
Lot pas syve
Në sy të botës qeshim pa zë,
ndërsa brenda na dhemb një re.
Fshehim plagë që s’i sheh askush,
e zemra lodhet, bëhet si prush.
Në heshtje nata na vjen pranë,
na pyet për ëndrrat që mbetën menjanë.
E ne përgjigjemi me një lot të ngrirë,
duke kërkuar dritë në një shpirt të nxirë.
Sa njerëz ecin me maska në fytyrë,
duke fshehur stuhitë me buzëqeshje të shtirë.
Por zemra njeh të vërtetën e saj,
se pas çdo buzëqeshjeje mund të fshihet një vaj.
Prandaj mos gjyko atë që sheh sot,
sepse pas syve mund të flejë një lot.
Dhe ai që duket më i fortë në jetë,
shpesh mban barrën më të rëndë e më të fshehtë.
Shpirti Nën Stuhi
Nieriu qesh, por shpirti qan,
si gjethe vjeshte që era e mban.
Në zemër fsheh një det me stuhi,
e botës i fal veç qetësi.
Mbi supe bart kujtime pa zë,
plagë që koha s’arriti t’i zë.
Çdo buzëqeshje që duket si dritë,
shpesh lind nga një natë pa pritë.
Sa ëndrra mbeten rrugëve tretur,
sa fjalë në heshtje kanë mbetur.
E megjithatë njeriu vazhdon të ecë,
edhe kur shpresa fillon të venitet e të vdesë.
Sepse më e forta fuqi në ketë jetë,
nuk është të fitosh çdo betejë të fshehtë;
por të ringrihesh pas çdo rrëzimi,
e të gjesh dritë në fund të trishtimi.