Çast-Ethem Cipi

Ethem Cipi

Çast

Unë poezi do të shkruaj
Edhe pas revolucioni,
Ah, si janë poetët
Larg, larg, nga froni.

Ah, si janë poetët
I urrejnë padrejtësitë,
Bëhen njësh me popullin,
Larg, larg nga partitë.