Poezi-Teki Carcani

TI
E ec-e-jakut, pritja,
E pluskimit,  vala,
E zukamës,  pjalmi.


NJË MBRËMJE
Më pëshpërisje në vesh
frymën tënde.


BRAKTISJE
Më nuk pret kënd 
të ti shprishë flokët e artë,
valëzuar lehtë 
si rëra në një plazh të braktisur
ku veç pulëbardha klithin,


Dikur në syt e tu lodronin yjet,
shkëlqimin s’ua fshihte dot nata…..
as puthjet.