Asnjëherë s’të kuptova sa duhet-Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

 
Sa herë mundohem të të kuptoj,
Asnjëherë s’të kuptova sa duhet,
Megjithatë do të vazhdoj të besoj,
Se fajin nuk e kanë kurrë gjuhët.
 
 
Të gjithë të njejtën gjuhë flasim
Por,duhet ta provojmë nën lekurë
Asnjeherë tjetrin mos ta godasim
Atje ku s’donim të na godisnin kurrë.
 
E nëse sot s’mundem të kuptoj
Do të vazhdoj të kërkoj një urë
Besoj unë shumë dhe shpresoj
Që ura kërkon më shumë gurë.