Gashi Radisheva

Flaka e një xixe
Flaka e një xixë të vetme
e dalë prej dy gurësh në përplasje
mund të ndizet për ta zdritë
terrin e natës pa hënë e pa një yll
edhe për të kallë një cigare
por do kujdes në fikje,
se mund të djegë një mullarë kashte,
një turrë drush të forta prej frashni
e mund ta kthejë në shkrumb e hi
edhe mullarin e plehut të thatë.
Plehu i thatë merr flakë fort e si barot digjet.
Unë e kam pa gjyshen time
ty e zdritë terrin me flakë të një xixe
e ty e skuqë saçin në flakën e bagëlave të thata
për të pjekë fli për çlirimtarët.
Për të njomët,
flaka e ndezun në furtunë do kujdes në fikje.