Fuqia e heshtjes-Florentina Skendaj

Fuqia e Heshtjes

I ngjaj vullkanit,
që në shpërthim mbulon gjithësinë përqark
e prapë kërkon vetminë.

Në mitër të formoj xhevahire
e t’ua ndaj sërish
në shpërthim!

Unë hesht për të shpërthyer
e nuk zbrazem,
që të ngrij!

~

Uji

Ujin duke pirë,
dikush, trembshëm, foli.

E dorëdridhura,
ujit drejtimin ia ndërroi.
Bluza u lag,
nudon e gjirit nxori.

Dyfish e skuqur, pa faj,
dhe ujë s’pi.

Iku!

~

E drejta e autores e rezervuar.