Shejtan e dreqër rrugën kanë zënë-Petro L. Sota

Petro L. Sota

 
 
Tokë e lakmuar ke qenë, atdheu im,
Në trupin tënd, copëtime ke provuar,
Populli në dilemë, po kërkon zhvillim,
Presin si hebrenjtë, tokën e premtuar.
 
S’e dimë,.çfarë bëhen për ty sërisht,
Sepse duan, të lenë pa një thërrime,
Si kope ujqërisht bëhen bashkërisht,
Duke i harruar të gjitha ato premtime,

 

Nuk po kuptojmë, se kush të drejtë ka,
Turmat paqësore, peng të sheshit janë,
Ndërsa vëndi, rri me shpresa të mëdha,
Me sytë përpjetë, sheh kullat në Tiranë.

 

E dita mbaron, me të sajat psherëtima,
Shqyhen ekranet kur “fermën vip” japin,
Harrohen heronjtë dhe ngrihen “viktimat,”
Sepse, momenti erdhi, pronat të kapin.

 

Konfuzioni mbulon, si mjergull ka rënë,
Dhe sinoptikët, asgjë të qartë s’po japin,
Se shejtanërit të gjitha rrugët kanë zënë,
Sa herë që ne shqiptarët, e nisim vrapin.

 

E çuditshme më duket vërtet pranvera
Është si një përrallë, jo si një rrëfenjë,
Duke pritur shumë, që të na hapet dera.
Por Europa do thotë: – nuk jeni të denjë.
 
Sepse dreqërit janë mbledhur bashkë,
Por unë s’kam zë, që më fort të thërrasë ,
Atdheu im, do të mbesësh përsëri jashtë,
Largojuni shejtanëve, mos u shkoni pas.