“Ora e Drejtësisë”- Dritan Mardodaj

“Ora e Drejtësisë”

Ka ardh Ora e drejtësisë
Që k’ta cubat e partisë
Rezidencë tek e qelisë
Jo më Lalëz, Sunny Hill
Për k’ta horra e bandillë.

Kanë vjedhur pa mëshirë
E na bëjnë si “burra t’mirë”
E na bëjnë si “burra t’urtë”
Të lajthitur dhe nga trutë.

Se janë dehur nga pushteti
Mjaft është mjaft, u zgju Mileti!
Do kthehet i gjithë kurbeti
Me i shporr këta biçim “mreti”.

Se drejtësia s’sheh në sy
Kush je ti, a nga vjen ky
Z’donë t’ja dijë sa pare ke
Pasi ajo kurrë nuk fle.

Z’do t’ja dije sa je gangsterr
Kur e ke vendin në ferr
Se ajo nuk don me ditë
Në je tip karizmatik.

Nuk ka kishë në këtë botë
Që ti fali, është e kotë
S’ka teqe e as xhami
Për t’fal këta anti-njeri.

Këta bisha zemërgur
Do të lidhën me ushkur
Do të k’thehen n’origjinë
Rezidencë do kenë qelinë.

S’ka fjalime nga ballkoni
Në një dhomë krejt prej betoni
As fjalime nga selia
Për t’a gati është qelia.

Ka ardh Dita e Shqypnisë
Si dhe Ora e Drejtësisë
Edhe fundi i tiranisë!

©Dritan Mardodaj

@highlight