Kur një grua nuk dashuron më… Mimoza Lazaj

Kur një grua nuk dashuron më…

Kur një grua e lënduar,
pushon së dashuruari,
e bën në heshtje,
pa bërë zhurmë,
arrin në një pikë që nuk mundet
më nga gjithçka…

Ajo duron mungesat, gabimet,
zhgënjimet, gënjeshtrat pa fund,
nga njeriu që do.

Kur durimi shteron dhe shpirti
i saj është bërë copë, dhe zemra
është e dërrmuar në çdo skaj,
nuk ka forcë që e ndal.

Është e lodhur,
dhe një “më fal” nuk zgjidh asgjë.

Gruaja e dashuruar dashuron
me gjithë forcën e shpirtit,
dhe nëse e mashtron,
ajo nuk të fal…