Mrekullitë  e  Prespës …Nga    Spasse   Thanasi

Nga    Spasse   Thanasi

  1. MONUMENTE   KULTURORE”  NË  VLERAT  E  PRESPËS

 Një bukuri e rrallë natyrore, e memorizuar në shkëmbinj.Gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe, si një “sofër gjigande” në mes të ujit…Ishulli ka një sipërfaqe prej 16 Ha, me gjatësi rreth 800 metra e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike.Ishulli nuk është i banuar, por popullohet në sezonin veror nga turistët e shumtë kurioz të historisë dhe kulturës vendase…

Emri “Maligrad” rrjedh nga koha e pushtimit bullgar (851-1018), “grad” – “qytet”, ku gjen gjurmë të objekteve arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele. I ndërtuar nga shkëmbinj gëlqeror  ishulli i “Maligradit” përbën  një mbetje të fundosjes së madhe të grabenit të Prespës dhe ka një biodiversitet të pasur, duke përfshirë këtu edhe specie e rralla si Pelikani Dalmat. Këtu  hapin krahët pelikanët  dhe ngrihen herë pas here duke shkundur ujërat. Duke lëshuar një vigmë të veçantë, kopeja e pafund mbulon liqenin deri në manastiret e kuq të Golemgradit. Nëpër ujëra bujisin diku rosa,çafka,guza,lejlekë dhe pelikan madhështor si të poezive të Lasgushit të madh.

Maligradi  quhet  edhe  “ishulli  i  gjarpёrinjve”  dhe  ka  qёnё  gjithmonё  vend  peligranazhi  pёr  artistёt  dhe  poetёt  e  vendit. Kёtu  artisti  ynё  i  madh  Mirush  Kabashi  ka  realizuar  filmin  “ Njё  shoqeruesi  im  i  dikurshёm”.Edhe  kamera  filmike  e  Kinostudios  ka  realizuar  filma  dhe  personazhe  tё  shumtё  historik  nё  kёtё  ambjent  kaq  fantastik  midis  ujit  dhe  tokёs…           

Në ishull rritet dëllinja, ku pemët gjysmë të thata janë më të vjetra se njëmijë vjet. Nga kjo pemë më parë bëheshin varkat tradicionale. Zona e Prespës dallohet nga numri i madh i ditëve me diell dhe në bregun e liqenit të Prespës ka disa plazhe të bukura me rërë. Gjithmonë do të jeni të rrethuar me male me bimësi të harlisur. E gjithë kjo së bashku me ujin e pastër të liqenit nuk do t’ju lenë indiferent dhe gjithmonë do t’ju ftojnë për plazh dhe relaksim.

Njё  bukuri  e  rrallё  natyrore.Njё  pamje  shkёmbore  e  bukur  dhe  e  vecantё  e  liqenit.  Si  njё  shkёmbё  nё  mes  tё  ujit,  herё  duket  tutje  diku,  herё- herё  fare  afёr,  atje  ku  ёshtё  dhe  kisha  me  kambanore  dhe  afreske  tё  vjetra  prej  mijёvjecarёsh. Sic  shkruan  pёr  tё  Roland  Gjoza  nё  memorie, Maligradi  ngjan  si  i  dehur  me  verё ! ….Ketu  edhe  dielli  bёhet  tapё  prej  plloskёs  sё  verёs  qё  derdhet  nё  liqen. Kёtu  koha  s’fle,  por  ndillen  shpirtrat…” . Mbi  kambanoren  e  qiellit  fluturojnё  lejlekё  me  kёmbё  tё  gjatё  e  tё  hollё,qё  pezullojnё  nё  ajёr  dhe  pёrthyhen  si  prej  penjёsh  qё  tёrhiqen…Panoramё  me  flatra  shpendёsh  qё  dremisin  mbi  suvalёt  e  holla  tё  liqenit !.

Nё  shkёmbinjtё  e  Ishullit  ndodhet  kisha  “Shёn Pjetri”,  njё  monument kulture  kombetare   nga  mё  tё  rrallёt  nё  Shqipёri,  qё  ruhet  nga  Akademia  e  Shkencave  si  njё  vlerё  e  madhe  artistike me  ngjyra  tё  gjalla  tё  ikonave  qё  simbolizojnё  shkollёn  e  pasur  bizantine…Ёshtё  e  shekullit  tё  16-te. Nё  ketё  ndёrtim  pikturat  “Kryqёzimi  i  Krishtit”  me  “Shёn  Mёrinё”,  njё  shprehje  tёrё  dhimbje  e  Nёnёs,  tё  sjellin  ndёrmend  pikturёn  “  Vajtimi  i  Krishtit”  tё  Nerezit. Pёr  ketё  flet  edhe  pёrshkrimi  i  gjetur  tek  njё  historian  i  huaj,  i  cili  vecon  magjepsjen  e  artё  shpirtёrore  se : “Tё  mundem  qё  ta  shkёput  nga  natyra  ketё  bukuri  dhe  ta  coj  nё  Rusi !”…

Kёtu  nё  Ishull  ka  gjurmё  tё  njё  ndёrtese.Tё  parёt  thonё  se  kjo  godinё  ishte  tre  katёshe  dhe  nё  tё  vinte  pёr  pushime  Mbreti  i  Maqedonisё, Samuill.Emri  i  ishullit  tregon  se  mbi  tё  ka  qёnё  njё  qytet  i  vogёl  ku  gjurmёt  e  tij  diktohen  nga  mjetet  metalike  qё  gjenden  nё  ketё  masiv  shkёmbor  dhe  me  varret  e  shumta  ku  ndodhen  kocka  njerёzish  tё  pёrmasave  mbi  2 m…

Kёtu  nё  Ishull  hapin  krahёt  Pelikanёt  e  bardhё  dhe  hёrё-hёrё  ngrihen  duke  shkundur  ujёrat. Duke  lёshuar  njё  vigmё  tё  vecantё,  kopeja  e  pafund  mbulon  liqenin  me  manastiret  e  kuq  tё  Golemgradit  tutje…Nёpёr  ujёra  buisin  shpesh  rosa,  cafka,  guza,  lejlekё  dhe  pelikanё  madhёshtor  si  tё  poezive  tё  Lasgushit  tё  madh…Maligradi  ka  qёnё  gjithmonё  vend  peligranazhi  pёr  artistёt  dhe  poetёt  e  vendit. Kёtu  artisti  ynё  i  madh  Mirush  Kabashi  ka  realizuar  filmin “Njё  shoqeruesi  im  i  dikurshёm”.Edhe  kamera  filmike  e  Kinostudios  ka  realizuar  filma  dhe  personazhe  tё  shumtё  historik  nё  kёtё  ambjent  kaq  fantastik  midis  ujit  dhe  tokёs…

Është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Emri “Maligrad” rrjedh nga koha e pushtimit bullgar (851-1018), grade-qytet, ku gjen gjurmë të objekteve arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele, që i përkasin një kishe paleokristiane, që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit. Sipër këtij ishulli, ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI.

Në kishën e Shën Marisë, të ndërtuar në shkëmb rreth viteve 1200, afresket e mrekullueshme të kohës mesjetare, fytyrat e apostujve, aty-këtu pas restaurimit ishin bërë më të qarta, ku spikaste një e kuqe e bukur. Në këtë ndërtim pikturat “Kryqëzimi i Krishtit” me Shën Mërinë, një shptrehje tërë dhimbje të Nënës, të sjell ndërmend pikturën “Vajtimi i Krishtit” të Nerezit. Kisha e futur në zgavrat e shpellës  së Ishullit plot shkëmbinj, përbënë një monument kulture kombëtare nga më të rrallat në Shqipëri  dhe  ruhet nga Akademia e Shkencave si një vlerë e madhe artistike me ngjyra të gjalla të ikonave, që simbolizojnë shkollën e pasur bizantine. Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësat shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti.Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Parku Kombetar “Prespa

Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke përbërë në këtë mënyrë edhe Parkun Kombëtar më të madh të Shqipërisë. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremite të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.

2.   MREKULLI  “TË STOLISURA” SI NJË MOZAIK    

     BUKURIE  NË NATYRË

                                MALI   I  THATЁ

Është  një  mal  i  lartë, që  duket  si “monument shkëmbor”  me  lartësi 2287 m. Pika  më e lartë e tij është “Pllaja e Pusit”, që lartësohet  si një  kreshtë e avitur pas diellit. Mali lartësohet  si“vigan” prej  mijëvjecarësh i  gurtë, me  bimë të rralla, me lugina e shpate të vendosura mbi kaltërsinë e liqenit  me brigje të banuara. Ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jug dhe  është  i gjerë rreth 8 km në  pjesën  qendrore  të  tij.Mali i Thatë

Mali  i  Thatë  quhet  i tillë, mbasi  vërtetë  është  masiv  malor  i  thatë. Prej  tij  nuk rrjedhin  burime  uji, nuk buron  nga  ky  masiv  malor  asnjë lumë  a  përrua  që  të  ketë  ujë gjatë gjithë  vitit.

Mali  i  Thatë  ndahet  prej Malit Ivan me  lartësi  1768 m  prej  qafës  së Zvezdës, e cila  ka  një  lartësi prej 1099 m mbi nivelin e detit  dhe  ndan njëkohësisht edhe fushën e Korcës nga pllaja e liqenit të Prespës.

Mali i  Thatë, sic  e  cilëson  atë  shkrimtari  Bardhyl  Berberi, është  një “monument  kulture” i ngjashëm me krahët e shqiponjës  në  fluturim:  -“ Dielli  duke  u larguar nga mallet e Mokrës përflak Malin e Thatë duke e “djegur” gjithë faqen e tij. Pas pak këtu nga Mali i Thatë del shoqja e Diellit, HËNA dhe duket se harron  rrugën e qiellit dhe shëtit mbi valëzat e liqenit duke i veshur  ato me argjend…”

Poeti  i  madh  Lazgush Poradeci e ka dashur dhe e ka përkëdhelur këtë mal, duke e vendosur në sfondin e shumë poezive të tij lirike :

  • “ Një shqiponjë e arratisur

            Fluturon  në Mal’ të Thatë…

  •  Fryn  veriu  në Mal’ të Thatë

           Thotë  vasha  lele  ngriva

           Duro vashë, të  durojmë

           Si  duron  mali dëborën !….

MALI  I  THATE  qendron  si  kurorё  mbi   liqenin  e  Prespes  dhe  krijon  njё  peizazh  tёrheqёs.   Bashkё  me  shtrirjen  e  fshatrave   buzё  bregut dhe LIQENIN,  krijon  njё  ansambёl  turistik  te  papёrsёritshёm. Duke  dalё  nga  shpatullat – hije  tё  Malit  tё  Thatё, shpёrndahen  rreze  dielli  mbi  peizazhin  e  liqenit. Flladi  i  lehtё  pёrkund  çdo  ndjenjё  tё  shpirtit. Streha  e  maleve,  fusha  pjellore  buzё  liqenit, peshkimi  nёpёr   ujёrat  e  kaltёrta,  vezullimi  i  natyrёs  si  njё  tablo  vigane  me  tё  gjitha  ngjyrat , tё  venё  pёrpara  njё  tronditjeje  shpirtёrore  tё  mahnitshme  e  tё   mrekullueshme  ku  ti  ndihesh  me  shije  dhe  elegancё  fantazie  tepёr    tronditёse…

Njё  mal “vigan” nё  lartёsinё  2.288m  e  meriton  me  tё  vertetё  emrin  qё  mban.   I  pёrzhitur  nga  dielli,  ai  duket  si  njё  vigan  i  mundur  nga  vapa  dhe  nga  thatёsira  qё,  megjithatё,  nuk  pranon  tё  jap  shpirtё. Asnjё  hije,asnjё  gjё  e  gjallё  qё  tё  ngrihet  mё  shumё  se  gjysmё  metri,  vetёm  barishte  tё  zhuritura  me  kohё  dhe  disa  ferrishte  tё  ulta  qё  mezi  mbahen  shpateve  tё  tij.  Ky  ёshtё  Mali  i  Thatё  nё  verё. 

Nё  dimёr  “vigani”  ёshtё  krejt  tjetёr gjё. Atёhere  ai  ve  atё  “kapucin  e  rёndё”   prej  dёbore  dhe  duket  sikur  ёshtё  krejt  nё  formё.  Por  qё  tё  vijё  kjo  kohё do  t’i  duhet  tё  “vuaj”   ca  vapёn  dhe  bashkё   me  tё   do  tё  vuaj  edhe  njerёzia  e  fshatrave  qё  shtrihen  nё  kёmbё  tё  tij…

Shoqata "Mali i Thatë" - Home | FacebookNё lartёsinё mahnitёse tё  ketij  mali  duken  si kupa  dielli  tё  zjarrtё  Liqeni i Prespёs nga  njera  ana, dhe  nё  tjetrёn  ai  i  Ohrit. Njё  pamje  shumё  e  veçantё,  sikur  kundron  nga  avioni,  aq  nostalgjik   mbetet  ky  çast  pasionant  mbi  mal.

                            QAFA E  BIGLLËS

Njё  freski  mali  e  mrekullueshme,  njё  grykё  plot  hapёsirё  dhe  lёndina tё  Malit  tё  Thatё  nё  rrugёn  autombilistike  KORCE- GORICЁ- MANASTIR…

Kёtej  ka  kaluar  edhe  karvani  i  kurbetlinjve  qё  drejtoheshin  nё  kryqёzimet  ballkanike  dhe  evropiane  tё  Selanikut  dhe  Stambollit,  pёr  nё  anijet  qё  conin  emigrantёt  nё  Amerikё  e  Australi. Nё  muzeun  “ELIS”  tё  Nju  Jorkut  tё  SHBA  gjenden  dokumenta  origjinale  pёr  kurbetlinjtё  e  e  shekullit  tё  20-tё,  nga  tё  cilёt  qindra  vetё  ishin  edhe  banorё  tё  Prespёs  dhe  tё  Korcёs. (Periudha  e  viteve  1903 – 1925 ). Autentik  dhe  domethёnёs  ёshtё edhe  tregimi  Rrёfimi  i  njё  kurbetliu”  i  shkrimtarit  Sterjo  Spasse,  qё  jep  detaje  e  ndjenja  tё  imta  tё  dhimbjes  njerёzore  nga  drama  e  madhe  e  kurbetit  ku  edhe  vёllai  i  tij  STOJAN  kaloi  njё  jetё  tё  tёrё  nёpёr  Amerikё  larg  familjes  dhe  vendlindjes.

                          KODRA  E  BELIT…

Njё  masiv  madhёshtor  toke  i  future  nё  brendёsi  tё  liqenit  dhe  konkuron  tё  gjitha  bukuritё  e  peizazhit…Kёtu  ndodhen  gjurmёt  e  njё  ure  tё  shekullit tё  2-te  p.e.n, qё  lidh  fshatin  Goricё  e  Vogёl  me  kodrёn  e  Nabelit   pёrmes  liqenit…

Njё  kodёr  e  bukur,  e  hijshme  nё  vargun  e  vendeve  piktoreske  buzё  liqenit,  me  pamje  tralisёse,  sikur  kundron  qiellin  me  panoramёn  blukaltёr  tё  liqenit, si  njё  sy  magjepsёs  afёr  bregut  ku  shijon  vёrtetё  njё  pёshtjellim  hyjnor…

                     GRYKA  E  ZAVERIT

Ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Korcë- Goricë, në afërsi të fshatit Goricë e Vogël. Është  një  ujëvarë  shkëmbore që përcjell ujërat e liqenit të Prespës  së madhe në burimet e Shën Naumit të liqenit të Ohrit në Tushemisht të Pogradecit nën Malin e Thatë.Ky gjeomonument ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike. Një vend fantastik që krijon mistere të pashpjegueshme.Këtu ujërat janë si çupka që bëjnë një “sy gjumë të tronditur” para takimit me hijen që prêt në muzg. Atje poshtë ujërave pasqyrohet edhe ëndrra boje trëndafili të manastireve që bashkohen me mrenën e argjendtë, një peshk i shenjtë në liqenin e Prespës.

Liqeni i Prespës formon  një pellg të brendëshëm malor, që nuk ka rrjedhje natyrore sipërfaqësore. Rrjedhja e ujrave realizohet vetëm përmes lidhjeve karstike nëntokësore nëpërmjet të cilave sigurohet rrjedhja e ujrave të liqenit të Prespës në drejtim të liqenit të Ohrit, që ndodhet 150 m më poshtë. Liqenet e Prespës e të Ohrit ndahen midis tyre nga Mali i Thatë dhe Galiçica, të cilët karakterizohen nga formacione karstike shumë poroze nëpërmjet të cilave mundësohet rrjedhja e ujrave.

Ujёvarё  shkёmbore  tё  kёsaj  gryke  pёrcjellin   ujёt  e  liqenit  tё  Prespёs  nё  burimet  e  Shёn  Naumit  tё  liqenit  tё  Ohrit  Pogradec,  nёn  Malin  e  Thatё…

Njё  vend  fantastik,  qё  krijon  mistere  natyre  tё  pashpjegueshme. Kёtu  ujёrat  janё  si  çupka  qё  bёjnё  njё  sy  gjumё  tё  tronditur  para  takimit  me  hijen  qё  i pret  nё  muzg. Atje  poshtё  ujёrave  pasqyrohet  edhe  ёndrra  bojё  trёndafili  e  manastireve  qё  bashkohen  me  mrenёn  e  argjendtё,  njё  peshkё  i  shenjtё  nё  liqenin  e  Prespёs…

Ai  copë  vend  poshtë  në  greminë  duket  i  heshtur,  i  errët,  i  përgjumur,  sic  duket  Shën  Petërburgu  nën  mjegullën  e  misterit.  Me  ketë  shfaqe  fantastike  ky  kanion  gurësh  e  shkëmbinjsh  “suprizon”  me  të  dhënat  astronomike  të  lëvizjes  së  ujrave  poshtë  malit… scan0027.bmp

             ZAVERI I FAMSHËM

Në një grykë ujërat e liqenit

Rrjedhin  si  një  lumë i madh

Nëpër zgavra e gryka të  rrëmbyeshme…

Gurgullimat  humbasin nëpër shkëmbinj

Duke kllokotitur nëpër të carat e shpellave

Zhurma të nëndheshme të ujrave

Gjer në Malin e Thatë

Ku derdhen  në Shën Naum !….

Midis  Goricёs  dhe  Gllombocit  shtrihet  panorama  e  njohur  e  “Grykёs  sё  Zaverit”  ku  u  frymёzua  edhe  romanca  gjithёshekullore  “PSE ?!”  e  Sterjo  Spasses  me  personazhin  kryesor  dhe  ideal  Gjon  Zaveri,  qё  ёshtё  ndёr  mё tё  bukurat  qё  ka  shkrojtur  dora  e  shkrimtarit  ndёr  60  vjet…

Kёtu  ujёrat  e  liqenit  tё  Prespёs  nёn  Malin  e  Thatё  dalin  tek  burimet  e  Shёn  Naumit  nё  liqenin  e  Ohrit  nё  Pogradec,  i  cili  ndodhet  157  m  mё  poshtё.  Ky  shkarkim  i  fuqishёm  nёntokёsor  pёrfaqёson  jo  vetёm  emisarin  fantastik  tё  liqenit  tё  Prespёs,  por  edhe  vetё  nismёn  ose  mburojёn  e  lumit  Drin (Shёndaum – Drilon- Pogradec).

Gurgullimat  e  ujit  tё  liqenit  nёpёr  njё  numur  tё  madh  tё  carash, zgavrash  e  shpellash  karstike,  “humbasin”  nёn  shkёmbenjtё  masiv  duke  kllokotitur.Dhe  ky  vend  i  vecantё  me  shkёmbinjtё  thepa-thepa,  kjo  gurgullimё  e  zhurmshme  dhe  e  nёndheshme  e  ujrave  tё  liqenit, ato  tё  cara  si  shpella  midis  shkёmbinjve,  tё  lenё  mbresa  tё  fuqishme  dhe  tё  krijojnё  njё  imazh  legjendash  ku  ti  nuk  e  kupton  fare  fillimin  e  kёsaj  “çudie”  natyrore  qё  kalon  nga  Gryka  e  Zaverit  nёn  Malin  e  Thatё  dhe  pёrfundon  “mistershёm”  nё  hapёsirat  e  Shёn  Naumit  buzё  brigjeve  tё  Ohrit…

Dikush  nё  kohёn  ё  turqisё  kishte  provuar  tё  bёnte  njё  mulli  me  ujё  nё  ketё  vend.Edhe  romani  “ PSE ?!”  emrin  e  protagonistit  kryesor  e  ka  Gjon  Zaveri.  Jo  rastёsisht  !…

Ёshtё  e  vёrtetё, qё  ujёrat  e  pastra  tё  Tushemishtit,  janё  rrjedhje  tё  ujrave  tё  Prespёs  sё  Madhe  nё  trajtёn  e  njё  burimi.Si  pasojё  e  mjedisit  karstik  tё  pranishёm  nё  ketё  liqen,  ka  rrjedhje  tё  vazhdueshme  tё  ujit  deri  nё  6.6  m3/ sek  nё  vit  nёpёrmjet  zgavrave  tё  brendёshme  nga  tretja  shkёmbore. Kjo  dukuri  qё  po  ndodh  nё  brigjet  e  liqenit  tё  Prespёs  me  rrjedhje  nёntokёsore  ka  ulur  nivelin  e  ujit  5 m  nga  niveli  i  vetё  dhe  quhet  “çudia”  e  Zaverit  tё  famshёm, qё  ka  jo  vetёm  bukuri,  por  edhe  histori  tё  mahnitshme.     

SHKËMBI  I  SHËNUAR

Është një masiv  i gurtë buzë rrugës për në fshatin Zaroshkë, që ka tiparet e një gruaje me djepin e fëmijës së ngarkuar në shpinë. Një mozaik artistik me një kompozim të vecantë mistik e hyjnor për frymën dhe ndjenjën njerëzore.

Njё  masiv  i  gurtё  buzё  rrugёs   pёr  nё  fshatin  Zaroshkё,  qё  ka    tiparet  e  njё   gruaje  me  djepin  e  fёmijёs  sё  ngarkuar  nё  shpinё. Njё  mozaik  artistik  tipik  i  kohёs  mitologjike, me  njё  kompozim  tё  vecantё  mistik  e  hyjnor  pёr  frymёn  dhe  ndjenjёn  njerёzore :

scan0040.bmpSipas  gojëdhënës  ne  fshatin  Zaroshkë

Masiv   shkëmbi  si  sferë  e  hirtë

Buzë  rrugës  për  në  fshatin  tim

Si  zambakët  e  liqenit  zbardh  ëndrrat

Shkëmb  i  shenjtë  i  gojëdhënës  së  rrallë….

Në  sfond   tiparet  e  një  gruaje

Me  djepin  e  fëmijës  ngarkuar  në   shpinë

Shenjë  hyjnore  e  ndjenjës  së  mundimshme

E  dashurisë   mëkuar  në  shpirtë  të  fëmijës…

Me  kohën  ka  qendruar   i  brishtë

Rrëzë   kodrës  me  dushqe  që  vështron  liqenin

Nuk  ka  ndryshuar  fytyrë,  i  lashtë  shkëlqen

            ISHULLI  I  GOLEMGRADIT

Njё  anije  pёrrallore  me  thesare  e  çudi. Ndodhet  nё  mes  tё  liqenit  pёrball  Goricёs  sё  Vogёl  dhe  Gllomboçit  dhe  duket  sikur  “pёrshёndet”  cdo  udhёtar  qё  prek  me  sy  liqenin. Nuk  ёshtё  cudi  tё  meditosh  pёr  formёn  e  vecantё  qё  shfaq  pamja  e   kёsaj  ujёdhese  natyrore  me  shkёlqimin  e  njё  anije  qё  i  afrohet  bregut…aq   tronditёse  mbetet  nё  cast  shfaqja  e  pamjes  gjigande  tё  Golemgradit,  qё  fsheh  gojёdhёna  e  pёrralla  historike  mijёvjecare…scan0038.bmpЁshtё  ishulli  magjik  me  12  manastiret  e  kuqe  e  tё  famshme,  nё  muret  e  tё  cilave  janё  vizatuar  me  ngjyra  tё  ndezura  shenjtorё  dhe  shtegёtarё  tё  Biblёs.Njё  pjesё  e  kёtij  ishulli  i  pёrket  Maqedonisё  pasi  ndodhet  nё  vijёn  kufitare  tё  Liqenit  tё  Prespёs  qё  ndan  tre  shtete.

      “FOLE  E  MAGJISHME” DASHURIE

Fshati Gllomboç është një vend liqenor mjaftë i veçantë rrethuar me kodra e male dhe përpara tij me pamje ballore fytyra e liqenit kaq pranë. Rezultate imazhesh për Prespa, imazhe

                                 Pamje  nga  fshati  Gllomboç….

Njё  fshat  liqenor  mjaftё  i  veçantё,  rrethuar  me  kodra  e  male  dhe  pёrpara  tij,  me  pamje  ballore,  fytyra  e  liqenit  kaq  pranё….Ashtu  si  Nivica  nё  Greqi  dhe  Lubonja  nё  Maqedoni, GLLOMBOCI  i  Prespёs   ёshtё  njё  vend  liqenor  shumё  i  bukur,rrethuar  me  kodra  e  male  dhe  ka  pamjen  e  mahnitshme  tё  liqenit  kaq  pranё. Pёrmendet  nё  dokumentat  historike  qysh  nga  viti  1309, pra, 700 vjet  pёrpara. Jo  mё  kot  Sterjo  Spasse  thoshte  me  krenari  pёr  vendlindjen  e  tij se kjo  ёshtё  foleja  ime  e  magjishme  e  jetёs”…Kaq    i  bukur  dhe  i  lashtё  ёshtё  ky  fshat,  sa  historia  shekullore  e  mijёvjeçare  e  tij  vjen  pas  asaj  tё  formimit tё  liqenit  tё  Prespёs  3–4 milion   vjet  pёrpara…

ARKEOLOGJIA E  BRIGJEVE   TË   LIQENIT

Njё  shfaqe  befasuese  nё  kёrkimet  arkeologjike  ёshtё  ndeshur  edhe  nё  Prespё. Nё  kishёn   buzё  liqenit  tё  fshatit  Bezmishtё,  janё  gjetur  materiale  antike  tё  kohёs  sё  bizantit  me  epitafe  dhe  mbishkrime  tё  shekullit  10 – 14 –te,  qё  janё  unikale  pёr  rajonin  e  Prespёs  e  tё  Ohrit  nё  Ballkan.

Krijimtaria  arkeologjike  e  zbuluar  me  tekste  kёngёsh  dhe  mbishkrime  nёpёr  kapele “ Jo  vetёm  me  fjalё,  por  edhe  me  zemёr  lutjuni  Zotit”,  tregon  se  Prespa  ruan  prej  kohёve  tё  largёta  historike  xhevahire  afreskesh  arkeologjike  tё  piktorёve  dhe  kёngetarёve  tё  famshёm  si  Zografёt  e  mёdhenj…

                                 ROMANI  I  PABOTUAR 

E pabesueshme  dhe e paimagjinueshme, por kjo është një ngjarje reale në historinë e shkrimtarëve dhe poetëve, që nuk kanë rreshtur me eksplorimin e tyre artistik në Prespë.

Petro Marko • BookLikesPetro Marko ka vajtur në një gosti miqësore në shtëpinë e shkrimtarit Sterjo spasse në fshatin Gllomboç. Në pesë ditë qendrimi buzë liqenit me aromë peshqish dhe ngjyrën e kuqe të verës, shkrojti i impresionuar një “roman fantastik” për Prespën, për fshatin “magjik” të Sterjo Spasses që harliset vetëm në bukuri, për liqenin me “enigma” historike që nga formimi i tij…Por, ky dorëshkrim humbi çuditërisht dhe nuk u botua kurrë. Prespa nuk u fut dot në fjalët e arta të Petro Markos, i cili u brengos shumë për këtë ngjarje. Thonë se një roman të tillë, ai nuk e përjetoi kurrë në vetvete dhe vdiq i dëshpëruar se iu “zhduk” mistershëm si në legjendat e Prespës dhe gjithmonë kujtonte një vlerë publicistike për këtë “çudi natyrore” që panë sytë ë tij në Prespë !….

   DUSHQET E MANASTIRIT NË DIELLAS ( SHULIN )

Në afërsi të fshatit Diellas ( Shulin), rreth 30 m larg rrugës nacionale Korcë – Goricë, ndodhen dushqet e Manastirit me një vegjetacion shumë të mirë. Këtu gjendet një dru “bulgri” me diametër mbi 1 m. Janë drurë të mirëmbajtur dhe të mbrojtur nga banorët vendas, pasi konsiderohen si “drurë të shenjtë” përreth Manastirit.

                        VENJA  E  KALLMASIT ( BEZMISHTIT )

Venja “Junierus Excelsa” përfshihet  në listën e specieve të mbrojtura të Florës shqiptare.Takohet mbi brigjet e liqenit të Prespës, në afërsi të fshatit Kallamas. Ka qënë e dëmtuar nga prerjet abusive, sidomos për lëndë ndërtimi. Mbas shpalljes  së Prespës“Park Kombëtar” është marrë në konsideratë mbrojtja e saj dhe gjendja aktuale vegjetative është e mirë. Lartësia e drurëve të Venjës arrin 10 – 12 m, me një diametër prej rreth  60 – 70 cm.

                     KURORA  E  MADHE  E  LIQENIT

Një  kurorë  liqenore  me  sfondin  e  maleve  të  larta !…Mbi  gjithçka  pllaja  dhe  vargmale  malore   plot  shkëmbinj  që  bien  thikë  mbi  liqen…

Buzë  bregut  me  grishje  të  ëmbël  dhe  shtëpitë  e  bardha  si  shami  përshëndetjeje,  tre  janë  bukurië  e  shndritshme  nën  diell gjelbërimi,  uji  i  kristaltë  dhe  fytyra  e  bukur  e  natyrës  me  pamje  magjepsëse…

Njё  peizazh  tё  hapur  natyror  me  pamje  qetёsuese  dhe  magjepsёse  formon  harku   qiell-blu  i  ujrave   dhe  i  tokёs  sё  pupurtё  : Kodra  e  Belit –  Manastiri  i  Shёn  Marenёs  –  Hunda  e  Bezmishtit  –  Malet  e  Babёs  –  Nivica  –  Shkёmbinjtё  e   Kosornikut  dhe  tё  Osojёs  deri  nё  fshatin  ZaroshkёNjё  kurorё  natyrore  ku  udhёtohet  me  mendje  e  fantazi,  njё  magji  e  sipёrfaqes  sё  paqtё  ku  flet  liqeni  “me  shpirtё”,ku  frymёzon  historia  e  lashtё  me  kishat  rrezё  brigjeve… Njё  vezullim  energjik  i ndjenjёs  qё  nuk  kufizon   asnjёherё  shikimin  e  syve  dhe  shprehjen  e  zemrёs…

Cfarё  ёshtё  mё  e  bukur  nё  Prespё !?…

Kaltёrsia  e  ujrave,  brigjet  e  larmishme  e  me  bukuri  tё  rrallё,  bota  e  shpendёve  tё  ujit  tё  kёtij  liqeni. Tё  gjitha  kёto  veçori  e  kanё  vendosur  Prespёn  nё  njё  regjim  ekologjik  tё  plotё e  tё  pёrsosur  natyror…

Zhvillimi  i  peshkimit, Kisha  mesjetare  e  Shёn  Mёrisё  me  plot  afreske  e  mbi  tё  gjitha  panorama  e  bukur  poetike  e  liqenit  me  forma  tё  çrregullta  e  plot  gjire  e  kepa  shkёmborё  si  edhe  dy  ishujt  e  vegjёl  nё  mes  tё  liqenit,  e  rradhisin  Prespёn  nё  njё  nga  zonat  mё  tё  çmuara  tё  tё  gjithё  Evropёs,  me  njё  bukuri  tё  lakmueshme  dhe  befasuese  pёr  shumё  historian,  studjues, shkencёtarё,   shkrimtarё,  kёngetarё  e  poetё…

Miqësia, shoqeria dhe dashuria e  jetës  janë një vyrtyt i madh i banorëve të Prespës.

Në foto :  Shefqet  Meko, Agim  Deva dhe Pozaet Qose  në  familjen e Spiro Thanasit  në Zaroshkë.