TI
E ec-e-jakut, pritja,
E pluskimit, vala,
E zukamës, pjalmi.
NJË MBRËMJE
Më pëshpërisje në vesh
frymën tënde.
BRAKTISJE
Më nuk pret kënd
të ti shprishë flokët e artë,
valëzuar lehtë
si rëra në një plazh të braktisur
ku veç pulëbardha klithin,
Dikur në syt e tu lodronin yjet,
shkëlqimin s’ua fshihte dot nata…..
as puthjet.
