QERSHOR I QESHUR-Rubjana Nika

Rubjana Nika

QERSHOR I QESHUR

Qeshu nga pak zemër e ngujuar,
Qershori erdhi përsëri,
Qeshu me nurin në të shtuar,
Qershori sjell paqe e alegri…

Qeshu nga pak shpirt i ndrydhur,
Qershori Qiellin e kaltëroi,
Qeshu e mos qaj ashtu symbyllur,
Qielli ditën bukur e ndriçoi.

Qeshu veç pak sy i mjegulluar,
Qershori të fali dritën e tij,
Qeshu,fshije lotin e trishtuar,
Qielli e Dielli janë në harmoni.

Qeshu bashkë me stinën njerëzi,
Qershori do ta qartësojë Qiellin ,
Qeshu ,stina vjen me mirësi,
Qeshu, se Paqja do ta pushtojë 
Diellin…