Poezi nga JOSIF GJATA

(Mbi një ngjarje reale të ndodhur para 3–4 vitesh)
Ishte një baulle e vjetër, shumëvjeçare,
Dikur, mbartur pajën, nuse kishte ardhur nëna,
Ekzemplar i rrallë, me lulka të pikturuara,
E denjë për muze, si trashëgimi kulturore.
Mbushur plot dorëshkrime, fillesa veprash
letrare,
Me vlerë e pa vlerë, që prisnin përkujdesje,
Ripunime, korrigjime, plotësime etj., etj.,
Dritën e botimit prisnin të agonte.
Një ditë, nënë e bijë, paksa analfabete,
U kish marrë koka erë dhe në turrën e druve i
flakën.
Si inkuizatore, i vunë zjarrin si në kohën e
largët,
Si “Kopernikun” dogjën, si të ishte djalli.
Mundi i shumë dekadave në shok poetin la,
I mbyturi të mbyt, injoranti të djeg; në tokë
nuk të lë asgjë.