
S’do doja kësaj bote t’i ndryshoja asgjë!
S’do doja kësaj bote t’i ndryshoja asgjë!
E them me bindje, se nuk ka asnjë faj,
megjithëse shpërthej mbi të,
se s’di ç’të bëj me njerëzit:
të qesh apo të qaj?
Në çdo shtëpi, në fund është një prag;
ta mendojmë disa herë para se të hedhim një hap.
Aty ku të duan, dëshira s’mungon,
në dorë ke çelësin ta gjesh hapur gjithmonë.
Me zgjuarsi arrin t’i kuptosh,
që t’i kesh pranë sot s’i ndalon dot.
Kush qëndron e ngjitet nëpër shkallë,
kujt s’i bëhet mirë, pastë udhën e mbarë!
S’do doja kësaj bote t’i ndryshoja asgjë,
veç njerëzit të ishin ndryshe që jetojnë në të.
Të di kë të mbaj e të tjerët t’i përshkruaj,
që të them të vërtetën apo gënjeshtrën
për vendin që harruan.
Për vendin që harruan nga çdo gjë,
dhe sot u kujtuan të bëjnë ndryshime.
Pritën kur thika në palcë kishte përfunduar,
po sot njerëzit s’dinë çfarë kanë në duar.
Nuk ndryshon bota, por ne kemi ndryshuar.
Shitëm detin edhe tokën, askush s’u kujtua.
Dhe Shqipërinë të gjithë në treg e nxorën,
e kësaj bote nuk i ndryshuan asgjë,
vetëm varfërinë ia shtuan.
Nuk pamë asgjë të ndryshojë,
vetëm dy fytyra përditë duke parë.
S’do doja kësaj bote t’i ndryshoja asgjë,
veç njerëzve që jetojnë mbi të!
V Pëllumbi.
15/06/2026 Artë Greqi