
“Podkasteri – dikasteri – besëpreri”
Doli prap me ner me thonë
Në podcast nji copë hajvon
Kufje n’vesh dhe mikrofon
Medemek men duke dhon.
Ene nejse që t’a dish
Men s’mun t’japi nji gjakprish
Se është “mjeshtër” numër nji
Për të shtirur “modesti”.
E pat thonë nji burrë me ner
- Moral, s’bën dot një besëprerë!
Po kët gjo pat thonë dhe teta
Si dhe gjenerata Zeta.
Ene nejse ka mision
Patronazhin motivon
Ky me kufje mikrofon
Nga zyra i dirigjon.
Se ata të patronazhit
Janë veglat e ingranazhit
Pasi janë dyfish besëpremë
Që i “japin oksigjen”.
Ene kshu prap duke fol
Medemek diskurs “i hollë”
Duke fol ky surrogat
Gjasme dhe me “indinjatë”.
Ene prap t’u ofendu
Shqipet duke protestu
Që do të vijnë duke u shtu
Madje dhe përshkallëzu.
Deri sa një herë e mirë
Të shporren këta faqenxirë
Morra t’kuq e morra blu
Besëprerët kuturu.
Këta që gjakun i kanë pi
Nanëmdhes, Nanë Shqipni!
©Dritan Mardodaj
@highlight