Shqiptari-Makfire Shala

Makfire Shala

Shqiptari
 
Nuk jemi veç një komb,
jemi zë që dëgjohet kudo, bum!
Bij të shqiponjës, zemër si gur,
s’përkulemi kurrë, qëndrojmë të palëkundur.
 
 
Nuk jemi kudo rastësisht,
jemi aty ku bota ka nevojë për shqiptarin vërtetisht.
Me punë në duar, me besë në zemër,
ku ka nevojë për forcë, ne jemi emër.

 

Nuk kërkojmë lavdi, s’na duhet zhurmë,
ne lëmë gjurmë, jo vetëm fjalë në turmë.
Kur bota bie, ne ngrihemi të parët,
kur kërkohet zemër, jemi më të fortët, më të rrallët.

 

Aty ku është shqiptari, ka dritë,
ka nder, ka shpirt, ka fitë.
Kudo që shkojmë, historia flet,
“shqiptari nuk dorëzohet, veç ec përjetë”.

 

Dhe mbaje mend këtë realitet:
Nëse mungon shqiptari -mungon bota.🫶
Me respekt e dashuri,