Po t’më besonte ZOTI?!!!Nga  Përparim   Hysi


    (poezi)


Nga  Përparim   Hysi

Po t’më besonte mua ZOTI
Dhe çelësat si SHËN PJETRIT për  në Parajsë,
Unë asnjë burrë në Parajsë nuk qas.


Burrat (dhe unë) janë veç “derra të  kënaqur”  *
Në Parajsë vetëm gratë qasë,
SE të gjitha gratë janë “SOKRATË  të vuajtur”.

Gratë bëhen copë për burrat e fëmijë
Burrat kapërdisen si maçoku në thekër
Asnjë nga gratë nuk kërkon lavdi
Për lavdi janë burrat se janë si”specie tjetër”.


Ah,sikur bota të qeverisej nga gratë!
Sa e bukur do qe bota! E bardhë si paqa!
Po ku të lënë burrat,këta”të lavdishëm delirantë”
Ndaj nën pushtetin e tyre,jetojmë me “andralla”.


Unë i urrej këta “derra të kënaqur”
Që për lavdinë e tyre,botës i vënë zjarr.
Jam me gratë,këto”SOKRATË të vuajtur”
SE me zemër e shpirt,duan paqen e bardhë.


* në thonjëza fjalët e MIGJENIT.