Shembja e lokalit të qejfit-Vullnet Mato

Një nga miqtë e mëparshëm,
më tha se kishte marrë vesh,
do të shembej, për shumëkatësh,
Lokali bodrumit, ku bënim qejf…
 
M’u kujtua bodrumi farmacisë,
në mes të rrugës ‘’Qemal Stafa’’
ku vallzonim djemt’e shoqërisë,
me vajzat, që kishim dama.

 

Unë isha fizarmonicist i dytë,
me të madhin Agim Krajka,
tingujt e bodrumit, si në qyp,
jashtë nuk i dëgjonte nata.

 

Aty ndjeheshim të sigurt,
nga ndjekja e ‘’ndikimit të huaj’’,
madje kërcenim halahup,
Elvis Preslin, duke imituar.

 

Ato thërime lirie në mesnatë,
me duar vajzash shtrënguar,
bënin të ishim në qiellin e shtatë
me gëzimet e botës së ndaluar…
 
Ai bodrum, i kujtesës së gjatë,
me thërrime lumturie në rini,
tani do të shembej, bashkë,
me kohën e qejfit në fshehtësi..