Një komb i tërë me ty, rini të ndezësh dritë në Shqipëri-Nga Godo Mehmetaj

Më shumë se kurrë me ty, rini,
s’dua pushtet dhe as parti.
Kur të shoh sot si një vullkan,
më gëzon zemra, vendi s’më mban.

Pa socialistë, pa demokratë,
me ty, rini, moj zemër flakë,
ti sot po shkund malet e dheut,
të marrësh në dorë fatin e Atdheut.

Me ty, rini, e pa parti,
të shpëtosh kombin nga korbi zi.
Sot po shikon e gjithë kjo botë,
se shqiptarët nuk janë pa zot.

Me forcën tënde, moj rini,
në këmbë e ngrite plak e fëmijë.
Na zuri sytë kjo errësirë,
të ndizet dritë në Shqipëri.