“Mirë po me urën ç’patën xhanëm,çtë keqe u bënte vallë …!”Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia



1.
…Kjo është ura ku u xhirua filmi “Kur zbardhi një ditë”. Një film që është shkrirë me historinë e vendit, që ka mbetur në kujtesën e çdo shikuesi. Prej atij filmi lindi shprehja e paharruar e plakut, aktorit të shquar korçar Mihal Stefa, që iku ndër qiej në vitin 1980.
Ai, herë pas here.Nga çast pas çasti, përmendte urën dhe thoshte me një emocion të thellë:
“Po me urën ç’patën xhanëm…!”
Kjo shprehje ka një peshë të madhe. Ajo nuk është thjesht një frazë, por një reflektim për një kohë që kalon, për diçka që humbet dhe askush nuk mund ta ndalojë. Ura është si një lidhje mes të shkuarës dhe të tashmes, një dëshmi e asaj që ishte dhe nuk është më. Ajo mbetet si një kujtim, një simbol i ndryshimeve që ndodhin me kalimin e kohës.
2.
…Më kishte intriguar prej kohe. Mirëpo, ku të lë koha? Urat e nisën garën nga kohërat më të hershme, duke lidhur brigje dhe mbajtur histori. Si e tillë, kjo vepër mbetet një urë lidhëse me një pjesë të historisë, që ende nuk shquhet përtej mjegullave. Foton e kësaj ure e gjejmë te arkivi italian i vitit 1915-18, fotografuar nga ushtria italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Pamja e asaj periudhe është tunduese, e mbushur me një nostalgji të thellë.
…Teknika e ndërtimit të saj është e veçantë. Është një urë guri me hark të plotë, e cila ngrihet mbi vorbullën e madhe të Izvorit që rrjedh rëndë, rëndë. Ajo është ndërtuar për të qëndruar. Për të lidhur dy brigje dhe të qëndrojë si një simbol i kohës dhe i përpjekjes njerëzore për t’i lidhur distancat.
Megjithatë, pas 110 vjetësh nga koha e fotografisë ka mbetur shumë pak nga ajo urë. Pjesët e saj janë shumë të shkatërruara. Asgjëkundi nuk do të gjesh një monument kaq të veçantë, që të tundojë me pamjen e saj, me formën dhe mënyrën e vendosjes. Ura nuk është thjesht një ndërtim është dhurata e njerëzisë për brezat që erdhën, një vepër që bashkoi dy brigje, duke e bërë kalimin më të mundshëm dhe më të lehtë. Këtu keni foton e urës në vitet 1915-18, një kujtim i një kohe që ka kaluar, por që mbetet gjithmonë i pranishëm në kujtesë.
3.
Ura qëndron atje, për ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu, e ngrirë, për mote të tëra, e heshtur, si një kujtim i harresës dhe kohës që ka kaluar. Silueta e saj u zbuluar vetëm disa vite më parë, duke nxjerrë në dritë historinë e një veprimi të lashtë që kishte humbur nën shtresat e kohës.
Ku gjendet ura? Dhe përmbi cilin lum qëndrojnë krahët e saj? Lumi mbi të cilin është ngritur ura: quhet Izvorë. Ky lumë, me prurje të bollshme, ka qenë shpesh burim përmbytjesh të mëdha që kanë lënë pas shenja të thella në jetën e atyre që jetojnë aty. Izvori, një lumë që ka sjellë si mundësi jetesë, ashtu edhe vështirësi, është një ngjizje e natyrës ,që sfidon kohën.Ura e ngritur mbi këtë lumë, është një simbol i lidhjes mes njerëzve dhe natyrës, një lidhje që ka mbijetuar për më shumë se treqind vjet. Kjo është ura që ka ndihmuar kalimin e lumenjve të kohës, që ka lidhur njerëzit dhe ka përballuar të gjitha pasojat e natyrës, duke qëndruar aty, e heshtur, por gjithmonë aty.
4.
Në fotografin e viteve 1915 e tutje duket Izvori, që është i përhapur tej e tej urës e cila në përfund të saj ka një shkatërrim, që nuk dihet nga është shkaktuar.Kemi edhe këtë informacion. Pas vërshimeve të shirave të vjeshtës dhe dimrit të vitit 1921, lumi i Izvorit në Tragjas kishte rrezikuar jetën e njerëzve, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin një veprim urgjent. U mor përsipër projekti i ndërtimit të urës së Izvorit, si një masë për të mbrojtur jetën e banorëve dhe për të parandaluar katastrofa të tjera natyrore.Izvori shpesh cilësohet si një përrua me ujëra të rrjedhshme të përhershme, që buron nga burimet kartsike të këtij lumi. Ky burim natyror ka ndihmuar jo vetëm në ruajtjen e jetës, por edhe në zhvillimin e zonës, duke krijuar një lidhje të ngushtë mes njeriut dhe natyrës.
Tragjasi është fshati që gjendet në të majtë të urës së Orikumit. Ky fshat ka një tabelë me ngjyrën blu, ku shkruhet qartë: “Tragjas”. Kjo shenjë e thjeshtë është një kujtesë për kalimtarët dhe banorët se ata ndodhen në një vend me histori, ku ura dhe lumi janë pjesë e përditshmërisë dhe e kujtimeve të një epoke të shkuar.
Vite më parë ,isha Drejtor i parkut arkeologjik Orik dhe kërkuam të fotografuan objekte arkeologjike ,që mund të fshiheshin në këtë territor të lashtë.
5.
I ndodhur rreze malit të Lungarës, mbi burimin e Izvorit, lumi ka ujëra që rrjedhin. Ky lumë, i njohur për pasurinë e ujërave të tij, ka një burim të qetë, por që përshkon një rrugë prej 3 kilometrash, duke vazhduar drejt detit. Ujërat e këtij lumi duke ofruar një ndihmë të madhe për jetesën e banorëve të zonës dhe duke formuar një lidhje të fortë mes natyrës dhe komunitetit.
6.
Gjurmët e vendbanimit te lashte janë shfaqur në qytezën e Sofës , dhe tuma ilire. Akoma dhe sot aty pranë Tragjasit të vjetër gjendet një vend i quajtur maja e qytetës. Janë datuar rrënojat ndërtimeve nga shekulli i IV-VII para Krishtit.Kalaja mesjetare e Gjon Bocarit ,ndodhet mbi një kodër të ulët që shtrihet në perëndim të fshatit Tragjas i Ri, pranë Dukatit të rrethit të Vlorës. Kjo kala, së bashku me atë të Sofës në perëndim, 2 km larg saj, zotërojnë pamjen e hapur të fushës së Dukatit deri në gjirin e Orikumit të lashtë, duke kontrolluar dhe rrugën kryesore që lidhte në mesjetë Vlorën dhe bregdetin e Himarës deri në Sarandë. I pari që sinjalizon për kalanë e Gjon Boçarit është arkeologu K. Pate në fillim të shek. XX-të. Për kohën e ndërtimit të kalasë, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shprehur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX. Kalaja e Gjon Boçarit formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30 x l8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat, janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit…
7.
Vetëm me këto vargje të pavdekshëm, kënga mbërthen thellë shpirtin, me ison e saj të bukur. Ajo rrjedh si ujë, duke pasuruar çdo fjalë me emocione dhe kujtime. Melodia e saj është e pafundme, si një rrjedhë që nuk ndalet kurrë, duke mbushur çdo hapësirë me dritë dhe ngrohtësi. Kënga, e thurur me vargje të thella dhe të paepura, është një lidhje e pashkatërrueshme mes njeriut mes kohës që kalon dhe atyre që e kujtojnë.
Dërgoi Pashai fermanë,
Lule Numan Bala lule,
Mbi Tragjas,mbi Dukat,
Ju pleq,te zini Numan,
Dhe ta zëmë dot se mbamë,
Se na vret na bene hatanë,
Na bene lakra me palle.
Vrite me plume qerratane,
Se turpëroi Pashane,
te ilqa në të dalë,
Dy plumba na pas të dhanë,
Se stë dilnin dot përballë.
8.
Aty nga viti 2009,i bëra publike këtë foto. Fotoja i përkiste kësaj ure, ndryshe “Urës së Mullirit”, që u gjet fshehur afër disa ullinjve. Ishte një zbulim i bukur, një lidhje me historinë e harruar që ruante çdo gur dhe çdo hark. Kjo foto ishte një dritare që hapte një kapitull të harruar, një moment që lidhej me kohët e kaluara.
… Vite më vonë, jam në Tragjas. Rruga është ajo, por tani ka më shumë ndërtime, më shumë ndryshime. Fshati ka ndryshuar, ndoshta për të mirën, por ajo që mbetet e pandryshuar është ndjenja e lidhjes me të shkuarën. Ura është atje, e heshtur, por ende duke mbajtur në krahët e saj kujtimet e një kohe që, edhe pse ka kaluar, vazhdon të jetojë në çdo hap të tokës së Tragjasit.
9.
Aty ku është “Taverna Kabello”, rreth 300 metra nga rruga. Pra te lumi, kërkova andej këtej dhe s’po shquaja vendin ku gjendej ura. Dikur kishte ca vaska.Po ku është ura? Ullinjtë me kurorat e tyre, bari sapo kishte nisur gjelbërimin, dhe gjithë zona ishte mbushur me freskinë e natyrës që po ngjallej pas dimrit.
Por vetëm pasi pash Izvorin, të shtrirë tej mes rrapeve. Diçka në horizont tërhoqi vëmendjen time. Diku, pas ullinjve dhe rreth 60-70 metra larg. Syri më zuri fshehurur, ndërsa ndërmjet hijes së pemëve dhe grykës së natyrës, shfaqej ura e famshme. Ajo që ishte dikur një kujtim i humbur. Tani përbënte një shpërthim nostalgjie dhe magjepsje. Ura, edhe pse e fshehur, ishte aty, duke treguar se e kaluara ende jeton mes nesh.
-Ja ku është, atje ku ishte. I thashë pronarit, mund t’i bëja ca foto. Dikur, vite më parë, por asokohe s’ishte taverna.Ishte një kopsht i dendura. Dhe pas tyre ishte ura. “Ura e Mullirit”, sot është një urë tepër e çuditshme. Ura është aty, por lumi s’ka më.Ose, mund të thuhet ndryshe: ura sot është jashtë funksionit të saj. Ajo është thjesht një urë e mbetur, e lënë pas nga koha. Zgjatet përgjysmë, mbetur cullake, si një kujtim i shkrirë nga kalimi i viteve. Ishte një urë ,që dikur lidhte, por tani ajo është fshehur në kopshtet me barin e dendur dhe ullinjtë që e mbulojnë. Ajo mbetet një dëshmi e atij filmi të kohës, e cila, ashtu si gjithçka tjetër, është shkatërruar dhe lënë pas nga natyra dhe historia.
10.
Një urë e tillë duhet patjetër të futet në listën e trashëgimisë për shkak të vjetërsisë së saj, rreth 3 shekujsh, dhe për rëndësinë që ka pasur në lidhjen e Tragjasit të vjetër me pjesën tjetër të fshatit. Ajo ka shërbyer si një pikë lidhëse mes dy brigjeve të jetës, për një periudhë të gjatë, dhe është një testament i rëndësishëm i historisë dhe kulturës lokale.Ura e Mullirit duhet të jetë një objekt i vizitueshëm për turistët që vijnë në këtë fshat historik, i cili është i mbushur me njerëz patriotë dhe histori të lavdishme. Ata mund të shohin një urë të lashtë, pjesët e mbetura të saj, harqet e saj që janë ende të dukshme, por ndoshta më e rëndësishmja, të përjetojnë mungesën e lumin që dikur e kalonte atë. Kjo urë, e cila është mbijetuar pas ndikimeve të kohës, është një simbol i fortë i lidhjes mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore të këtij vendi, dhe një kujtim i asaj që ka qenë dikur.
…Ata mund të shohin një urë,pjesët e mbetura të saj harqet e saj,mirëpo pa lumin e saj.
11.
Si u bë e njohur ura? Një ekip xhiruesish nga Kinostudio “Shqipëria e Re” mbërritën aty rreth vitit 1971. Ata kishin ardhur për të xhiruar pjesën e dytë të filmit triptik :”Kur zbardhi një ditë”. Pjesa që autorët e filmit kishin zgjedhur aso kohe ishte pikërisht “Ura”.Përmes këtij filmi, ura mori vëmendjen e publikut dhe u bë një simbol i asaj periudhe, duke kaluar përmes kamerave të kinemasë dhe duke u lidhur me kujtimet dhe historitë që ajo ruante. Xhirimet e filmit e bënë atë të njohur për shumë më tepër njerëz, duke e shndërruar nga një thjesht strukturë inxhinierike në një pjesë të rëndësishme të historisë .
Autorët e këtij filmi me tre pjesë ishin: skenaristet : A.Kondo,K.Dilo,P.Milkani .
Kjo pjesë kishte si përmbajtje një fabule të thjeshtë:
…Pas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arrestuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shkatërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.
…Në fakt ura nuk është hedhur në erë nga nzistët,por nga kineastët për arsye xhirimit të filmit.
Nga grupi i aktorëve:
Pandi Raidhi……Xha Loni
Rikard Ljarja……Komisari
Kadri Roshi……Kryetar i këshillit
Bexhet Nelku……Kapiteni gjerman
Adelina Xhafa……partizane
Mihal Stefa……fshatari plak
Albert Verria……Bakalli
Tonin Ujka……Arixhiu
Lavdie Bisha……Arixhofka
..Në kohën, kur xhirohej filmi në vitet 70, ura ishte në funksion dhe lumi i Izvorit rridhte nën të.
Dallohen qartazi harqet e saj dhe pjesa e prishur nga kineastët për tu ribërë me dru.
Nga gjithë ky ekranizim fantastik të bie në sy një shprehje e aktorit Mihal Stefa:”Po me urën, ç’patën xhanëm?
Edhe pse aktori vdiq në vitin 1980 dhe filmi ishte prodhuar në vitin 71, kjo shprehje 50 vite më vonë, vijon të përmendet ende.
…Mihal Stefa lindi në Korçë në vitin 1902 dhe vdiq në Tiranë më 16 korrik të vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar.Në skenë për herë të parë paraqitet në vitin 1922 në pjesën “Detyra e nënës”. Në 1929 vendoset në Tiranë dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit në teatrin amator.Në Teatrin Popullor vjen që në vitin 1945 dhe interpreton në pjesën e parë “Topazi”, në rolin e Panikës. Interpreton edhe shumë role të tjerë më pas. Në karrierën e tij interpretoi mbi 45 role në Teatrin Kombëtar, duke krijuar figura të goditura që flasin për një aktor të shkëlqyer dhe për një mjeshtëri artistike. Në galerinë roleve të tij shkëpusim komandantin tek “Fundosja e skuadrës”, Qatipi “Halili dhe Hajria”, “Luka Lukiçin “Revizori”, “Aleko “I çuditshmi”, Jovan Myzeqari “Dasma e madhe”, Varrmihësi “Hamleti “ etj. Ka interpretuar edhe në filmin artistik.
Filmografia
Tana – (1958)
Debatik – (1961)
Detyrë e posaçme (1963)
Toka jonë (1964) …. Mullisi
Vitet e para (1965) …. Mësuesi
Komisari i dritës (1966) …. Shërbyesi i kishës
Përse bie kjo daulle (1969) Roja e kantierit
I teti në bronx – (1970) Babai i Ibrahimit
Kur zbardhi një ditë – (1971) Fshatari plak
Shtigje të luftës – (1974)
Përballimi – (1976)
Tingujt e luftës – (1976) Roja i Shkolles
Skënderbeu-(1953) Gjergj Araniti (fotografia e profilit).
…Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.Është i përbërë nga tre pjesë: Armët, Ura, dhe Meçua.
Skenari : Anastas Kondo, Ksenofon Dilo, Piro Milkani
Regjia : Piro Milkani.Operator : Petraq Lubonja.
Muzika : Feim Ibrahimi.
Ekranizimi i tregimeve të inxhinierit gjeolog A.Kondo si dhe një krijimtari e gjerë e tij e shpuri deri në detyrën e zv-ministrit të kulturës.
… Film i zhanrit dramë , ka si datë përfundimi 08-03-1971.Filmi është një film i realizmit socialist