Dori Camaj

Ç’mot i myshkur..!
Shket shpinës e gishtrinjve
si jargë të ndera nën ré.
Prita gjatë
të lagesha nën shí,
por lëkura është trashur aq shumë
sa asnjë filiz shpirti
s’mundi të gjente një pore të ajërt.
Nuk më dhembin më kyçet,
as trastat ngarkuar kujtime e pengje
s’mëshojnë brinjëve,
më trishtojnë yjet
që fiken,
si cigare të lëna
mbi parvaze të mermerta…