Rubjana Nika

Nuk kam fjalë…
Kanë mërguar,
kanë humbur skutave të errëta
të zymtësisë botërore,
lidhur janë me vargonj skllavërie,
nga çmenduria epokore…
Nuk kam fjalë…
Strukur janë
prej terrorit njerëzor,
ngrirë prej frymës akullnajore,
ndrydhur shpirtrash mizorë,
flashkur,zbehur,
humbur arsyes shpirtërore.
Nuk kam fjalë…
tretur janë me qetësinë e mbrëmjes
në qiellin e nemitur
nga gjithë kjo lemeri,
humbur me agun e ditës
me diellin zbehur
nga gjithë kjo çmenduri.
Nuk kam fjalë…
kruspulluar janë
në zemrën e çmeritur,
portën e daljes nuk e gjejnë dot,
bllokuar në mendjen e çoroditur,
e secila kthehet në një pikë lot?!