Mos më trazo në rrënjë-Florentina Skendaj

Mos më trazo në rrënjë,
lerma shpirtin si më është,
mos ma trazo në rrënjë
e lotin varur syrit.

Mos ma qorto faqen,
bukuria ime tretet…

Lerma xhanin si më është,
mos ma lëndo në rrënjë,
s’më është qull në tigan,
që ciknë,
të më ziejë!

Dikur lodroja me erën,
me valët e Jonit dikur lodroja,
e erë e lehtë që më përqaflej
dhe nën ujëra të ftonte…
dhe fton…

Trishtimi ma treti trup e shpirt,
zemra akullon,
e syrit
s’i ndahet i nxehti lot…

Mbi baltë ecim e
nën baltë do të shkojmë,
sa do që të vonojmë!

Thonë se prehesh nën dhe…
Cili, cila na u kthye e na tregoi
për atje?!


E drejta e autores e rezervuar.