Tomi Buzi

I dhat jetë ëndrrës tonë !
Këtu, ku ëndrra ringjallet, e ngjizet shpirtit si flakadan
Ndjenja zgjohet e gjallon nën flladin e lirisë,
Madhështia e këtij kombi, nuk është më ëndërr..
Por drita që po verbon gjith langonjtë e Shqiptarisë !
Këtu janë grimcat e shpirtrave që duan lirin ,
Në këtë ‘det’, që po vërshon dallgët mbi tradhëtinë,
Këtu ëndrrat po çelin sythe për filizat e Shqiptarisë,
Nga këta bij e bija, që po ringjallin jetën trojeve të Arbërisë !
Mos e ndalni më vërshimin mbi tokën ton të shënjtë,
Mos lejoni tradhëtinë t’ju përziej gjakun me sllavë
Mos lejoni t’ju marin s’fondin e lirisë nga ky kuvend ..
Djallëzia, që endet s’kutave të djegi Shqiptarin me ” llav”!
Bekuar nga ç’do zemër patrioti, n’kët tok të gjakosur,
Bekuar nga lavdia, kur krenaria verbonte botën,
Bekuar nga amaneti që nuk vdiq hijeve të historis së “varrosur”..
E madhështia, ngrihej mbi tempuj që përqafonin tokën !
Kjo është toka jonë, e kafshuar ndër shekuj,
Ldhur fortë me litarin tradhëtie trojeve të copëtuara,
Ju, në këtë sheshë po ringjallni shpresën
e vdekur..
Për kombin, me amanetet e historive të harruara..!
Ldhur fortë me litarin tradhëtie trojeve të copëtuara,
Ju, në këtë sheshë po ringjallni shpresën
e vdekur..
Për kombin, me amanetet e historive të harruara..!