gjithmonë do të jeni të rrethuar me male me bimësi të harlisur. E gjithë kjo së bashku me ujin e pastër të liqenit nuk do t’ju lenë indiferent dhe gjithmonë do t’ju ftojnë për plazh dhe relaksim.
Njё bukuri e rrallё natyrore.Njё pamje shkёmbore e bukur dhe e vecantё e liqenit. Si njё shkёmbё nё mes tё ujit, herё duket tutje diku, herё- herё fare afёr, atje ku ёshtё dhe kisha me kambanore dhe afreske tё vjetra prej mijёvjecarёsh. Sic shkruan pёr tё Roland Gjoza nё memorie, “Maligradi ngjan si i dehur me verё ! ….Ketu edhe dielli bёhet tapё prej plloskёs sё verёs qё derdhet nё liqen. Kёtu koha s’fle, por ndillen shpirtrat…” . Mbi kambanoren e qiellit fluturojnё lejlekё me kёmbё tё gjatё e tё hollё,qё pezullojnё nё ajёr dhe pёrthyhen si prej penjёsh qё tёrhiqen…Panoramё me flatra shpendёsh qё dremisin mbi suvalёt e holla tё liqenit !.
Nё shkёmbinjtё e Ishullit ndodhet kisha “Shёn Pjetri”, njё monument kulture kombetare nga mё tё rrallёt nё Shqipёri, qё ruhet nga Akademia e Shkencave si njё vlerё e madhe artistike me ngjyra tё gjalla tё ikonave qё simbolizojnё shkollёn e pasur bizantine…Ёshtё e shekullit tё 16-te. Nё ketё ndёrtim pikturat “Kryqёzimi i Krishtit” me “Shёn Mёrinё”, njё shprehje tёrё dhimbje e Nёnёs, tё sjellin ndёrmend pikturёn “ Vajtimi i Krishtit” tё Nerezit. Pёr ketё flet edhe pёrshkrimi i gjetur tek njё historian i huaj, i cili vecon magjepsjen e artё shpirtёrore se : “Tё mundem qё ta shkёput nga natyra ketё bukuri dhe ta coj nё Rusi !”…
Kёtu nё Ishull ka gjurmё tё njё ndёrtese.Tё parёt thonё se kjo godinё ishte tre katёshe dhe nё tё vinte pёr pushime Mbreti i Maqedonisё, Samuill.Emri i ishullit tregon se mbi tё ka qёnё njё qytet i vogёl ku gjurmёt e tij diktohen nga mjetet metalike qё gjenden nё ketё masiv shkёmbor dhe me varret e shumta ku ndodhen kocka njerёzish tё pёrmasave mbi 2 m…

Kёtu nё Ishull hapin krahёt Pelikanёt e bardhё dhe hёrё-hёrё ngrihen duke shkundur ujёrat. Duke lёshuar njё vigmё tё vecantё, kopeja e pafund mbulon liqenin me manastiret e kuq tё Golemgradit tutje…Nёpёr ujёra buisin shpesh rosa, cafka, guza, lejlekё dhe pelikanё madhёshtor si tё poezive tё Lasgushit tё madh…Maligradi ka qёnё gjithmonё vend peligranazhi pёr artistёt dhe poetёt e vendit. Kёtu artisti ynё i madh Mirush Kabashi ka realizuar filmin “Njё shoqeruesi im i dikurshёm”.Edhe kamera filmike e Kinostudios ka realizuar filma dhe personazhe tё shumtё historik nё kёtё ambjent kaq fantastik midis ujit dhe tokёs…

Është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Emri “Maligrad” rrjedh nga koha e pushtimit bullgar (851-1018), grade-qytet, ku gjen gjurmë të objekteve arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele, që i përkasin një kishe paleokristiane, që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit. Sipër këtij ishulli, ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI.

Në kishën e Shën Marisë, të ndërtuar në shkëmb rreth viteve 1200, afresket e mrekullueshme të kohës mesjetare, fytyrat e apostujve, aty-këtu pas restaurimit ishin bërë më të qarta, ku spikaste një e kuqe e bukur. Në këtë ndërtim pikturat “Kryqëzimi i Krishtit” me Shën Mërinë, një shptrehje tërë dhimbje të Nënës, të sjell ndërmend pikturën “Vajtimi i Krishtit” të Nerezit. Kisha e futur në zgavrat e shpellës së Ishullit plot shkëmbinj, përbënë një monument kulture kombëtare nga më të rrallat në Shqipëri dhe ruhet nga Akademia e Shkencave si një vlerë e madhe artistike me ngjyra të gjalla të ikonave, që simbolizojnë shkollën e pasur bizantine. Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësat shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti.Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.
Parku Kombetar “Prespa

Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke përbërë në këtë mënyrë edhe Parkun Kombëtar më të madh të Shqipërisë. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremite të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.
2. MREKULLI “TË STOLISURA” SI NJË MOZAIK
BUKURIE NË NATYRË
MALI I THATЁ

Është një mal i lartë, që duket si “monument shkëmbor” me lartësi 2287 m. Pika më e lartë e tij është “Pllaja e Pusit”, që lartësohet si një kreshtë e avitur pas diellit. Mali lartësohet si“vigan” prej mijëvjecarësh i gurtë, me bimë të rralla, me lugina e shpate të vendosura mbi kaltërsinë e liqenit me brigje të banuara. Ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jug dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të tij.
Mali i Thatë quhet i tillë, mbasi vërtetë është masiv malor i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji, nuk buron nga ky masiv malor asnjë lumë a përrua që të ketë ujë gjatë gjithë vitit.
Mali i Thatë ndahet prej Malit Ivan me lartësi 1768 m prej qafës së Zvezdës, e cila ka një lartësi prej 1099 m mbi nivelin e detit dhe ndan njëkohësisht edhe fushën e Korcës nga pllaja e liqenit të Prespës.
Mali i Thatë, sic e cilëson atë shkrimtari Bardhyl Berberi, është një “monument kulture” i ngjashëm me krahët e shqiponjës në fluturim: -“ Dielli duke u larguar nga mallet e Mokrës përflak Malin e Thatë duke e “djegur” gjithë faqen e tij. Pas pak këtu nga Mali i Thatë del shoqja e Diellit, HËNA dhe duket se harron rrugën e qiellit dhe shëtit mbi valëzat e liqenit duke i veshur ato me argjend…”
Poeti i madh Lazgush Poradeci e ka dashur dhe e ka përkëdhelur këtë mal, duke e vendosur në sfondin e shumë poezive të tij lirike :
- “ Një shqiponjë e arratisur
Fluturon në Mal’ të Thatë…
- Fryn veriu në Mal’ të Thatë
Thotë vasha lele ngriva
Duro vashë, të durojmë
Si duron mali dëborën !….

MALI I THATE qendron si kurorё mbi liqenin e Prespes dhe krijon njё peizazh tёrheqёs. Bashkё me shtrirjen e fshatrave buzё bregut dhe LIQENIN, krijon njё ansambёl turistik te papёrsёritshёm. Duke dalё nga shpatullat – hije tё Malit tё Thatё, shpёrndahen rreze dielli mbi peizazhin e liqenit. Flladi i lehtё pёrkund çdo ndjenjё tё shpirtit. Streha e maleve, fusha pjellore buzё liqenit, peshkimi nёpёr ujёrat e kaltёrta, vezullimi i natyrёs si njё tablo vigane me tё gjitha ngjyrat , tё venё pёrpara njё tronditjeje shpirtёrore tё mahnitshme e tё mrekullueshme ku ti ndihesh me shije dhe elegancё fantazie tepёr tronditёse…
Njё mal “vigan” nё lartёsinё 2.288m e meriton me tё vertetё emrin qё mban. I pёrzhitur nga dielli, ai duket si njё vigan i mundur nga vapa dhe nga thatёsira qё, megjithatё, nuk pranon tё jap shpirtё. Asnjё hije,asnjё gjё e gjallё qё tё ngrihet mё shumё se gjysmё metri, vetёm barishte tё zhuritura me kohё dhe disa ferrishte tё ulta qё mezi mbahen shpateve tё tij. Ky ёshtё Mali i Thatё nё verё.
Nё dimёr “vigani” ёshtё krejt tjetёr gjё. Atёhere ai ve atё “kapucin e rёndё” prej dёbore dhe duket sikur ёshtё krejt nё formё. Por qё tё vijё kjo kohё do t’i duhet tё “vuaj” ca vapёn dhe bashkё me tё do tё vuaj edhe njerёzia e fshatrave qё shtrihen nё kёmbё tё tij…
Nё lartёsinё mahnitёse tё ketij mali duken si “kupa dielli” tё zjarrtё Liqeni i Prespёs nga njera ana, dhe nё tjetrёn ai i Ohrit. Njё pamje shumё e veçantё, sikur kundron nga avioni, aq nostalgjik mbetet ky çast pasionant mbi mal.
QAFA E BIGLLËS
Njё freski mali e mrekullueshme, njё grykё plot hapёsirё dhe lёndina tё Malit tё Thatё nё rrugёn autombilistike KORCE- GORICЁ- MANASTIR…
Kёtej ka kaluar edhe karvani i kurbetlinjve qё drejtoheshin nё kryqёzimet ballkanike dhe evropiane tё Selanikut dhe Stambollit, pёr nё anijet qё conin emigrantёt nё Amerikё e Australi. Nё muzeun “ELIS” tё Nju Jorkut tё SHBA gjenden dokumenta origjinale pёr kurbetlinjtё e e shekullit tё 20-tё, nga tё cilёt qindra vetё ishin edhe banorё tё Prespёs dhe tё Korcёs. (Periudha e viteve 1903 – 1925 ). Autentik dhe domethёnёs ёshtё edhe tregimi “Rrёfimi i njё kurbetliu” i shkrimtarit Sterjo Spasse, qё jep detaje e ndjenja tё imta tё dhimbjes njerёzore nga drama e madhe e kurbetit ku edhe vёllai i tij STOJAN kaloi njё jetё tё tёrё nёpёr Amerikё larg familjes dhe vendlindjes.
KODRA E BELIT…
Njё masiv madhёshtor toke i future nё brendёsi tё liqenit dhe konkuron tё gjitha bukuritё e peizazhit…Kёtu ndodhen gjurmёt e njё ure tё shekullit tё 2-te p.e.n, qё lidh fshatin Goricё e Vogёl me kodrёn e Nabelit pёrmes liqenit…
Njё kodёr e bukur, e hijshme nё vargun e vendeve piktoreske buzё liqenit, me pamje tralisёse, sikur kundron qiellin me panoramёn blukaltёr tё liqenit, si njё sy magjepsёs afёr bregut ku shijon vёrtetё njё pёshtjellim hyjnor…

GRYKA E ZAVERIT
Ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Korcë- Goricë, në afërsi të fshatit Goricë e Vogël. Është një ujëvarë shkëmbore që përcjell ujërat e liqenit të Prespës së madhe në burimet e Shën Naumit të liqenit të Ohrit në Tushemisht të Pogradecit nën Malin e Thatë.Ky gjeomonument ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike. Një vend fantastik që krijon mistere të pashpjegueshme.Këtu ujërat janë si çupka që bëjnë një “sy gjumë të tronditur” para takimit me hijen që prêt në muzg. Atje poshtë ujërave pasqyrohet edhe ëndrra boje trëndafili të manastireve që bashkohen me mrenën e argjendtë, një peshk i shenjtë në liqenin e Prespës.
Liqeni i Prespës formon një pellg të brendëshëm malor, që nuk ka rrjedhje natyrore sipërfaqësore. Rrjedhja e ujrave realizohet vetëm përmes lidhjeve karstike nëntokësore nëpërmjet të cilave sigurohet rrjedhja e ujrave të liqenit të Prespës në drejtim të liqenit të Ohrit, që ndodhet 150 m më poshtë. Liqenet e Prespës e të Ohrit ndahen midis tyre nga Mali i Thatë dhe Galiçica, të cilët karakterizohen nga formacione karstike shumë poroze nëpërmjet të cilave mundësohet rrjedhja e ujrave.
Ujёvarё shkёmbore tё kёsaj gryke pёrcjellin ujёt e liqenit tё Prespёs nё burimet e Shёn Naumit tё liqenit tё Ohrit Pogradec, nёn Malin e Thatё…
Njё vend fantastik, qё krijon mistere natyre tё pashpjegueshme. Kёtu ujёrat janё si çupka qё bёjnё njё sy gjumё tё tronditur para takimit me hijen qё i pret nё muzg. Atje poshtё ujёrave pasqyrohet edhe ёndrra bojё trёndafili e manastireve qё bashkohen me mrenёn e argjendtё, njё peshkё i shenjtё nё liqenin e Prespёs…
Ai copë vend poshtë në greminë duket i heshtur, i errët, i përgjumur, sic duket Shën Petërburgu nën mjegullën e misterit. Me ketë shfaqe fantastike ky kanion gurësh e shkëmbinjsh “suprizon” me të dhënat astronomike të lëvizjes së ujrave poshtë malit…
ZAVERI I FAMSHËM
Në një grykë ujërat e liqenit
Rrjedhin si një lumë i madh
Nëpër zgavra e gryka të rrëmbyeshme…
Gurgullimat humbasin nëpër shkëmbinj
Duke kllokotitur nëpër të carat e shpellave
Zhurma të nëndheshme të ujrave
Gjer në Malin e Thatë
Ku derdhen në Shën Naum !….
Midis Goricёs dhe Gllombocit shtrihet panorama e njohur e “Grykёs sё Zaverit” ku u frymёzua edhe romanca gjithёshekullore “PSE ?!” e Sterjo Spasses me personazhin kryesor dhe ideal Gjon Zaveri, qё ёshtё ndёr mё tё bukurat qё ka shkrojtur dora e shkrimtarit ndёr 60 vjet…
Kёtu ujёrat e liqenit tё Prespёs nёn Malin e Thatё dalin tek burimet e Shёn Naumit nё liqenin e Ohrit nё Pogradec, i cili ndodhet 157 m mё poshtё. Ky shkarkim i fuqishёm nёntokёsor pёrfaqёson jo vetёm emisarin fantastik tё liqenit tё Prespёs, por edhe vetё nismёn ose mburojёn e lumit Drin (Shёndaum – Drilon- Pogradec).
Gurgullimat e ujit tё liqenit nёpёr njё numur tё madh tё carash, zgavrash e shpellash karstike, “humbasin” nёn shkёmbenjtё masiv duke kllokotitur.Dhe ky vend i vecantё me shkёmbinjtё thepa-thepa, kjo gurgullimё e zhurmshme dhe e nёndheshme e ujrave tё liqenit, ato tё cara si shpella midis shkёmbinjve, tё lenё mbresa tё fuqishme dhe tё krijojnё njё imazh legjendash ku ti nuk e kupton fare fillimin e kёsaj “çudie” natyrore qё kalon nga Gryka e Zaverit nёn Malin e Thatё dhe pёrfundon “mistershёm” nё hapёsirat e Shёn Naumit buzё brigjeve tё Ohrit…
Dikush nё kohёn ё turqisё kishte provuar tё bёnte njё mulli me ujё nё ketё vend.Edhe romani “ PSE ?!” emrin e protagonistit kryesor e ka Gjon Zaveri. Jo rastёsisht !…
Ёshtё e vёrtetё, qё ujёrat e pastra tё Tushemishtit, janё rrjedhje tё ujrave tё Prespёs sё Madhe nё trajtёn e njё burimi.Si pasojё e mjedisit karstik tё pranishёm nё ketё liqen, ka rrjedhje tё vazhdueshme tё ujit deri nё 6.6 m3/ sek nё vit nёpёrmjet zgavrave tё brendёshme nga tretja shkёmbore. Kjo dukuri qё po ndodh nё brigjet e liqenit tё Prespёs me rrjedhje nёntokёsore ka ulur nivelin e ujit 5 m nga niveli i vetё dhe quhet “çudia” e Zaverit tё famshёm, qё ka jo vetёm bukuri, por edhe histori tё mahnitshme.
SHKËMBI I SHËNUAR
Është një masiv i gurtë buzë rrugës për në fshatin Zaroshkë, që ka tiparet e një gruaje me djepin e fëmijës së ngarkuar në shpinë. Një mozaik artistik me një kompozim të vecantë mistik e hyjnor për frymën dhe ndjenjën njerëzore.
Njё masiv i gurtё buzё rrugёs pёr nё fshatin Zaroshkё, qё ka tiparet e njё gruaje me djepin e fёmijёs sё ngarkuar nё shpinё. Njё mozaik artistik tipik i kohёs mitologjike, me njё kompozim tё vecantё mistik e hyjnor pёr frymёn dhe ndjenjёn njerёzore :
Sipas gojëdhënës ne fshatin Zaroshkë
Masiv shkëmbi si sferë e hirtë
Buzë rrugës për në fshatin tim
Si zambakët e liqenit zbardh ëndrrat
Shkëmb i shenjtë i gojëdhënës së rrallë….
Në sfond tiparet e një gruaje
Me djepin e fëmijës ngarkuar në shpinë
Shenjë hyjnore e ndjenjës së mundimshme
E dashurisë mëkuar në shpirtë të fëmijës…
Me kohën ka qendruar i brishtë
Rrëzë kodrës me dushqe që vështron liqenin
Nuk ka ndryshuar fytyrë, i lashtë shkëlqen
ISHULLI I GOLEMGRADIT

Njё anije pёrrallore me thesare e çudi. Ndodhet nё mes tё liqenit pёrball Goricёs sё Vogёl dhe Gllomboçit dhe duket sikur “pёrshёndet” cdo udhёtar qё prek me sy liqenin. Nuk ёshtё cudi tё meditosh pёr formёn e vecantё qё shfaq pamja e kёsaj ujёdhese natyrore me shkёlqimin e njё anije qё i afrohet bregut…aq tronditёse mbetet nё cast shfaqja e pamjes gjigande tё Golemgradit, qё fsheh gojёdhёna e pёrralla historike mijёvjecare…Ёshtё ishulli magjik me 12 manastiret e kuqe e tё famshme, nё muret e tё cilave janё vizatuar me ngjyra tё ndezura shenjtorё dhe shtegёtarё tё Biblёs.Njё pjesё e kёtij ishulli i pёrket Maqedonisё pasi ndodhet nё vijёn kufitare tё Liqenit tё Prespёs qё ndan tre shtete.
“FOLE E MAGJISHME” DASHURIE
Fshati Gllomboç është një vend liqenor mjaftë i veçantë rrethuar me kodra e male dhe përpara tij me pamje ballore fytyra e liqenit kaq pranë.
Pamje nga fshati Gllomboç….
Njё fshat liqenor mjaftё i veçantё, rrethuar me kodra e male dhe pёrpara tij, me pamje ballore, fytyra e liqenit kaq pranё….Ashtu si Nivica nё Greqi dhe Lubonja nё Maqedoni, GLLOMBOCI i Prespёs ёshtё njё vend liqenor shumё i bukur,rrethuar me kodra e male dhe ka pamjen e mahnitshme tё liqenit kaq pranё. Pёrmendet nё dokumentat historike qysh nga viti 1309, pra, 700 vjet pёrpara. Jo mё kot Sterjo Spasse thoshte me krenari pёr vendlindjen e tij se “kjo ёshtё foleja ime e magjishme e jetёs”…Kaq i bukur dhe i lashtё ёshtё ky fshat, sa historia shekullore e mijёvjeçare e tij vjen pas asaj tё formimit tё liqenit tё Prespёs 3–4 milion vjet pёrpara…
ARKEOLOGJIA E BRIGJEVE TË LIQENIT
Njё shfaqe befasuese nё kёrkimet arkeologjike ёshtё ndeshur edhe nё Prespё. Nё kishёn buzё liqenit tё fshatit Bezmishtё, janё gjetur materiale antike tё kohёs sё bizantit me epitafe dhe mbishkrime tё shekullit 10 – 14 –te, qё janё unikale pёr rajonin e Prespёs e tё Ohrit nё Ballkan.
Krijimtaria arkeologjike e zbuluar me tekste kёngёsh dhe mbishkrime nёpёr kapele “ Jo vetёm me fjalё, por edhe me zemёr lutjuni Zotit”, tregon se Prespa ruan prej kohёve tё largёta historike xhevahire afreskesh arkeologjike tё piktorёve dhe kёngetarёve tё famshёm si Zografёt e mёdhenj…
ROMANI I PABOTUAR
E pabesueshme dhe e paimagjinueshme, por kjo është një ngjarje reale në historinë e shkrimtarëve dhe poetëve, që nuk kanë rreshtur me eksplorimin e tyre artistik në Prespë.
Petro Marko ka vajtur në një gosti miqësore në shtëpinë e shkrimtarit Sterjo spasse në fshatin Gllomboç. Në pesë ditë qendrimi buzë liqenit me aromë peshqish dhe ngjyrën e kuqe të verës, shkrojti i impresionuar një “roman fantastik” për Prespën, për fshatin “magjik” të Sterjo Spasses që harliset vetëm në bukuri, për liqenin me “enigma” historike që nga formimi i tij…Por, ky dorëshkrim humbi çuditërisht dhe nuk u botua kurrë. Prespa nuk u fut dot në fjalët e arta të Petro Markos, i cili u brengos shumë për këtë ngjarje. Thonë se një roman të tillë, ai nuk e përjetoi kurrë në vetvete dhe vdiq i dëshpëruar se iu “zhduk” mistershëm si në legjendat e Prespës dhe gjithmonë kujtonte një vlerë publicistike për këtë “çudi natyrore” që panë sytë ë tij në Prespë !….
DUSHQET E MANASTIRIT NË DIELLAS ( SHULIN )
Në afërsi të fshatit Diellas ( Shulin), rreth 30 m larg rrugës nacionale Korcë – Goricë, ndodhen dushqet e Manastirit me një vegjetacion shumë të mirë. Këtu gjendet një dru “bulgri” me diametër mbi 1 m. Janë drurë të mirëmbajtur dhe të mbrojtur nga banorët vendas, pasi konsiderohen si “drurë të shenjtë” përreth Manastirit.
VENJA E KALLMASIT ( BEZMISHTIT )
Venja “Junierus Excelsa” përfshihet në listën e specieve të mbrojtura të Florës shqiptare.Takohet mbi brigjet e liqenit të Prespës, në afërsi të fshatit Kallamas. Ka qënë e dëmtuar nga prerjet abusive, sidomos për lëndë ndërtimi. Mbas shpalljes së Prespës“Park Kombëtar” është marrë në konsideratë mbrojtja e saj dhe gjendja aktuale vegjetative është e mirë. Lartësia e drurëve të Venjës arrin 10 – 12 m, me një diametër prej rreth 60 – 70 cm.
KURORA E MADHE E LIQENIT…
Një kurorë liqenore me sfondin e maleve të larta !…Mbi gjithçka pllaja dhe vargmale malore plot shkëmbinj që bien thikë mbi liqen…
Buzë bregut me grishje të ëmbël dhe shtëpitë e bardha si shami përshëndetjeje, tre janë bukurië e shndritshme nën diell : gjelbërimi, uji i kristaltë dhe fytyra e bukur e natyrës me pamje magjepsëse…
Njё peizazh tё hapur natyror me pamje qetёsuese dhe magjepsёse formon harku qiell-blu i ujrave dhe i tokёs sё pupurtё : Kodra e Belit – Manastiri i Shёn Marenёs – Hunda e Bezmishtit – Malet e Babёs – Nivica – Shkёmbinjtё e Kosornikut dhe tё Osojёs deri nё fshatin Zaroshkё…Njё kurorё natyrore ku udhёtohet me mendje e fantazi, njё magji e sipёrfaqes sё paqtё ku flet liqeni “me shpirtё”,ku frymёzon historia e lashtё me kishat rrezё brigjeve… Njё vezullim energjik i ndjenjёs qё nuk kufizon asnjёherё shikimin e syve dhe shprehjen e zemrёs…
Cfarё ёshtё mё e bukur nё Prespё !?…
Kaltёrsia e ujrave, brigjet e larmishme e me bukuri tё rrallё, bota e shpendёve tё ujit tё kёtij liqeni. Tё gjitha kёto veçori e kanё vendosur Prespёn nё njё regjim ekologjik tё plotё e tё pёrsosur natyror…
Zhvillimi i peshkimit, Kisha mesjetare e Shёn Mёrisё me plot afreske e mbi tё gjitha panorama e bukur poetike e liqenit me forma tё çrregullta e plot gjire e kepa shkёmborё si edhe dy ishujt e vegjёl nё mes tё liqenit, e rradhisin Prespёn nё njё nga zonat mё tё çmuara tё tё gjithё Evropёs, me njё bukuri tё lakmueshme dhe befasuese pёr shumё historian, studjues, shkencёtarё, shkrimtarё, kёngetarё e poetё…
Miqësia, shoqeria dhe dashuria e jetës janë një vyrtyt i madh i banorëve të Prespës.

Në foto : Shefqet Meko, Agim Deva dhe Pozaet Qose në familjen e Spiro Thanasit në Zaroshkë.