Gezim Llojdia

1.
…Ujësjellësi që rrjedh përtej kohës. Pas krahëve kemi lënë hijen e fuqishme të Ali Pashë Tepelenës dhe kalanë e tij, por ajo ende mbikëqyr luginën, si një rojtar i heshtur i historisë. Rruga ngjitet dhe nën rrotat e makinës dhe herë pas here ndalemi për të na lënë të shohim panoramën që hapet, si një perde përpara syve. Një tabelë e vogël, thuajse e zverdhur nga dielli dhe koha, shënon një emër që për shumë është i panjohur: Bënçë. Ky fshat i vogël, por i fshehur në strehën e maleve të thepisur të jugut, mbart një qetësi që të flet më shumë se çdo fjalë. Asnjë zhurmë, veç zërit të natyrës dhe rrjedhës së ujit diku më tutje.Dhe aty, si një rrëfimtar i lashtë që pret të dëgjohet, shfaqet ai ujësjellësi i Bënçës.
Një strukturë e gurtë,ndërtuar me kujdes dhe mjeshtëri, e cila qëndron ende në këmbë pas kaq shumë dekadash, ndoshta edhe shekujsh.Rreth 21 këmbë mbështetëse e formojnë atë.Katër prej të cilave janë ndërtuar me harqe të bukura, simetrike.Një shenjë e qartë se këto pjesë i përkasin një kohe tjetër.Ndoshta të një periudhe të sundimit të pashait, ose më herët. Janë dëshmi e një ndërtimi që nuk i frikësohej as malit, as rrjedhave të kohës. Pjesa tjetër duket më e re.Si një mbivendosje funksionale gjatë epokës së kooperativave, kur uji u kthye në pasuri kolektive për prodhim e jetesë.Sipas burimeve,rajoni është ndër më të pasurit me burime ujore nëntokësore në të gjithë Shqipërinë. Këtu gjejmë burime karstike me emra që vetë tingëllojnë si poezi:Ujët e Ftohtë në Tepelenë.Hormovë.Lekël.Gurra në Progonat.Bambulli në Dukaj, dhe padyshim Bënçë.Këto burime kanë qenë jetëdhënëse për fshatrat përreth dhe për qytetet kryesore të zonës, duke ofruar ujë të pastër dhe të freskët, prej shekujsh.Në një përpjekje për të shfrytëzuar këtë pasuri të natyrës, gjatë shekullit XX janë ndërtuar mbi 14 ujëmbledhës në fshatra si Krahës, Izvor, Komar, Gusmar, të cilët, me ndihmën e sistemeve me pompa ose me vetërrjedhje, vadisin sipërfaqe të tëra toke bujqësore.
…Por ujësjellësi i Bënçës nuk është thjesht një strukturë funksionale. Ai është një monument kulture, i shpallur zyrtarisht si i tillë për rrethin e Tepelenës.Por ai është një rrëfim për mënyrën se si banorët e zonës, ndonëse të rrethuar nga terreni i ashpër.Dinin të ndërtonin me mendje e me dorë,duke i përshtatur nevojat e tyre me natyrën dhe jo kundër saj.
Sot, ndërsa e vështron. Ndjen se ky ujësjellës është më shumë se një urë për ujin. Ai është urë për kujtesën.Ai rrjedh ende jo vetëm ujë.Por edhe histori,përpjekje,rezistencë dhe dashuri për vendin.
2.
Vendimi:Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla” si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit.
Rrethi i Tepelenës.
…8. Ujësjellësi i Bënçës, në fshatin Bënçë.
3.
Ujësjellësi i Bënçës, një mrekulli inxhinierike e kohës së Ali Pashait.Duke parë këtë mrekulli të krijuar nga dora e njeriut në kohën e Ali Pashë Tepelenës, kupton se nuk ke përballë vetëm një objekt funksional.Por një vepër inxhinierike me vlera të rralla historike e arkitektonike.Ujësjellësi është ndërtuar mbi një urë me hark, me dy këmbë mbështetëse, nën të cilën kalon lumi i Bënçës.Ky lumë vjen nga viset e thella malore të Lekdushit dhe Progonatit, duke nanurisur mes shkëmbinjve në një rrjedhë të qetë e të kthjellët.Në fakt ato janë ujëvara që burojnë nga kanionet e Nivices, Progonatit, Lekdushit. Ujësjellësi i merrte ujërat nga zona e kodrës përballë lumit dhe i çonte në anën tjetër.Dhe duke bashkuar dy brigje përmes një sistemi të zgjuar të sjelljes së ujit. Struktura e tij përbëhet nga rreth 21 këmbë mbajtëse,të vendosura në mënyrë progresive.Ky organizim i llogaritur mirë tregon për një njohje të thellë të terrenit dhe të teknikave të ndërtimit.Dhe veçanërisht në një kohë kur teknologjia ishte ende e kufizuar.Veçanërisht interesante janë katër këmbët e fundit që përfundojnë në anën e djathtë të lumit. Ato janë të bëra me harqe dhe janë të vendosura mbi një urë të dytë.Ajo është një strukturë madhështore, që përfshin një hark të madh në qendër dhe tre harqe më të vegjël në anët e saj. Kjo ndërthurje elementësh arkitektonikë jo vetëm, që i shton bukuri veprës, por tregon një përpjekje serioze për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe elegante njëkohësisht.Ujësjellësi është ndërtuar në periudhën e sundimit të Ali Pashait dhe besohet se është porositur prej tij vetë.Dhe si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar infrastrukturën dhe për të siguruar burime ujore të qëndrueshme për zonën. Ai e sillte ujin nga njëri breg në tjetrin duke lidhur jo vetëm dy anë lumi.Por edhe dy mënyra jetese: atë malore dhe atë kodrinore.Mirëpo sot, ky ujësjellës, duke u parë me sytë e një poeti.Mbetet një dëshmi e gjallë e aftësive ndërtuese të kohës.Ose një simbol i harmonisë mes njeriut dhe natyrës.Dhe një thesar i trashëgimisë sonë kulturore.
4.
Disa të dhëna: Ujësjellësi i Ali Pashës është Monument Kulture i kategorisë së parë. Ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës është një vepër inxhinierike me vlera të rralla për kohën që e ka ndërtuar.Ujësjellësi është një objekt inxhinierik që u përdor për furnizimin me ujë të qytetit të Tepelenës dhe është i njohur për ndihmën që ofroi për zhvillimin e bujqësisë dhe qytetërimin e asaj kohe.Ujësjellësi, duke kaluar përmes një ure me hark të bukur dhe të qëndrueshëm, është një vepër që përveç qëllimit funksional kishte dhe një qëllim simbolik. Ai ishte shenjë e fuqisë dhe zhvillimit të një vendi, edhe nëpërmjet artit dhe mjeshtërisë inxhinierike.
5.
Ujësjellësi i Ali Pashës është një monument kulture i kategorisë së parë, një vepër inxhinierike me vlera të larta historike dhe arkitektonike, ndodhet mbi lumin e Bënçës, rreth 2 kilometra në veri të fshatit me të njëjtin emër, ky ujësjellës i përket shekullit XIX dhe është ndërtuar gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Qëllimi i ndërtimit të tij ishte të sillte ujë në kalanë e Tepelenës, duke shfrytëzuar ujin e burimeve të Bënçës dhe zonave përreth. Struktura përbëhet nga një kanal uji i ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton, i cili qëndron mbi 21 këmbë (ose kolona) të formës katrore, të ndërtuara gjithashtu me gurë të vegjël të lidhur me llaç tradicional. Këto kolona kanë lartësi të ndryshme, të përcaktuara sipas pjerrësisë natyrore të terrenit, për të mbajtur nivelin konstant të kanalit të ujit gjatë gjithë gjatësisë së tij. Në pjesën më të ndërlikuar të strukturës, aty ku ujësjellësi kryqëzon kanionin e lumit të Bënçës.Kolona janë ngritur mbi një urë me tre harqe.Një zgjidhje e sofistikuar për kohën dhe dëshmi e mjeshtërisë së ndërtuesve të asaj epoke. Ky monument i rrallë hidroteknik u ndërtua pas përfundimit të kalasë së Tepelenës, si pjesë e një sistemi më të gjerë infrastrukture që kishte për qëllim furnizimin me ujë të zonave strategjike nën kontrollin e Ali Pashës. Ai mbetet sot jo vetëm një dëshmi funksionale e zhvillimit inxhinierik të kohës, por edhe një simbol i trashëgimisë historike dhe kulturore të Labërisë.
6.
Ali Pasha Tepelena (1740-1822), sipas Katherine Elizabeth Fleming, sapo mori titullin “pasha i Janinës”, nisi një projekt ambicioz veprash publike, duke ndërtuar rrugë, lokale, duke përmirësuar rrugët e komunikacionit dhe inkurajuar tregtinë. Broughton shkruan: ka ndërtuar ura mbi lumenj, diga në këneta, ka hapur shumë rrugë, zbukuruar fshatrat dhe qytetet me ndërtesa të reja. Me sa duket Aliu synonte të prezantohej si një guvernant shpirtgjerë dhe mbrojtës i popullit të vet, duke përmirësuar nivelin e jetesës, vepra të tilla shërbenin gjithashtu si garanci në rast të ndonjë revolte nga ana e populli. Aliu i njihte mirë fatet e një regjimi të decentralizuar, i izoluar nga territoret e veta dhe nga popullsia e vet, në fund të fundi ai vet kishte marrë fuqinë falë paaftësisë së qeverisë otomane për të kontrolluar edhe pikat më të largëta të Perandorisë.Përmirësimi i komunikacioneve ishte i leverdisshëm si për Pashain, ashtu edhe për popullsinë e pashallëkut,gjatë viteve të rinisë, Aliu kishte mësuar t’i njihte jashtëzakonisht mirë tokat në të cilat më vonë ndërtoi pashallëkun e tij. Kwto o njohuri, si dhe shumë të tjera të fituara në fushat e rinisë,ishte shumë e dobishme për pashain, udhëtarët e shumtë si Leak e Broughton vunë re se pashai shpeshherë nuk gjendej në Janinë. Por kalonte shumë kohë duke lëvizur në territoret e tij. Një udhëtar europian pohoi se kishte mësuar nga burime të sigurta se Aliu vizitonte, pa përjashtim, të paktën një herë në vit të gjitha fshatrat e veta (Hobhouse 1813:121). Përveç se i vizitonte këto zona periferike, Aliu kishte ngritur një rrjet të gjerë informatorësh lokalë, kështu Broughton dhe Byron, që më 1809 po përgatitnin një udhëtim drejt Peloponezit, u habitën nga njohja perfekte e Aliut për rrugën që duhej të përshkruanin.Ali Tepelena kujdesej shumë për centralizimin e pashallëkut dhe ishte shumë i kujdesshëm dhe i kudogjendur në tokat e tij, i kushtonte vëmendjen më të thellë edhe zonave më të largëta, ndërtimi i rrjetit rrugor të zgjeruar, hanet dhe magazinat kishin si synim kryesor lehtësimin e udhëtimeve të pashait.Rezidenca dytësore dhe verore u ndërtuan në të gjitha qytetet kryesore, qoftë për arsye strategjike, qoftë për arsye dashurie. Ali ndërtoi një nga rezidencat dytësore më të pasura dhe madhështore në vendlindjen e vet, në Tepelenë. Këto ndërtime,më shumë se pashait,iu shërbyen popullsisë, tregtarëve, artizanëve dhe shtegëtarëve të huaj. Punime të tjera të nisura me urdhër të Aliut ishin edhe bonifikimi i kënetave, ato në veri të Artës u thanë me supervizim të inxhinierëve europianë dhe rritën ndjeshëm prodhueshmërinë në këto zona. Këto vepra publike dhe siguria e padiskutueshme e territoreve ndihmuan në një zhvillim të paparë të tregtisë së brendshme dhe ndërkombëtare, pirateria e përhershme e Egjeut dhe Adriatikut bëri që interesi i tregtarëve t’i drejtohej transportit tokësor. Territoret e Aliut ishin mjaft të përshtatshme. Të gjithë këta elementë e bënë ekonominë e pashallëkut të fortë dhe në rritje konstante.
7.
Në luginën e Bënçës, shkruan E. Shehu, kanë jetuar disa fise Ilire si: Bishqevi, Bathesi, Bukshi, Dilqni, Ludova dhe Tola. Këto emra janë të fiseve Ilire, dhe pikërisht banesat e tyre të hershme janë disa shpella që i mbajnë edhe sot e kësaj dite emrat e tyre. Siç janë: shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit, shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit.
Këto fise themeluan fshatin me emrin Bencë.Në këto shpella kanë banuar fiset e lartpërmendura.Ku ato kanë bërë një jetë primitive për vete, kushtet e atëhershme të shkëputur nga njëri-tjetri,duke jetuar në natyrë. Kjo periudhë, që unë po përshkruaj këtu i përket komunitetit primitiv…
8.
Në zemrën e Bënçës kujtime që nuk shuhen.Qendra e sotme e fshatit është një rrëpirë e vrazhdë për syrin e padjalluar. Por plot bukuri që shfaqet vetëm kur i afrohesh me zemër. Gjithçka duket e heshtur. Por nuk është bosh.Çdo gur çdo copë muri,mban kujtimet e një jete që ka rrahur fort këtu.Shtëpitë, ndonëse të thjeshta, e tregojnë dorën e gruas të amvisës shqiptare me shijen dhe përkujdesjen që nuk vdes kurrë Ajo i ka larë oborret. I ka zbardhur muret. Ka mbjellë borzilok në dritare. Po ajo që të ngel në mendje është kafeneja në qendër. Ndërtuar mjeshtërisht me gurë të gdhendur. Të bardhë e gri, sikur të ishin marrë nga vetë shpirti i këtij vendi.Një vend për të pritur, për të ndezur muhabetet e vjetra, për të dëgjuar pak muzikë ose ndonjë këngë labërie… Por porta është e kyçur, kafeneja është mbyllur. Edhe këtu bën vapë. “Ndizet guri”, e kam dëgjuar shpesh këtë shprehje.Por besoj se këtu ka lindur.Në këtë rrëpirë, ku gurët flakin zjarr në mesditë dhe heshtja peshon rëndë si mall për dikë që s’është më. Në udhë na zë një tufë dhish. Dhe pas tyre del një bari, i qeshur, i thjeshtë, përshëndet pa bujë, siç bëjnë njerëzit e malit.Në atë çast, më vjen ndër mend kënga e vjetër e Paros dhe Golikut:
Grupi i Bëncës…
Bij çobanesh neve jemi
Dhen e dhi kullotur kemi
N’ato brigje n’ato pyje
Ku jan vashëzat si yje
Vashat-o yjet- o
N’ato male n’ato rreza
Ku ja thotë kenges thëllëza
Paro…
Tok me shkrepe e përralle
Kemi pas e hequr halle .
O në ato…
Në ato male stëralli
Ngjiten djemtë si sorkalli
Djemat o trimat o
Në ato sheshe tërfili
Ku ja thot këngës bilbili.
Grupi i Bëncës…
Bij çobanesh kemi qenë
Kemi fjetur nën tendë
Në ato brigje në ato pyje
Ku janë vashëzat si yje
Vashat o yjet o
N’ato male n’at rreza
Ku ja thotë këngës thëllëza
Paro…
Shiu e bora na ka zënë
Herë të ngrenë herë pa ngrenë
O në ato
Në ato male stëralli
Ngjiten djemtë si sorkalli
Djemat o trimat o
Në ato sheshe tërfili
Ku ja thotë këngës bilbili.
Grupi i Bences…
Kush guxon të shkel këtë vend
mu në ball i kemi renë
Grupi i Bëncës…
N’ato brigje n’ato pyje
Ku jan vashezat si yje
N’ato male n’at rreza
Ku ja thot këngës thëllëza.
Paro…
Pengje ne su kemi lenë
Fre në gojë u kemi venë
o në ato…
Në ato male steralli
ngjiten djemtë si sorkalli
Djemat o trimat o
Në ato sheshe tërfili
Ku ja thotë këngës bilbili.
Si të mos të ngjallet një ndjenjë malli? Ky fshat, me 2,225 hektarë pyje, dhe çfarë ka bërë? Po, ka qenë gjithnjë vend për dhitë, delet, dhe në stinët e verës për fëmijët me shkop në dorë që ndiqnin tufat nëpër shkurre.Ka qenë jetë e thjeshtë por e pastër, e ndershme.Bënça duhet të jetë në hartat turistike. Klima, ujërat e saj të kthjellëta. Rrëfimet e pleqve, hijet e pemëve, freskia në mëngjes.
… Dhe qyteti është vetëm pesë a gjashtë kilometra larg.
8.
E megjithatë, kjo zonë është thesar historik.Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë.Buzi lidhej me Antipatren e Beratit.Krahësi me Bylinin e Mallakastrës.Lopësi me Amantinën e Ploçës së Vlorës.
Pastaj, në shekullin IX, zona hyri në Themen e Nikopojës, dhe më vonë në Despotatin e Epirit. Nga fundi i shekullit XIV, trojet tona u shkelën nga osmanët. Por nuk u nëpërkëmbën, se njerëzit e kësaj toke dinë ta mbajnë kokën lart.
9.
Diku në rrëpirat e harruara të Labërisë, ku guri flet më shumë se fjala.Aty ku bariu të përshëndet me sy e jo me zë. Aty koha ecën ndryshe Edhe ujërat nanurisen sikur flenë. Magjia e ujërave të ëmbëla.A mos e kanë vallë burimin nga asteroidi? Një shpellë lart në kanionet e Progonatit ka pikërisht këtë emër.Dhe dihet madje shkencërisht, që ujërat e tokës tonë erdhën nga asteroidet. Se di dhe s’di ku të pyesësh.
Bënca s’është thjesht një fshat. Është një kujtim i ngurtësuar në gur.Dhe një këngë e pathënë, që endet nëpër lugina. Ujësjellësi i Ali Pashës qëndron ende mbi lumin e kthjellët. Si për të treguar se çdo gur këtu mban një histori. Rruga mund të jetë e vështirë, e bërë me ziftë. Është udhë malore. Por ndoshta kjo është pjesë e magjisë. Sepse jo gjithçka e vlefshme duhet të vijë lehtë. E kush e njeh njëherë këtë vend, nuk largohet pa marrë me vete pak mall.Dhe pak qetësi, e shumë dashuri për një Shqipëri që ende jeton në heshtje.Në këtë vend ku gurët flasin dhe lumenjtë qetësojnë shpirtin Ku koha ka ngjallur pasuri. që vetëm kujtesa mund t’i ruajë.Bënca, me ujësjellësin e saj që mbështet ndërtuar mbi shpatet e malit si projekt i Ali Pashës.Është një udhë që të çon në të kaluarën dhe të shpie përtej saj.Çdo hap në këtë tokë është një rikujtim i asaj që ka kaluar.Por, që vazhdon të jetojë në çdo gur, çdo rrugë të ngushtë dhe çdo dritare të hapur, kanat më kanat.
Më tej, ku rrugët janë të thyera nga shpatet malore po dhe asfaltuara.Por, që në sytë e çdo banori mund të lexosh një poezi të thjeshtë, por të fuqishme Atdheu është një vend që nuk harrohet, një tokë që të përqafon edhe në heshtje.
Bënca është një copëz e pavdekshme, që mbijetoi meskohërash. Dhe që ruan ende bukurinë e thjeshtë të jetës. Ndaj, edhe pse ndoshta nuk do të arrijnë të shkelin shumë. Ata që mbërrijnë këtu do të mbajnë me vete një pjesë të kësaj qetësie. Një pjesë të kësaj fryme, që vetëm ky vend mund të ofrojë.
10.
A duhet të bëhet një muze i polifonisë në shtëpinë e këngëtareve popullore të Bënçës?
Po, duhet. Dhe madje është e domosdoshme.
Ja pse:
1. Bënca është një vatër autentike e polifonisë.Bënca ka dhënë zëra të rrallë, si Paro dhe Goliku, dy figura që nuk kanë qenë vetëm këngëtare, por ruajtëse të shpirtit të Labërisë. Polifonia që është kënduar në këtë fshat nuk është trill artistik, por pasqyrë e jetës, e dhembjes, krenarisë, dashurisë dhe qëndresës së malësorit.
2. Shtëpia si muze:një urë e gjallë mes brezave.Kthimi i shtëpisë së tyre në një muze të polifonisë popullore do të ishte një mënyrë për ta ruajtur jo vetëm zërin e tyre, por edhe jetën, zakonet, veshjet, ambientin e kohës kur kënga lindi e u rrit. Vizitorët do të mund të ndjenin shpirtin e këngës jo vetëm përmes tingullit, por edhe përmes murit, sobës, dhomës së thjeshtë ku ajo është rritur.
3. Edukim dhe frymëzim për brezat .Një muze nuk është vetëm kujtim. Është shkollë. Është motivim. Është një mënyrë për t’u thënë brezave: shikoni se nga vijmë, dëgjoni se ç’trashëgimi kemi. Polifonia është pasuri e UNESCO-s, por për ne është gjuhë e shpirtit, dhe një muze në Bëncë do të ishte mënyra më natyrale për ta mbrojtur këtë pasuri në vendin e saj të lindjes.
4. Një atraksion turistik me vlerë të rrallë.Përveçse vlerë shpirtërore, muzeu do të kishte edhe vlerë ekonomike për fshatin. Një ndalesë e tillë për turistët ku ata mund të dëgjojnë polifoni live, të shohin objekte origjinale, të takojnë këngëtarë vendas do ta fuste Bëncën në rrjetin e turizmit kulturor shqiptar, ku shumë fshatra të tjerë nuk e kanë këtë privilegj.
Pra:Bënca e meriton një muze të polifonisë në shtëpinë e këngëtareve të saj.Jo për nostalgji të thjeshtë,por për mirënjohje, ruajtje dhe vazhdimësi.Për të nderuar zërat që kënduan për tokën, nënën, bagëtinë malin, dashurinë dhe për të mos lejuar ,që ato zëra të mbeten vetëm një kujtim.